
Erion Veliaj ka filluar, ditë pas dite, artikulon një tezë: Unë para një viti fitova, kam fituar me 60 mijë vota. Sulmon kundërshtarët, etj. Por, në fakt, sot nuk është përballë hallit nëse fiton apo jo në zgjedhje.
Erion Veliaj mund të kandidojë nesër prapë, dhe me skemat që ka Rilindja dhe Partia Socialiste, ai mund të fitojë, sepse përfaqëson partinë më të madhe politike në vend. Dhe jo vetëm kaq. Sepse ai kishte ngritur skema “5D”, skema inceneratorësh, ka median nga pas, ka strukturat e bashkisë, ka 11.700 punonjës.
E fillon garën në mëngjes, 50 mijë me zero. Dhe kjo është e qartë. E dinë të gjithë. Një armatë në bashki, e cila është një organizatë e lidhur në struktura me njëra-tjetrën, me familjarë, me tenderë, me kompaninë “5D”, me inceneratorët, me qindra miliona euro investime që ka Tirana. Ndërtime, kulla, pallate dhe gjithçka tjetër.
Thelbi i problemit sot nuk është nëse fiton apo jo Erion Veliaj. Erion Veliajn mund ta marrin, ta fusin në burg dhe të fitojë sërish nga burgu.
Çështja është se ai është kapur si kreu i një organizate plot me hajdutë. Kreu i organizatës së hajdutëve quhet Erion Veliaj, dhe ai mund të jetë kryetar bashkie, mund të jetë kryeministër, mund të jetë fitues, mund të jetë humbës. Kjo nuk ka rëndësi. Është kapur tek inceneratori, tek skema e kompanisë “5D” me njëzet e ca miliona euro tenderë, të fituara drejtpërdrejt nga kompani të vendosura në emër të familjarëve të drejtorëve të Erion Veliajt.

Dhe jo vetëm kaq, ka edhe skema të tjera. Si te rastet që tenderët fitoheshin nga një subjekt, punët bëheshin nga Bashkia e Tiranës, subjekti paguante vetëm taksat dhe lekët i merrnin drejtorët. Janë këta njerëz që kanë punuar në zgjedhje për ato 60 mijë vota plus, që thotë Erion Veliaj.
Nuk i duhet askujt kush fiton apo kush humbet në momentin që kapet si hajdut, je kryetar apo nuk je kryetar, të janë kapur bashkëpunëtorët për hajdutë dhe vetë duhet të japësh llogari për hajdutëritë dhe masakrën e bërë në Bashkinë e Tiranës.
Patjetër që bashkia ka edhe punë të mira, ka bërë edhe ndonjë rrugë, edhe nga ato rrugët që i kanë bërë me punonjësit e bashkisë dhe asfaltin e bashkisë dhe lekët janë futur në xhepa drejtorësh, patjetër janë bërë parqe, janë bërë investime, po fundja kjo është detyra e kryetarit të bashkisë.
Nuk është në detyrë të mbrojë, të mbështesë dhe t’i krijojë mundësi, hajdutëve, koncesioneve, korrupsionit, thjesht dhe vetëm që t’i ketë si instrumente të tij në zgjedhje për të justifikuar më pas korrupsionin se kishte bërë punë të mira dhe ai kishte fituar me 60 mijë vota.

Punë të mira bëjnë dhe hajdutët dhe hajdutët kanë fituar, koha e ka treguar, edhe Escobar u zgjodh deputet në Kolumbi, por ishte trafikant droge.
Ndërsa Erion Veliaj është kryetari i Bashkisë së Tiranës, kreu i organizatës së hajdutëve, bashkëpunëtorët e tij, ekipi i tij, janë kapur duke vjedhur me tenderë, me kompani dhe vetë ai ka qenë në dijeni dhe i ka mbrojtur hajdutët, klienti i inceneratorit që ka kërkuar të ndërtojë inceneratorin dhe ka firmosur marrëveshjen që i ka dhënë kompanisë 60 milionë euro që nuk dihen se ku kanë shkuar, që janë paguar të gjitha nga qytetarët e Tiranës.
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Ka shumë teza ditët e fundit se kryeministri Edi Rama ...
Mjafton të shikosh komentet, reagimet, por edhe qëndri...
Përpara paraqitjes në SPAK, lexoni të plotë dhe shijoni sp...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta...
SPAK i ka dërguar të paktën 2 fletëthirrje Erion Velia...
Një moment për të mos u humbur! Ilir Meta është bërë tenor...
Ilir Meta nuk është përmbajtur aspak mbrëmjen e kësaj të s...
Një lajm surprizë, gati gati i pabesueshëm, Meta është zgj...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta është zhveshur në mes të rrugë...
Ilir Meta është vetëshpallur President i PL-së. Gjatë mar...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka konfirmuar lajmin e paralajm...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga medi...
Lulzim Basha nuk ka thënë asnjë fjalë për drejtorët e ...
Ilir Meta nuk e la pa treguar sërish edhe para delegat...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta, votoi veten pak më parë n...
Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka bërë një vëzhgim n...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në fj...
Në konventën e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...