
Lideri demokrat, Sali Berisha i është drejtuar demokratëve sonte me një thirrje për pjesëmarrje masive ditën e nesërme në orën 11:00, në protestën para Bashkisë së Tiranës.
Berisha tha se Veliaj e ka kthyer Bashkinë e Tiranës, në modelin e vjedhjes 100 për qind të parave të qytetarëve. Dhe prandaj duhet një betejë pa kthim, deri në rrëzimin e Veliajt, "kësaj monstre të vjedhjes që guxoi të poshtërojë shqiptarët."
“Do të fitojmë para hajdutëve më bastardë që ka parë Shqipëria, atyre hajdutëve që nuk vjedhin më për tu pasurua, se të pasur janë bërë sa për 10 breza, por që vjedhin qytetarët për ti poshtëruar, për t’i përulur.
Do të fitojmë para atyre që u mashtrojnë në çdo fjalë që thonë.
Do të fitojmë para atyre që dëbuan të dashurit tuaj dhe lenë këtë vend me 1 milionë e gjysmë banorë.
Do të fitojmë se jemi shpresa e fundit e shqiptarëve.
Shqiptarët nuk kanë më qeveri, por një lukuni që i vjedh ata gjer në palcë.
Shqiptarët nuk kanë më pluralizëm.
Shqiptarët nuk kanë më drejtësi që ti mbrojë.
Beteja që kemi përpara është e vështirë, nuk mohohet, por kurrë mos u ligështoni.
Ata luftojnë për të vjedhur para, ne luftojnë për pluralizmin.
Ata luftojnë për të vjedhur edhe më shumë para, ne luftojmë për dinjitetin e shqiptarëve dhe të ardhmen e tyre.
Ata luftojnë për vjedhur sa më shumë para, në luftojmë për të ndaluar shpopullimin.
Ata luftojnë të pangopur për para të vjedhura, ne luftojmë që pasuritë e shqiptarëve ti kthejmë në bekim për qytetarët shqiptarë.
Prandaj do të fitojmë, sepse jemi në krahun e drejtë të historisë.
Prandaj Zoti është me ne, sepse Zoti e ka bekuar Shqipërinë, dhe do të bekojë të gjithë ata që luftojnë për Shqipërinë.
Prandaj o sot o kurrë, betejë pa kthim, deri në rrëzimin e Erion Veliajt, kësaj monstre të vjedhjes që guxoi të poshtërojë shqiptarët.
Të vendosë në bashkinë e Tiranës modelin e vjedhjes 100 për qind të parave të qytetarëvve.
Nesër është dita, nesër është ora, nesër është fitorja.
Betejë pa kthim deri në rikthimin e bashkisë së Tiranës, qytetarëve dhe më pas radhën e ke ti Edi Rama.
Edi Rama nuk do të gjesh vrimë miu ku të futesh, por jep dorëheqjen.
Do të shkojmë me qeveri teknike, të krijojmë qeveri teknike, zgjedhje të lira.
Fitore, fitore, fitore.
Rroftë Partia Demokratike, rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Nesër dita e qytetarëve të Tiranës, dita e guximtarëve të Tiranës, dita e zemërimit të qytetit, dita e triumfit, virtyteve të tij.
Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore.”/ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha në daljen e tij mbrëmjen...
Ndonëse në të gjithë librat e shenjtë shkruhet se bamirësi...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Ndonëse kryeministri Edi Rama refuzoi interpelancën e ...
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për qarkun e...
Gazetari Robert Papa ka folur këtë të mërkurë për ish-...
Gazetari Robert Papa i ka cilësuar qeverinë e Edi Ramë...
Sot, Flamur Noka ka dalë në një deklaratë për mediat p...
Një nga moralistët dhe ish-kritikët më të mëdhenj të L...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet...
Në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar raporti i...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Deputeti i Partisë Demokratike (nënkryetar i Rithemelimit)...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Ish-kryeministri Sali Berisha në daljen e tij të radhë...
Lulzim Basha ka kaluar në delir, teksa është pyetur pë...
Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncens...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim në rrjetin e...
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë akuza ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...