Atentati i 30 qershorit në Korçë/ Arrestohet vëllai i autorit, në pranga dhe i plagosuri
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë me një deklaratë për shtyp në lidhje me reportazhin e publikuar nga media italiane “Rai 3”.
Berisha i bën apel autoriteteve ligjzbatuese italiane të marrin masat më të forta të sigurisë për gazetarët e “Rai 3”, pasi ngre aludime se mund të sulmohen nga mafia që sipas tij drejtohet nga Edi Rama.
Ai pretendon se dokumentet vërtetuan lidhjet e eksponentëve të njohur të mafies me Engjëll Agaçin, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave dhe lidhjet e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama me bosët e grupit të “Xibrakës”.
Deklarata e plotë:
Apel drejtuar autoriteteve ligjzbatuese italiane
Pas transmetimit të “Report Hot Spot Albanese”nga RAI 3, i Sigfrido Ranucci dhe Giorgia Mottola në të cilin gazetarë të guximshëm paraqitën me fakte e dokumenta të pakundërshtueshme lidhjet e vërtetuara me eksponentë të njohur të mafies të Engjëll Agaçit, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, eminenca gri e pushtetit okult të Edi Ramës, dhe lidhjen e vërtetuar të Olsi Ramës, vëllait të Edi Ramës me bosët e grupit të Xibrakës me të cilët Olsi, sipas vëzhguesve të policisë, kishte marrë pjesë në dhjetra takime dhe udhëtime. Në të gjitha këto takime dhe udhëtime, policia ndonëse e njihte shumë mirë Olsin, e regjistronte si ‘anëtari i panjohur’.
Olsi Rama me makinën e këtij grupi, me targë AA653DM sipas sistemit TIMS, kishte kaluar kufirin 18 herë, dhe në të gjitha rastet ishte provuar se ‘anëtari i paidentifikuar’ që ndiqej nga policia ishte Olsi Rama. Por në një kohë kur drejtuesit e tjerë të grupit u arrestuan, Olsi Rama i mbrojtur nga vëllai i tij Edi Rama, nuk u thirr kurrë në pyetje.
Dokumentari i Rai 3 për Shqipërinë paraqet me dokumenta lidhjen direkte me mafien e drogës të Ministrave të Brendshëm të Edi Ramës, Sajmir Tahiri dhe Fatmir Xhafa të emëruar në atë detyrë vetëm që Rama të ndërtonte në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.
Nga dita e shfaqjes së dokumentarit deri sot, Edi Rama duke e ditur se asnjë provë përvëluese nuk kundërshton dot me Gjykatë, ka ndërmarrë një sulm agresiv me kërcënime, sharje dhe shpifje kundër gazetarëve italianë dhe kolegëve të tyre shqiptarë, që kanë komentuar përmbajtjen e dokumentarit të RAI 3.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe lidhjet me mafien, drogën dhe krimin të klanit mafioz Rama, në krye të qeverisë dhe dënon gjithashtu me forcë fushatën e sulmeve, shpifjeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve italianë dhe shqiptarë që ia thonë të vërtetën publikut të vendeve të tyre.
Partia Demokratike iu bën thirrje autoriteteve italiane të marrin masat më të forta të sigurisë për gazetarët e ekipit të “Report RAI3” për t’i mbrojtur nga ndonjë sulm plotësisht i mundeshëm hakmarrës i mafies shqiptare që kontrollohet nga Edi Rama, sikundër e siguron Edi Ramën se do përgjigjet personalisht për çdo sulm që mund të porosite ndaj gazetarëve guximtarë që denoncojnë lidhjet e tij mafioze dhe veprat e tij okulte./ CNA
Në Bashkinë e Tiranës do të ketë të tjera arrestime pë...
Aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, opozita...
Në prag të Konventës së Partisë së Lirisë: PARODIA E ...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka komentuar veprimtarin...
Opozita, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarët...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ...
Kryeministri Edi Rama në një reagim të gjatë në rrjetin so...
Drejtuesit Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, i k...
Një nga protestuesit i është drejtuar ministrit të Bre...
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, në protes...
Protestuesit janë vendosur para Bashkisë Tiranë për të zhv...
Opozita, qytetarët dhe Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit do ...
Për "Expo Albania", fitues u shpall një ditë më parë proje...
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun i Lulzim Bashës...
Sekretari për Marrëdhënie me Publikun i Lulzim Bashës,...
Deputetja Jorida Tabaku nuk e ka mbështetur protestën ...
Deputetja Jorida Tabaku ka kërkuar të bëhet kryeminist...
Deputetja Jorida Tabaku ka kërkuar arrestimin e kryeba...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta është tërhequr nga akuzat ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...