LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dherat, drejtorët e Veliajt tek afera 60 milionë euro/ Skema ku përfshihet Ermal Kapllanaj, Taulant Tusha, Evisjon Sulku e CO

21 Prill 2024, 20:36, Denoncim CNA
Dherat, drejtorët e Veliajt tek afera 60 milionë euro/ Skema ku
Fotomontazh

Afera 60 milionë euro e dherave është një nga skemat më të mëdha korruptive, e cila lindi pas firmosjes së kontratës monopoliste koncesionare për landfillimin e Tiranës, ku përfshihej edhe ndërtimi i një inceneratori, i cili, sot, pas 7 vitesh, nuk ekziston. SPAK-u ka arrestuar një nga drejtorët e bashkisë, Taulant Tushën. Gjithashtu në akuzë janë pronarët e inceneratorit, Klodian Zoto dhe Mirel Mëritiri, persona në arrati, por çështja është ende nën hetim.

Marrëveshja

Një nga pjesët më të errëta të kësaj afere është ajo e dherave, ku nën justifikimin se është marrëdhënia privat-privat, Bashkia e Tiranës detyroi bizneset dhe qytetarët e kryeqytetit të paguajnë dhjetëra miliona euro për dherat, të cilat duhet të depozitoheshin në një vend të caktuar.

Një dokumentat zyrtar na tregon sesi 3 drejtorët e Erion Veliajt firmosin për t'u bërë “ushtarë” të kompanisë të Landfillit të Tiranës.

Dherat, drejtorët e Veliajt tek afera 60 milionë euro/ Skema ku

Dherat, drejtorët e Veliajt tek afera 60 milionë euro/ Skema ku

Një marrëveshje dhe si kamikazë drejtorët e Veliajt, Ermal Kapllanaj, Taulant Tushe, Evisjon Sulku, por edhe persona të tjerë ndërtojnë skemën e kontrollit të teritorit për dherat, duke i shtuar aferës së inceneratorëve dyfishin e të ardhurave, me një skemë që shkon më shumë se 60 milionë euro por ndoshta edhe më shumë.

Dherat, drejtorët e Veliajt tek afera 60 milionë euro/ Skema ku

Dherat, drejtorët e Veliajt tek afera 60 milionë euro/ Skema ku

Shpiket tarifë e re

Në fakt ekzistonte një kontratë koncesionare ku do të paguhej 29 euro për ton për mbetjet që do të çoheshin në landfill, këtu përfshiheshin edhe dherat. Kudo në botë për dherat bëhet ankand, mblidhen nga kompania konçesionare, çohen me kostot e kompanive, deri tek blerja e tyre.

Në rastin e Shqipërisë është krejt e kundërta, duhet t’i çojë vetë dherat te landfilli dhe pasi t’i çojë atje duhet të paguajë për t’i depozituar. Por në rast se duheshin për të mbushur me dhe, pra me dheun tënd, në një kantier ndërtimi apo pallat sipërfaqe të caktuara, duhet të shkoje ta blije sërish me para dheun që ti kishte derdhur më parë. Të riblije atë që ishte e jotja dhe më parë duhet ta paguaje te një grup hajdutësh.

Bashkia e Tiranës firmos një kontratë bashkëpunimi dhe Erion Veliaj ktheu drejtorët e tij, Tulant Tushën, Mariglen Qaton, Ermal Kapllanajn e të tjerë, në ushtarë të përbetuar të kompanisë së inceneratorëve, edhe përfitues nga kjo kompani. Shpiket një tarifë e re e pamiratuar asgjëkundi, një marrëveshje me drejtorët e Veliajt dhe çmimet i vendos Mirel Mërtiri me Klodian Zoton. Të ardhurat sa me faturë sa në të zezë shkojnë për financime të gjithanëshme. Që nga mediat, tek korrupsioni me zyrtarët e bashkisë, te makinat për Bashkinë Tiranë, apo mjetet me qera në fushatën e vitit 2021, e deri tek udhëtimet në Dubai, chartera, jahte, etj.

Dherat, drejtorët e Veliajt tek afera 60 milionë euro/ Skema ku

Dherat, drejtorët e Veliajt tek afera 60 milionë euro/ Skema ku

Skema me dherat 60 milionë euro

Dherat janë afera më e madhe që ka ndodhur brenda aferës së infeneratorëve, pasi shteti ka paguar një shumë rreth 60 milionë euro për t’i çuar mbetjet e kryeqytetit, por përveç mbetjeve që çoheshin nga pastrimi, në landfill çoheshin edhe dherat. Këtu u gjet edhe skema.

Fakti është që janë me dhjetëra denoncime apo raportime në media që çdo kamion me dhera ndiqej nga të gjitha llojet e policive, pas një marrëveshjeje që CNA e ka raportuar që ka ndodhur midis zyrtarëve të Bashkisë Tiranë dhe firmosur edhe nga Giuseppe Ciaffagalione, përfaqësuesi, administratori i kompanisë së landfillit të Tiranës, i cili nga një kaldajist u kthye në një pronar të një koncesioni miliarder.

Dherat, drejtorët e Veliajt tek afera 60 milionë euro/ Skema ku
Giuseppe Ciaffaglione

Gjithçka fillonte me kontrollet e kamionëve në terren, që nga Policia e Shtetit, e cila i kishte ndarë me zona, pra me çdo rajon dhe vazhdonte te të dyja Policitë Bashkiake, te struktura deri te struktura e IMT-së dhe tek Inspektorati i Mjedisit.

Tek IMT-ja që në atë kohë e drejtonte Mariglen Qato, policët e tij, pra individët e strukturave të kësaj drejtorie në Bashkinë e Tiranës ndiqnin nga pas çdo zonë të kryeqytetit, mjetet ku lëviznin, pra ato që transportonin dhera në vendet ku hapeshin gropa për të ndërtuar pallate dhe ata ishin për gjithçka në dijeni, pasi lejet jepeshin nga Bashkia e Tiranës dhe Inspektorët e Mjedisit të IMT-së apo Policisë Bashkiake e dinin vendndodhjen dhe monitoronin në vazhdimësi pa ndalim çdo lëvizje që bëhej.

Policia Bashkiake ishte në krye të aksionit, por pas nuk ngelej edhe mjedisi.

Pra e gjithë struktura e Bashkisë Tiranë në shërbim të dherave dhe për këtë sipas raporteve të dhëna paguheshin nën dorë, nën rrogoz, për sasitë e kamionëve, pasi vetë pronarët e kompanive dhe drejtuesit e landfillit të Tiranës në atë kohë deklaronin se në një shumë prej 50 lekësh jepej për metër kub, thjesht dhe vetëm për strukturat mbështetëse dhe të Bashkisë së Tiranës. Kjo ishte një skemë që Klodian Zoto e kishte zbatuar mjaft mirë së bashku me Mirel Mërtirin./ CNA

Lajmet e fundit nga