SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Dirigjenti Kostika Tanto, në një intervistë për CNA TV, ka folur për mosrinovimin e kontratës për një pjesë të instrumentistëve të Orkestrës së Harqeve të Korçës përfshirë edhe vetë dirigjentin.
Ai ka thënë se janë lënë jashtë formacionit muzikor 10 artistë, duke e cilësuar vendimin një humbje të madhe për orkestrën dhe për gjithë qytetin e Korçës.
Nuk është thjesht çështja ime personale por është thjesht çështje e qytetit.
“Është një aset shumë i madh që Korça prej 8 vjetësh kishte një orkestër harqesh që sot nuk e ka më.
Jam shumë i shqetësuar për disa arsye. E para njëherë se jemi zëvendësuar me mercenarë nga Tirana të cilët marrin paratë nga taksapaguesit korçarë dhe vazhdojnë t’i marrin mbase deri në fund të dhjetorit.
Së dyti jam i shqetësuar për atë që kemi një fyerje të personalitetit tonë. Mësues të nderuar të Korçës që u dëbuan nga një orkestër harqesh.
Po i drejtohem në vetën e parë Zamira Kitas, shoqes sime të vjetër. Në mbledhjen e fundit na u tha që nga orkestra kanë ikur shumë më pak se ata që kanë ndenjur. Mëso matematikë Zamira. Orkestra ka qenë me 18 veta dhe janë larguar 10 veta, 4 violina, 3 violinçela, 2 viola dhe unë”, tha dirigjenti për CNA TV.
Tanto akuzoi edhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Artit dhe Kulturës në Korçë, Zamira Kita, duke thënë se janë larguar nga puna instrumentistët e Korçës, për t’i zëvendësuar me persona që punojnë në Radio Televizionin Shqiptar, persona të cilët sipas Tantos e kanë marrë emërimin në Korçë, me urdhër nga Tirana.
“Që nga takimi i fundit që kemi bërë në 27 dhjetor që na u tha se do të formohet orkestra simfonike, jam shumë dakort që do të formohet orkestra simfonike, por unë kam qenë skeptik se nuk ka forca Korça për të bërë orkestër simfonike. Dhe koha e tregoi në koncertin që u bë për inagurimin e Pallatit të Kulturës, masa më e madhe e frymës ishte nga Tirana, përveç këtyre mercenarëve të orkestrës së harqeve që unë do t’i quaj tradhtarë”, u shpreh ai më tej.
Tanto sqaroi më tej se artistët kanë kërkuar rritjen e pagesës në fund të vitit të kaluar duke refuzuar edhe përfshirjen në Orkestrën Simfonike deri në marrjen e një përgjigjeje, ndërsa si kundërpërgjigje morën mosrinovimin e kontratave në fillim të këtij viti.Dirigjenti kërkon nga Këshilli Bashkiak i Korçës që të marrin masa ndaj Qendrës së Artit dhe Kulturës, pasi me këto veprime sipas tij është ulur dinjiteti i artistëve korçarë.
“Prandaj kërkoj nga Këshilli Bashkiak që për mendimin tim pagesa e këtyre që janë në RTSH është abuzim financiar.
Së dyti kërkojmë vënien në vend të atij depersonalizimi që na është bërë nga gjithë stafi, nuk e di kush i ka marrë këto vendime.
Kërkoj që Zamira të dalë dhe tu japë përgjigje këtyre gjërave.
Këshillit Bashkiak i them që të marrë në shqyrtim gjithë ndodhitë që kanë ndodhur me orkestrën e harqeve sepse nesër mund të ndodhë edhe me trupa të tjera.
Ne thjesht kërkuam një shtesë page. Nuk na u dha asnjë përgjigje, e kam thënë që në datën 5 Mars. Të na thuhej nuk ka lekë. Sigurisht këtë vit nuk ka, do të ketë vitin tjetër. Kjo nuk na u tha.
Kur kemi vajtur që do krijohej orkestra simfonike i kemi thënë ka lekë ky aktivitet. Na u tha edhe nga drejtoresha Belliu dhe nga drejtoresha e Përgjithshme Zamira Kita se nuk ka lekë ky aktivitet.
Jam i indinjuar për atë punë kolosale që u bë për 8 vjet me radhë që i solli orkestra i solli Korçës 7 çmime dhe të marrësh nga RTSH për tu bërë karshillëk këtyre më vjen shumë keq për këtë”, deklaroi më tej dirigjenti.
Të kontaktuara nga CNA, Drejtoresha e Përgjithshme e Artit dhe Kulturës në Korçë, Zamira Kita dhe Drejtoresha e Qendrës Kulturore, Blerta Belliu mohuan kategorikisht pretendimet e dirgjentit, duke i cilësuar të pabaza.
Qendra e Artit dhe Kulturës në Korçë ka theksuar më herët se këtë vit shënohet 100 vjetori i orkestrës Simfonike të Korçës dhe janë thirrur te gjitha forcat artistike për të ringritur këtë formacion që do të drejtohet nga dirigjenti Ilir Erzeni, por disa prej tyre nuk kane rene dakord me mundësitë financiare që janë të parashikuara, ç’ka sipas QAK, ka bërë që të mos rinovohet kontrata për disa instrumentistë./ CNA
Ylli Ndreka, me profesion fizioterapist, tregon se zgjodhi...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi nga Gramsh...
“Stop” ishte në lagjen “15 Tetori” në Fier. Artur dhe Voja...
Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën informacio...
Tregu i Teknologjisë së Informacionit, i cilësuar gjerësis...
Rreth një vit më parë u denoncua skandali me rrjedhjen...
Shumica e drejtorëve, njerëzit më besnikë të Erion Vel...
Në 7 Mars ishim në njësinë 14, te pallatet “Santi Shpk”, n...
Arta Ruko denoncon ish-bashkëshortin Lorenc Shëngjergji dh...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Gazetarja Klodiana Lala denoncoi udhëtimet e kryebashk...
Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgji...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar në...
Deborah Keçi, e cila mbante postin e drejtores së Klub...
Elvin Tivari është një nga drejtorët e Erion Veliajt, ...
Rreth 5 vjet më parë një ish-punonjëse e AISM denoncoi në ...
Emili Sholla, një denoncuese nga Berati tregon për “St...
Pas 9 vitesh martesë, Rolandi e ka gjetur veten të braktis...
Rolandi është një qytetar që tregon për “Stop” në Tv Klan ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...