
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi dje 8 orë në SPAK, 1 orë në pritje te holli i godinës dhe 7 orë të tjera dha llogari para prokurorëve për aferat në Bashkinë e Tiranës.
Gjatë qëndrimit në SPAK atij i ra tensioni, pati momente që dridhej dhe zverdhej nga sikleti, pasi u përball me fakte dhe prova për aferën me inceneratorin e Tiranës, si dhe dosjen "5D", ku janë arrestuar një sërë drejtorësh të Bashkisë Tiranë, pra bashkëpunëtorët e Veliajt.
Pasi doli nga SPAK-u, Veliaj u përpoq të përcillte mesazhin sikur nuk kishte ndodhur gjë dhe se gjithçka kishte shkuar mirë. Ai nuk ngurroi të mashtronte para mediave dhe të gjithë shqiptarëve, duke vërtetuar edhe njëherë se ai është një mashtrues dhe manipulator i çdo lloj situate.
Gjithsesi, të gjithë e dimë se lali Eri gënjen dhe më poshtë do të rendisim disa prej "perlave" të tij.
Mashtrimi i parë
Veliaj ka dalë publikisht edhe ka thënë që nuk është thirrur nga SPAK-u dhe nuk ka ngurruar t'i quajë kolegë prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e BKH-së.
Por në fakt, SPAK-u i ka dërguar Veliajt 3 fletëthirrje. CNA raportoi një ditë më parë se një nga fletëthirrjet e SPAK-ut, Erion Veliajt i ka shkuar më 23 prill me qëllim për t'u marrë në pyetje në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Veliaj u paraqit në SPAK vetëm një ditë më parë, më 30 prill.

Mashtrimi i dytë
Kryebashkiaku tha në një nga studiot e një televizioni të paguar me paratë e inceneratorëve, se godinën ku ndodhet aktualisht SPAK-u, ia ka dhënë ai kësaj strukture, pra Bashkia e Tiranës.
"Ne jemi treguar bashkëpunues me SPAK-un, jo vetëm për çështje të dokumentacionit dhe mbarëvajtjes së hetimeve, por e kemi dëshmuar edhe me VKB, duke dhënë edhe prona të bashkisë për mbarëvajtjen e punës së SPAK-ut. Ju kujtoj se ish-ndërtesa e Ujësjellësit iu dhurua SPAK-ut nga Bashkia e Tiranës, që kolegët e BKH-së të punojnë në kushte njerëzore sepse s’mund të kesh një institucion, i cili duhet të përfaqësojë drejtësinë, që të ulen si në shkollat e Tiranës që gjeta unë para disa vitesh, me 5 veta në një zyrë dhe dosjet kapicë", tha Veliaj.
Por e vërteta është krejt ndryshe. Kjo godinë është dhënë nga Ministria e Drejtësisë dhe jo nga Bashkia e Tiranës.
Manipulimi i dështuar
Pas daljes nga SPAK-u, Veliaj u soll si një person i llahtarisur nga provat dhe pyetjet e prokurorëve të SPAK-ut. Ai u shfaq para kamerave i sfilitur, i lodhur, edhe pse tha se kishte bashkëpunuar me "kolegët e tij", pra prokurorët e SPAK-ut. CNA raportoi dje se Veliaj kërkoi edhe kafe gjatë qëndrimit në SPAK, pasi i ra tensioni gjatë përballjes me prova dhe fakte.
Lali Eri kërkon të heqë vëmendjen nga skandalet që kanë pushtuar institucionin që ai drejton dhe nuk ngurron të sulmojë gazetarët dhe analistët. Sipas tij, këta të fundit e sulmojnë pa asnjë të drejtë./CNA
Erion Veliaj dje i kishte lëshuar pëllumbat, siç thotë...
Të martën, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, q...
Ditën e djeshme, kryebashkiaku Erion Veliaj qëndroi rr...
Analisti Baton Haxhiu ka bërë një reagim për akuzat e ...
Deputeti Saimir Korreshi, ka komentuar thirrjen kryeba...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet për m...
Prej më shumë se 4 orësh, kryebashkiaku i Tiranës, Eri...
Anëtarët e PS-së nuk u paraqitën sot sërish në Komisio...
Të shtunën e 27 prillit, Ilir Meta mbajti Konvetën e P...
Gjykata e Shkallës së Parë ka marrë vendimin që të mos...
Erion Veliaj me një postim të tij në rrjetet sociale k...
Erion Veliaj u paraqit sot në SPAK dhe si gjithmonë bëri n...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur 1 ...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk i ndahet...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të paraqitet...
Në seancën e sotme parlamentare ka patur debate dhe replik...
Deputeti i PS-së, Pandeli Majko i ka mbyllur gojën deputet...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gja...
Sot para Kuvendit, Luli Basha ka dalë blof pasi është ...
Ditën e sotme ka pasur debate në Komisionin “Babale”. ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...