Rënia e Veliajt mban Ramën në pushtet
Ka shumë teza ditët e fundit se kryeministri Edi Rama ...

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, u shpreh në një deklaratë për mediat nga selia blu se kreu i bandës "5D", Erion Veliaj, u vetëshpall në televizionin që paguhet nga paratë e inceneratorit të Tiranës si kryeprokuror i SPAK-ut.
Sipas Këlliçit, brenda 72 orëve vetë Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë faktuar se të ashtuquajturat organet e reja të drejtësisë, nuk janë asgjë më shumë sesa një zgjatim i paradhomës së Kryeministrit apo të kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që t'i bashkohen protestës që do të zhvillohet ditën e martë, më datë 30 prill, ora 16:30, përpara Bashkisë së Tiranës.
Deklarata e plotë:
Ditën e djeshme në televizionin që paguhet me paratë e inceneratorit të Tiranës, u shfaq pronari faktik i inceneratorit, Erion Veliaj, i cili kryelajm kishte vetëshpalljen e tij si kryeprokuror i SPAK-ut.
Hajduti i bashkisë doli dje në media për të mbuluar me propagandën e tij boshe vjedhjen marramendëse që ai, së bashku me organizatën e tij kriminale "5D" i kanë bërë buxhetit të Bashkisë Tiranë në pothuaj 1 dekadë.
Doli t'i kujtonte SPAK-ut se kishte qenë bashkëpunues me ta që ditën e parë, pasi ishte i vetmi që i dhuroi godinën që prokurorët të punonin në kushte moderne, e këtë e mundësoi me firmën e Mollës së tij, të cilin e kalbi në burg me duart e veta.
Por në monologun 30-minutësh, Erion trimi që fshihet pas dasmës 500 milionëshe me pensionin e mamit, bëri një deklaratë që shemb në tokë drejtësinë e re, deklaratë, e cila do të duhet të sqarohet menjëherë nga SPAK-u dhe drejtuesi i saj, Altin Dumani.
Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, deklaroi se nuk do ta priste postën, por do ishte proaktiv sipas këshillës së Altin Dumanit dhe do të shkonte vetë në SPAK, por thjesht do duhej vetëm të rakordonte ditën dhe orën.
Pas kësaj deklarate bombë, prita që SPAK-u dhe Altin Dumani, i cituar nominalisht nga kreu i bandës "5D", Erion Veliaj, të reagonte për të sqaruar dakordësinë e arritur me të, për t'u marrë në pyetje.
Prita që SPAK-u dhe Altin Dumani të sqaronin se ku e dinte Erion Veliaj që do të pyetej nga prokurorët.
Prita që SPAK-u dhe Altin Dumani të sqaronin komunikimet private me pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, bazuar në vetë qëndrimet e djeshme të këtij të fundit.
Të nderuar qytetarë,
Brenda 72 orëve vetë Edi Rama dhe Erion Veliaj, kanë faktuar se të ashtuquajturat organet e reja të drejtësisë, nuk janë asgjë më shumë sesa një zgjatim i paradhomës së Kryeministrit apo të kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Pohimi nëpërmjet heshtjes që po u bën Altin Dumani deklaratave të Erion Veliajt, është një kambanë alarmi për çdo qytetar shqiptar dhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët do ishte mirë që të shqetësohen për guximin që gjen kryetari i Bashkisë Tiranë, për të urdhëruar publikisht Altin Dumanin dhe SPAK-un, për mënyrën se si duhet të veprojnë ndaj tij.
Partnerët ndërkombëtarë do bënin mirë të shqetësoheshin e të flisnin një herë të vetme për aferat korruptive të shekullit, të kryera nga Erion Veliaj dhe grupi i tij i strukturuar kriminal "5D".
Duke nisur nga vjedhja e 130 milionë eurove në inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, vjedhja e 60 milionë eurove përmes depozitimit të dherave në landfillin e Sharrës dhe vjedhjen e të paktën 30 milionë eurove, përmes 45 tenderëve të kryer nga shtabi i tij elektoral i 14 majit 2023.
Gjej rastin sërish të ftoj qytetarët e Tiranës, ditën e martë, më datë 30 prill, ora 16:30, përpara monumentit të korrupsionit më të madh në Evropë, për ta çliruar Tiranën një herë e mirë nga ky model vjedhjeje tashmë të kthyer në sistem. O sot, o kurrë!/CNA
Ka shumë teza ditët e fundit se kryeministri Edi Rama ...
Mjafton të shikosh komentet, reagimet, por edhe qëndri...
Përpara paraqitjes në SPAK, lexoni të plotë dhe shijoni sp...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta...
SPAK i ka dërguar të paktën 2 fletëthirrje Erion Velia...
Një moment për të mos u humbur! Ilir Meta është bërë tenor...
Ilir Meta nuk është përmbajtur aspak mbrëmjen e kësaj të s...
Një lajm surprizë, gati gati i pabesueshëm, Meta është zgj...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta është zhveshur në mes të rrugë...
Ilir Meta është vetëshpallur President i PL-së. Gjatë mar...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka konfirmuar lajmin e paralajm...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga medi...
Lulzim Basha nuk ka thënë asnjë fjalë për drejtorët e ...
Ilir Meta nuk e la pa treguar sërish edhe para delegat...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta, votoi veten pak më parë n...
Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka bërë një vëzhgim n...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në fj...
Në konventën e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar...
Ilir Meta, nga Konventa e Partisë së Lirisë, nuk ka ng...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...