web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Enveristi i Veliajt i bashkohet organizatës së hajdutëve

9 Maj 2024, 14:40, Editorial CNA

Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit apo enveristi i Veliajt, sot ka nxjerrë kokën e tij, njeriu që kërkon të luftojë SPAK-un, njeriu që kërkon të shkatërrojë Reformën në Drejtësi, të cilën e financuan ndërkombëtarët me qindra miliona euro.

Fatmir Xhafaj do ta përdorë për interesat e tij personale dhe për të mbrojtur organizatën e hajdutëve të Bashkisë së Tiranës.

“Ne jemi një organizatë”, tha Erion Veliaj.

Po, po, një organizatë, një organizatë plot me hajdutë.

“4 apo 10 drejtorë”, tha Fatmir Xhafaj. Aq drejtorë ka Bashkia e Tiranës dhe ishin më kryesorët, ata të cilët Erion Veliaj disa muaj më parë i kishte mbrojtur duke thënë se nuk kishte korrupsion, por kishte shpifje dhe vjedhjet vazhdonin e korrupsioni vazhdonte.

Fatmir Xhafaj, i cili sot është sjellë si bashkëpunëtor i organizatës së hajdutëve, ka bërë avokatinë e tyre. (Lexo Ketu)

Është sjellë si një enverist që mbron hajdutët, është sjellë si një enverist në krah të kryebashkiakut të Tiranës, i cili është në fakt kreu i drejtorëve hajdutë, që kanë mundur të marrin miliona euro tenderë dhe pasuri duke shtuar pasuritë e tyre nga taksat e shqiptarëve të varfër.

Enveristi i Veliajt i bashkohet organizatës së hajdutëve

Pa folur për milionat e eurove të tjera të inceneratorëve, të cilat Erion Veliaj bën sikur nuk i di, bën sikur nuk i shikon, por në fakt dokumentet dhe provat tregojnë që ai është një njeri, i cili ka qenë në dijeni dhe prej vitesh nuk ndërhyn, nuk zbaton ligjin, por kërkon që inceneratori të vazhdonte, të vazhdonte një gjoja investim të disa hajdutëve të tjerë që kanë marrë arratinë, të cilët ishin bashkëpunëtorët e drejtorëve të Erion Veliajt, që firmosnin dhe vulosnin në emër të Bashkisë së Tiranës.

Dhe tashmë enveristi Xhafaj i bashkohet organizatës së hajdutëve të Veliajt, një grup që ka probleme thelbësore me drejtësinë, që ka probleme me korrupsionin, por që avokatinë ua bën Fatmir Xhafaj.

Enveristi i fundit (tashmë në krah të Veliajt) që kërkon të luftojë SPAK-un, drejtësinë e re për të cilën kanë luftuar aq shumë ndërkombëtarët dhe shpresojnë aq shumë shqiptarët, por që dalin enveristë, të cilët i bashkohen një organizate hajdutësh për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin në bashkinë e Erion Veliajt./ CNA

 





Lajmet e fundit nga