
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka konfirmuar lajmin e paralajmëruar nga gazetari Elvi Fundo se do të shkojë në SPAK.
Fundo paralajmëroi të enjten në emisionin e Ylli Rakipit Veliaj do të paraqitej në SPAK, pasi i kishin mbërritur dy fletëthirrje nga ky institucion.
Dhe ditën e sotme, Veliaj ka pranuar se do të shkojë në SPAK, ndonëse para disa ditësh e mohoi në një dalje të tij televizive.
Fillimisht ai u shmang me problemet shëndetësore dhe me agjendën e tij jashtë Shqipërisë, por tashmë ai e ka pranuar se do të shkojë në SPAK, duke thënë se do të japë më shumë informacion.
Ai deklaroi se do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme në ditët në vijim, pasi të bien dakord për orarin.
“Unë e kam marrë seriozisht këtë propozim dhe dua jo vetëm të vazhdojmë bashkëpunimin, por dua të jap më shumë informacione, edhe për të sqaruar çështjen e inceneratorëve, edhe për të shpjeguar pse disa media dhe disa gazetarë të influencuar nga politika ngatërrojnë letrën e Bankës Botërore me propozimin e pakërkuar. Kështu që, sa të pres që SPAK-u dhe institucionet e tjera, le të themi, me procedurat dhe vonesat e postës, ta bëjnë gjithë këtë komunikim, më mirë shkoj vetë, bëj një kronologji të gjithë këtyre situatave dhe mendoj se qasja proaktive na ndihmon të dyja palëve. Palën e bashkisë për aq sa ka, si një nga 5-6 klientët e inceneratorëve dhe për gjithë dijeninë që ka, edhe palës së SPAK-ut për të mos u vonuar me “erdhi posta, u vonua posta”, por për të pasur të gjithë informacionin e nevojshëm.
Ndaj, besoj, në ditët e ardhshme do të kemi një dakordësi për orarin, unë i kam bërë gati dosjet, gjithë kronologjinë, edhe të mënyrës sesi ne, si një nga 5 (fillimisht) dhe tani 6 bashkitë, jemi klientë të inceneratorit, por edhe ku është diferenca mes letrës së Bankës Botërore dhe asaj që është një ofertë e pa kërkuar, dhe sesi disa personazhe mundohen t’i ngatërrojnë të dyja, por është e pa ngatërrueshme, është shumë e qartë”, theksoj Veliaj ndër të tjera./ CNA
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga medi...
Lulzim Basha nuk ka thënë asnjë fjalë për drejtorët e ...
Ilir Meta nuk e la pa treguar sërish edhe para delegat...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta, votoi veten pak më parë n...
Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka bërë një vëzhgim n...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në fj...
Në konventën e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar...
Ilir Meta, nga Konventa e Partisë së Lirisë, nuk ka ng...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fjalën e tij n...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përshëndeti deleg...
Para nisjes së Konventës së PL-së, Ilir Meta, në një d...
Para nisjes së Konventës së PL-së, para gazetarëve Ili...
Pak minuta para nisjes së Konventës së Partisë së Liri...
Klienti i qeverisë, Irfan Hysenbelliu, ka filluar t’u ...
Sot në orën 10:00, Partia e Lirisë do të mbajë Konvent...
“Barometri” në Euronews Albania i ka pyetur në sondazhin e...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar datën dhe orë...
Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht edhe kreu i grupit p...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jozefina Topalli ka qenë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...