
Kryebashkiaku i Tiranës ka filluar strategjinë e tij mediatike dhe publike, atë të lojërave dhe cirqeve që bën shpesh për të treguar që është i fortë, që nuk ka shkelur ligjin, që nuk ka asnjë problem, stil ky për të mbajtur me gajret ata që janë brenda, pra, drejtorët e tij dhe nga ana tjetër nën rogoz sulmon qeverinë me 5-6 skandale të kontrolluara, kjo një lëvizje për t’i bërë pis të gjithë dhe për të thënë, “po të biem, biem bashkë”.(LEXO KETU)
Në fillim, Erion Veliaj mohoi të ishte thirrur në SPAK. Pas disa fletëthirrjeve, Erion Veliaj shkon të marten, paraqitet në këtë institucion dhe ka konfirmuar dhe orarin.
Por Lali Eri përpara se ta pranonte publikisht se ishte thirrur në SPAK dhe do shkonte si Çeçoja me një këmbë, tha se ishte një gjë normale dhe kishte një qasje tjetër me SPAK-un, se e kish bërë vetë këtë veprim dhe se do të shkonte vetë.

Megjithëse gjatë intervistës “gjuha i shkoi ku i dhembi dhëmbi” Tha se kishte probleme me orare, me postën dhe disa gjëra të tjera. Pra, pa dashje e dekonspiroi të gjithë atë që tentoi të ndërtonte.
Erion Veliaj është thirrur në SPAK dhe do të shkojë të paraqitet, të japë informacion, siç ia kanë kërkuar dhe nga ana tjetër ka filluar dhe një lëvizje. Telefonon njerëz me influencë nëpër Tiranë se, ai e ka zgjidhur këtë problem, e ka të mbyllur, duhet ta dinë se ai i ka në kontroll gjërat.
Çunat kanë bërë disa gabime por kanë fituar shumë. Do bëjnë disa muaj burg dhe do të dalin. Gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt. Është një periudhë tranzitore e kështu me radhë. Kjo për të treguar se gjithçka është nën kontrollin e tij.
Në fakt, asgjë nuk është nën kontrollin e Erion Veliajt dhe këtë do ta mësojnë shumë shpejt shqiptarët. Ashtu siç mësuan faktin se do të shkonte në SPAK dhe tani do të shkojë, edhe pse e mohoi për dy javë. Tani do të mësojnë shumë shpejt shkeljet ligjore, veprat penale që janë në të paktënb në 5 dosje deri tani. (LEXO KETU)

Erion Veliaj mund të përpiqet të thotë çfarë të dojë, se është ai në vend të Dumanit dhe kreun e SPAK zotin Altin Dumani e ka punonjës bashkie, ndoshta e konsideron drejtor. Këto janë punët e Lalit, janë zgjidhjet e tij.
Por, në fakt, e vërteta është se Erion Veliaj do të shkojë si çdo qytetarë, jo ashtu fshehur siç donte vetë, si mi në kanale për të mos u parë dhe mos u filmuar.
Në mes të ditës, në prani të kamerave do të hyjë duke qeshur dhe do të dalë i lodhur pasi të jetë pyetur dhe pasi të ketë kuptuar se punët nuk janë ashtu siç ja u shet ai shqiptarëve.(LEXO KETU)
Nuk e mbron dot më në SPAK, as Fatmir Xhafaj, as Ulsi Manja, as Alfred Balla që donte ta bënte ministër Drejtësie, as kryetarja e KLGJ-së apo miqtë e tij në institucione, deri tek Olsjan Çela e të tjerë.
Në rast se ka shkelur ligjin do të marrë përgjigjen përballë ligjit si gjithë të tjerët.
Telefonatat që ai ka zgjidhur dhe po shkon me dirigjencën e tij dhe me këto daljet mediatike kur nuk di se ç’flet, tregojnë se Erion Veliaj nuk ka zgjidhur asgjë dhe Erion Veliaj ka jo një por disa halle të mëdha në SPAK.

Erion Veliaj tani është përballë fakteve, përballë shkeljeve ligjore dhe përballë abuzimeve, përballë të vërtetës, përballë prokurorëve dhe nuk ka kush ta mbrojë.
Erion Veliajt mund t’i kujtojmë një frazë nga filmi “Liri a vdekje” ku aktori Sotiraq Bratko i drejtohet të madhit Kadri Roshi: “të kapa, tani nuk të bën derman as robi as Allahu”. Në të tillë rol duket Erion Veliaj përballë SPAK-ut, përtej show-t të tij mediatik./ CNA
(FRAZË NGA FILMI "LIRI A VDEKJE")
Deputetja Monika Kryemadhi ka uruar në mënyrën më të v...
CNA ka hapur një sondazh ku i pyet qytetarët se a duhe...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar lid...
Erjon Veliajt i është caktuar dita e martë si ditë kur...
Erion Veliaj ka filluar, ditë pas dite, artikulon një ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Ka shumë teza ditët e fundit se kryeministri Edi Rama ...
Mjafton të shikosh komentet, reagimet, por edhe qëndri...
Përpara paraqitjes në SPAK, lexoni të plotë dhe shijoni sp...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta...
SPAK i ka dërguar të paktën 2 fletëthirrje Erion Velia...
Një moment për të mos u humbur! Ilir Meta është bërë tenor...
Ilir Meta nuk është përmbajtur aspak mbrëmjen e kësaj të s...
Një lajm surprizë, gati gati i pabesueshëm, Meta është zgj...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta është zhveshur në mes të rrugë...
Ilir Meta është vetëshpallur President i PL-së. Gjatë mar...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka konfirmuar lajmin e paralajm...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga medi...
Lulzim Basha nuk ka thënë asnjë fjalë për drejtorët e ...
Ilir Meta nuk e la pa treguar sërish edhe para delegat...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...