"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...

Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka bërë një vëzhgim në lidhje me transparencën financiare të partive politike.
Nga vëzhgimi i ISP-së ka rezultuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kryer auditime fiktive dhe ka vënë gjoba për parti apo individë që nuk ekzistojnë.
ISP përmend rastin e shqiptaro-amerikanit Guro Durollari, ish-kryetarin e partisë “Lëvizja Monarkiste Demokrate Shqiptare”, i cili është penalizuar për mospërgjigje ndaj audituesve ndonëse ka ndërruar jetë 15 muaj para kërkesës së KQZ-së.
Sipas ISP-së, janë katër raste të kryetarëve që kanë ndërruar jetë, por që databaza e KQZ-së i merr të mirëqenë, audituesit tentojnë t’i kontaktojnë dhe në fund, gjobiten në emër të transparencës financiare të partive politike.
Instituti i Studimeve Politike thekson se ka identifikuar mbi 70-80 subjekte politike që janë formale dhe nuk ka provë mbi ekzistencën e tyre.
ISP bën apel për Kuvendin, KQZ-në dhe institucionet e tjera të lidhura me zgjedhjet, që të reformohet legjislacioni mbi partitë politike, aktet nënligjore që lidhen me Regjistrin e Partive dhe i gjithë sistemi formal i kontrollit financiar.
Gjetjet e ISP-së:
Transparenca financiare e partive politike është detyrim kushtetues (neni 9 i Kushtetutës), por edhe një prej standardeve thelbësore për shtet të së drejtës dhe demokraci funksionale. Sipas legjislacionit shqiptar, transparenca monitorohet nga KQZ, institucion, i cili e realizon këtë përgjegjësi në forma të ndryshme, përfshirë angazhimin e audituesve të pavarur. Bazuar në raportet që sjellin audituesit KQZ merr vendime. KQZ, me vendim 38, datë 9.4.2024, në mbështetje të Kodi Zgjedhor, ligjit “Për Partitë Politike”, si dhe udhëzimit nr. 10/2021, “Për përcaktimin e rregullave për raportimin financiar vjetor të partive politike, kontrollin dhe verifikimin e financimeve dhe shpenzimeve të tyre, dhe mënyrën e pagesës së audituesve” njoftoi se u gjobitën 83 parti politike (76 për moskryerjen e auditimit për shkak të adresave jo të sakta, 7 parti që nuk kanë bashkëpunuar me audituesit ligjorë dhe 4 parti të shpallura me statusin pasiv nga organet tatimore). Lajmi zuri vend në gjithë median, siç ndodh zakonisht, pa verifikime dhe pa informacion sqarues.
Nga monitorimi i stafit të Institutit të Studimeve Politike (ISP), rezulton se procesi administrativ i auditimit të raporteve vjetore nga partitë politike vijon të jetë kryesisht formal, i pasaktë dhe subjektiv, në devijim të dukshëm nga parimi kushtetues. Palët në proces (KQZ, audituesit) kryejnë veprime formale administrative, pa verifikime reale dhe të thelluara mbi ekzistencën e tyre. Sipas rezulton edhe nga kjo foto ilustruese e raportit auditues, mbi bazën e të cilit KQZ ka gjobitur një parti politike (Lëvizja Monarkiste Demokrate, me kryetar Guri Durollari). Përveç faktit se është ngatërruar emri i kryetarit (emri i saktë është Durollari, jo Durullari) dhe ka gabime të shumta drejtshkrimore të evitueshme në një akt zyrtar, audituesi deklaron se nga 18 nëntor 2023 nuk ka pasur komunikim telefonik nga personi (kryetari), as reagim përmes mediave sociale, si dhe nuk i kanë gjetur numër kontakti kryetarit, – ndërkohë që z. Durollari, të cilin KQZ dhe audituesi e akuzon për mospërgjigje dhe e dënon me gjobë në fakt ka ndërruar jetë në SHBA më 20 gusht 2022, pra rreth 15 muaj përpara se KQZ/audituesi të tentojnë ta kontaktojnë! Lajmi për vdekjen e tij zuri vend në të gjithë mediat, një zyrtar i KQZ-së shprehu ngushëllime, por zyrtarisht për institucionin (KQZ) dhe audituesin që paguhet me taksat tona, partia ekziston, kryetari ekziston, ndaj duhet penalizuar ngaqë nuk përgjigjet.

Nga verifikimet tona raste të tilla nuk janë të vetmet. Janë katër raste të kryetarëve që kanë ndërruar jetë, që database e KQZ i merr të mirëqenë, audituesit tentojnë t’i kontaktojnë dhe në fund, gjobiten në emër të transparencës financiare të partive politike. Stafi ynë ka identifikuar mbi 70-80 subjekte politike që janë formale, kanë qenë parti – kryetar, dhe nuk ka provë mbi ekzistencën e tyre, fakt i cituar edhe nga KQZ. Po ashtu ka raste të kryetarëve që vijojnë të gjobiten periodikisht ndonëse janë në kërkim nga organet ligjzbatuese, ose nuk jetojnë prej më shumë së dy dekadash në Shqipëri dhe nuk kanë asnjë aktivitet politik gjithashtu prej më shumë se dy dekadash.
Arsyeja? KQZ e merr të mirëqenë Regjistrin e Partive Politike dhe siç del nga vendimi i 9 prillit 2024, partitë që nuk ekzistojnë, si dhe kryetarët që kanë ndërruar jetë prej vitesh gjobiten “për shkak të adresave jo të sakta” ose “nuk bashkëpunojnë”!!. Për më tepër, çdo vit KQZ raporton në Kuvend për informalitetin e lartë të partive politike në Regjistrin e Partive Politike dhe në procesin e verifikimeve të fondeve vjetore. Për shembull, në raportin aktual që KQZ ka në parlament për vitin 2023 ka raportuar se nga 132 parti politike vetëm 37 kanë adresë dhe pranuan njoftimin, “për 95 parti politike është kthyer zarfi për shkak të adresës së pasaktë”, cilësim që përsëritet çdo vit.

Shqipëria e vitit 2024 pretendon të jetë një vend me database digjitale të avancuar, qytetarët marrin mbi 100 shërbime online, Regjistri i Zgjedhësve administrohet edhe nga KQZ, qytetarët gjobiten çdo ditë përmes sistemit për deklarimet e të ardhurave apo taksat lokale, por tek procesi i kontrollit formal financiar të partive as KQZ, as audituesit, as Posta dhe as Tatimet nuk përdorin database, Regjistër të Zgjedhësve dhe as kryejnë verifikime, – mjaftohen me praktikën e letrave pa adresë për të vijuar më pas me masa administrative, duke krijuar perceptimin virtual dhe jorealist se po kryejnë transparencën e partive dhe po ndëshkojnë subjektet jo transparente.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) në mënyrë periodike ka apeluar në Kuvend, KQZ dhe institucionet e tjera të lidhura me zgjedhjet, që të reformohet legjislacioni mbi partitë politike, aktet nënligjore që lidhen me Regjistrin e Partive dhe i gjithë sistemi formal i kontrollit financiar. Nëse Kuvendi do të kishte reaguar, nëse KQZ do të kishte kryer verifikime të thelluara për subjektet zgjedhore, nëse tatimet do të kishin përditësuar të dhënat, nëse audituesit do ta kishin bërë siç duhet punën e tyre, nëse media do kishte kryer verifikime, situata të tilla qesharake dhe fyese për integritetin e procesit kushtetues të transparencës financiare të partive politike do të ishin parandaluar dhe realisht do të kishim sistem më të besueshëm, më përmbajtësor, më efektiv dhe më antikorrupsion në verifikimet e deklarimeve vjetore dhe elektorale të partive politike./ CNA
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në fj...
Në konventën e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar...
Ilir Meta, nga Konventa e Partisë së Lirisë, nuk ka ng...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fjalën e tij n...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përshëndeti deleg...
Para nisjes së Konventës së PL-së, Ilir Meta, në një d...
Para nisjes së Konventës së PL-së, para gazetarëve Ili...
Pak minuta para nisjes së Konventës së Partisë së Liri...
Klienti i qeverisë, Irfan Hysenbelliu, ka filluar t’u ...
Sot në orën 10:00, Partia e Lirisë do të mbajë Konvent...
“Barometri” në Euronews Albania i ka pyetur në sondazhin e...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar datën dhe orë...
Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht edhe kreu i grupit p...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jozefina Topalli ka qenë...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, denonco...
Lul Basha ka siguruar fitoren në zgjedhjet e ardhshme ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë me një deklaratë...
Në Bashkinë e Tiranës do të ketë të tjera arrestime pë...
Aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, opozita...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...