
Është e qartë për opinionin publik se një treshe politikanësh, dy të parët historikë, i treti një prurje e Rilindjes me 99-çat e saj, kanë filluar një betejë të ashpër ndaj kreut të SPAK-ut dhe këtij institucioni.
Po pse ky trinom Meta, Veliaj, Berisha ka filluar këtë sulm ndaj kreut të SPAK-ut? Është një pyetje mjaft e thjeshtë. Së pari, për shkak të disa dosjeve dhe hetimeve që në SPAK kanë ecur mjaft shpejt dhe kanë pasur një tjetër ritëm në vetëm 1 vit nga dita kur ka shkuar Altin Dumani.
Ndryshe vitet e shkuara kur SPAK-u drejtohej nga paraardhësi i tij, Arben Kraja, i cili në fakt ka “sakatuar” dosjet hetimore, siç është rasti i hetimeve për inceneratorët dhe shumë dosje të tjera, të cilat kanë ecur me hapin e breshkës.
Ilir Meta sulmon sepse ka pasur një hetim për LSI-në, ka pasur një hetim pasuror për familjen e tij, i kanë thirrur vjehrrën e tij dhe zoti Meta e di mjaft mirë që kthim pas nuk ka, do t’u shkohet deri në fund hetimeve.
Por kreu i PL-së, ishte presidenti, ish-kryeministër, ish-kryetar Kuvendi, deputet me dekada i paguar nga taksat e shqiptarëve, nuk sulmon Sotir Kllapin, prokurorin që po heton dosjen e Ilir Metës dhe po merr në pyetje njerëzit, por i kthen bateritë nga Altin Dumani.(lexo këtu)
I dyti është Erion Veliaj. Ky si frikacak fshihet, nuk del përballë, përpiqet të bëjë aleanca me kreun e prokurorisë, Olsian Çelën, inskenon me Fatmir Xhafajn grupe apo komisione “Ad Hoc” gjoja në emër të integrimit, ku në fakt një komision i tillë ekziston, përpiqet të heqë ministrin e Drejtësisë dhe të vendosë njeriun e tij. Gjithashtu nga ana tjetër del me tezat se janë shumë shpejt, i mbaron mandati.
Altin Dumanit përpiqet t’i gjejë goditje të forta mediatike, të shpërthejë skandale, siç janë ato me Olsi Ramën me “RAI”-n, bashkëpunimin e tij të fortë me Ilir Metën, ta çojë këtë të fundit të kthehet në një rrufepritëse për akuzat që vijnë ndaj llir Metës duke tërhequr vëmendjen nga skandali i dosjes "5D" që ishte një histori e padëgjuar korrupsioni 30-vjeçar të Shqipërisë.
Por Veliaj nuk del përballë, bën gjoja sikur mbështet drejtësinë dhe nga ana tjetër duke pasur media dhe pushtet kërcënon me goditjet e tij nga televizionet e paguara prej tij dhe prej aferës së inceneratorëve. (lexo këtu)

I treti është Sali Berisha. Në ballkon doktori filloi të kishte akuza të qarta ndaj Arben Krajës, prokurori që i ka dosjen apo zonjën Millonai. Nga ana tjetër sulmoi gjyqtaren Irena Gjoka, nxori letra nga Greqia dhe sulme direkte, të cilët në fakt që PD të kishte moral apo Sali Berisha, duke të ishin bërë përpara se ky i fundit të merrej i pandehur, pra duhet t’i kishin hapur letra me kohë atëherë kur shumë media nxirrnin dosjet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, por deri diku i konsideronin të tyrët.
Më pas edhe Sali Berisha u kthye tek Altin Dumani, pra një trinom, dy përballë, Berisha dhe Meta, dhe i treti nën rrogoz, Erion Veliaj.

Asnjë fakt nuk i kanë gjetur, thjesht dhe vetëm shajnë, nuk ka prova apo akuza për korrupsion, asgjë më tepër, thjesht dhe vetëm termi: Pse nuk arreston ti Erion Veliajn? Pse nuk merr ti Edi Ramën? Thjesht nuk kanë mundësi të ndërhyjnë dhe të zgjidhin hallet që kanë ky është thelbi i gjithçkaje. Këta të tre kanë e shumë të tjerë nga pas, por që veprimet e tyre thjesht ndihmojnë krimin dhe korrupsionin asgjë më shumë.

Altin Dumani nuk mund t’i shërbejnë as Edi Ramës, as Sali Berishës, as Ilir Metës, as Erion Veliajt. Berisha e di mjaft mirë se Edi Rama rrëzohet nga pushteti me vota, prandaj dhe po kërkon qeveri teknike se e di se me skemat e Edi Ramës me pushtetin e tij zgjedhjet e ardhshme do t’i ketë të humbura me një opozitë të përçarë, të copëtuar, me Ilir Metën në "çmendinë", me Lulzim Bashën që shtrihet sa me Erion Veliajn, sa me Edi Ramën, produktin e tij, kuptohet, ndaj dhe zgjedhjet i ka drejt humbjes, prandaj është i qartë, kërkon zgjidhje politike nëpërmjet një qeverie teknike.

Këtu si bën derman as Dumani dhe as SPAK opozitës. Duan që Altin Dumani të arrestojë Erion Veliajn dhe Edi Ramën dhe pastaj në qeveri të vijë Sali Berisha me Ilir Metën. Dhe këtë ta bëjë SPAK-u, pasi këta e kanë të pamundur ta rrëzojnë Ramën dhe bëjnë gjithçka dhe aleanca me Erion Veliajn, përdoren prej këtij të fundit dhe pastaj sulmojnë SPAK-un, sepse nuk kanë fuqi politike, nuk kanë vota.
Sulmojnë kreun e SPAK-ut se duhet ai t’ua gjejë votat atyre, t’ua bëjë gati karrigen që të vijnë kryeministra e të vijnë në pushtet e të përdoren turpërisht nga Erion Veliaj, jo sikur janë liderë historikë, por sikur janë vegla dhe instrumente qorre, të një kryebashkiaku hajdut të kapur gjatë nga SPAK-u, e po të mos ishte ai, SPAK-u dhe ata prokurorë, nuk do të ishin arrestuar hajdutët e bashkisë dhe nuk do të ishte Erion Veliaj në këtë gjendje.
Ndaj më shumë sesa me Dumanin e SPAK duhet të bëhen të besueshëm për qytetarët, mos bëjnë aleanca të fshehta me Veliajn se ashkush nuk i beson më, ndaj dhe si ndjek kush pas në protesta./CNA
Kryeprokurori Olsian Çela ishte një nga njerëzit që mo...
Gati një javë më parë opozita zhvilloi një protestë pa...
Menjëherë pas arrestimeve të disa drejtorëve më të rën...
4 vite më parë CNA publikoi dokumente ekskluzive në li...
Në fakt është e habitshme, edhe pse fatkeqësisht e vër...
Çifti Meta-Kryemadhi, gjatë gjithë kësaj jave ka fillu...
“Çmendet Ilir Meta”, “Tërbohet Ilir Meta”, “Shfrenon gju...
Kreu i PL-së po shfaqet në 48 orët e fundit në media m...
Kryeministri Edi Rama, në një dalje televizive, në një...
Nuk e bën se ka frikë, nuk e bën sepse i di zullumet q...
Në vitin 2007, ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali...
I djersitur, i nxirë, në një monolog me gazetarë të he...
Nga televizioni i ortakërisë së inceneratorëve, Erion Veli...
Kryeministri Edi Rama, në reagim e tij dje, “pushkatue...
Titulli i këtij shkrimi ndoshta është fjalia e duhur p...
Sot ishte dita kur drejtorët e Veliajt, 6 drejtues të ...
Erion Veliaj reagoi dje në një takim me disa nxënës pa...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjeti një mënyr...
"U kthyem në ëë Kuvend sepse më ë morën në ëë telefon ...
Në filmin “Zonja nga Qyteti”, një nga ikonat e Kinostu...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...