Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgjik në Elbasan nisi puna për ndërtimin e impiantit të parë të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë në Shqipëri.
Sipas qeverisë inceneratori do t’i jepte zgjidhje mbledhjes dhe grumbullimit të mbetjeve dhe do të prodhonte energji të gjelbër përmes trajtimit teknologjik të tyre.
‘Është një impiant që vendoset për herë të parë në vendin tonë, por që me këtë vendosje përbën edhe themelin për të transformuar rrënjësisht të gjitha marrëdhëniet me mjedisin në hapin e tyre të parë, marrëdhënia me mbeturinat, me plehrat që 20 e kusur vite e mbyten Shqipërinë, dolën jashtë çdo kontrolli dhe që ne kemi vendosur t’i kthejmë nga një burim ndotjeje dhe kanceri në një burim energjie’, shprehej kryeministri Edi Rama, në nisje të punimeve për impiantin që parashikohej se do të prodhonte rreth 17 250 MWh energji në vit kur të vihej në punë.
Dy vite më vonë, kryeministri bashkë me disa zyrtarë të tjerë të lartë u rikthye në Elbasan për të përuruar fillimin e punës së impiantit.
Mesditën e 18 prillit 2017, kreu i qeverisë mes qindra pjesëmarrësve inaguroi inceneratorin e Elbasanit-të parën vepër të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë në Shqipëri.

‘Nga fusha e plehrave që digjeshin në qiell të hapur e helmonin gjithë qytetin, në fushën sanitare të standardeve europiane ku mbetjet shfrytëzohen për prodhim energjie.’, theksonte kryeministri gjatë ceremonisë përuruese.
Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro dhe është më i vogli mes tre impianteve të planifikuara. Aktualisht, ky impiant është i vetmi që ka përfunduar nga tre kontratat e kushtueshme të partneritetit publik privat të qeverisë shqiptare, që po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.
Pavarësisht propagandës për teknologjinë dhe zgjidhjen që do të ofronte në përpunimin e mbetjeve, në këto gjashtë vite impianti nuk ka dhënë rezultatet e premtuara.
Të dhënat e siguruara nga Faktoje tregojnë se inceneratori është ndezur me hope duke zhbërë premtimin madhor për rilindjen mjedisore të Elbasanit që ka rritur malin me mbetje të patrajtuara.
‘Në vitin 2023 ndezja e Impiantit është realizuar në muajin Prill dhe proçesi i fikjes është realizuar në Dhjetor të vitit 2023. Aktualisht Impianti është në remont.’, i tha Faktoje kompania publike Eco-Elb që administron inceneratorin prej dhjetorit të vitit 2021 (përmes një kontrate qiraje me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK.)
Prej 21 dhjetorit të vitit të kaluar inceneratori i Elbasanit fiku turbinat dhe kaloi përsëri në remont, por kompania EcoElb nuk na dha asnjë shpjegim se çfarë e shkaktoi defektin dhe sa kushton riparimi i tij. Po ashtu, pa përgjigje mbetën edhe pyetjet se kur do të vihej në punë inceneratori dhe çfarë do të bëhet me malin e mbetjeve të patrajtuara në landfill kur të rindizen turbinat.

Prej katër muajsh të gjitha mbetjet e bashkive të qarkut Elbasan që po depozitohen në landfill nuk po trajtohen, duke krijuar një mal me plehra që po rrezikojnë një krize të re mjedisi në Elbasan.
‘Sot për sot, atje ndotja hidhet në lumin Shkumbin dhe shkon deri në detin Adriatik sepse gjithë mbetjet, rrjedhjet, shkojnë në lum sepse s’kanë asnjë mbrojtje. Pa asnjë lloj trajtimi paraprak, gropat janë mbushur dhe janë kthyer në male.’, argumenton për Faktoje Ahmet Mehmeti, ekspert i çështjeve mjedisore.
‘Një gropë e zezë financiare që u kthye në një mal të zi që është vetëm burim të këqijash.’, vijon më tej ai, duke shtuar se malet me plehra janë rrezik potencial për shpërthime zjarresh, me apo pa dashje.
Për biologun Olsi Nika situata e krijuar me mbetjet në Elbasan është një ‘Emergjencë ekologjike’.
‘Do bëhen male të tëra me mbetje, nuk do të digjen për 1001 arsye (jo nën hetim, jo korrupsioni, jo defekt, jo avari). Nuk do digjen sepse aty nuk është menduar kurrë për një proces incenerimi, aty është menduar për skemën që ka dalë nëpër media. Dhe atëherë do të bëhet emergjencë e vërtetë ekologjike.’, paralajmëron Nika nga Eco Albania.
Vitin e kaluar, impianti i Elbasanit ka pranuar nga Bashkitë e Qarkut një sasi mesatare mujore mbetjesh prej 3 936 ton në muaj, apo 47 mijë ton me mbetje.
‘Sasia mesatare ditore e mbetjeve që mbërrin në Impiant është 140 ton në ditë dhe kur Impianti është në funksion incenerohet një sasi mesatare ditore e mbetjeve prej 90 ton në ditë.’, bën të ditur kompania Eco-Elb që administron inceneratorin.
Qeveria premtonte se kur inceneratori i Elbasanit të vihej në punë, nga përpunimi i mbetjeve do të prodhohej rreth 17 250 MWh energji në vit. Por të dhënat e siguruara nga Faktoje tregojnë se sasia e energjisë së prodhuar nga inceneratori i Elbasanit në këto vite rezulton larg premtimit publik.
‘Zëvendësuan riciklimin me gënjeshtrën e prodhimit të energjisë. Pra merren fondet, por puna s’bëhet duke shkaktuar dëm shumëfish, si financiar si mjedisor.’, thotë eksperti i mjedisit Ahmet Mehmeti.
Enti Rregullator i Energjisë bën të ditur për Faktoje se vitin e kaluar centrali prodhues i përpunimit të mbetjeve urbane në Elbasan nuk ka prodhuar energji elektrike.
‘Nga raportimet e OSSH sha dhe FTL sha/ OSHEE Group sha deri më tani në ERE, rezulton se Centrali prodhues i përpunimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan i shoqërisë ‘ECO-ELB’ sh.a për vitin 2023 rezulton se nuk ka lëvruar energji elektrike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.’, pohon ERE.
Ndërsa gjatë vitit 2022, inceneratori ka lëvruar 6,792 MWh energji elektrike, sasi kjo që nuk përputhet me atë që deklaron kompania Eco-Elb që administron inceneratorin.
‘Sasia e energjisë së prodhuar përgjatë vitit 2022, është 75,9 MWh.’, i tha Eco-Elb Faktojes.

Pranë impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan jetojnë dhjetëra familje. Biseda me disa prej tyre është e vështirë. Janë të shqetësuar por njëkohësisht të frikësuar për t’i ndarë hallet e përditshme me median.
‘Si i ndezur, si i fikur për ne situata është si mos më keq. Në verë i mbyllim dritaret sepse era e plehrave bëhet e padurueshme.’, shprehet një banore e zonës, teksa drejton me gisht malin me plehra që e ka përballe me shtëpinë.
I vetmi që pranoi të fliste ishte kryeplaku i zonës. Jashar Muçin e takuam teksa punonte tokën përpara shtëpisë. Pensionisti na tregon se bashkëjetesa me inceneratorin bëhet e vështirë kur impianti është jashtë funksionit.
‘Kur impianti është i ndezur nuk kemi ndonjë problem, është pastër. Por tani është jashtë funksioni dhe shihe vet.’, thotë ai teksa biseda na ndërpritet nga një makinë me mbetje që po shkonte drejt landfillit.
‘E shikon këtë makinë që po kalon?! Këtu nuk pushojnë makinat e plehrave, ditë e natë. Vijnë nga i gjithë qarku.’, vijon më tej Muçi.
Jashari i mban mend mirë premtimet e qeverisë kur nisi puna për impiantin.
‘Do rritej punësimi në zonë, do shpëtonim nga plehrat, do prodhohej energji nga e cila do ngroheshim ne dhe do bënim sera… eh sa gjera do bëheshin po s’i shohim…’, shpotit ai në fund të bisedës./ Faktoje
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar në...
Deborah Keçi, e cila mbante postin e drejtores së Klub...
Elvin Tivari është një nga drejtorët e Erion Veliajt, ...
Rreth 5 vjet më parë një ish-punonjëse e AISM denoncoi në ...
Emili Sholla, një denoncuese nga Berati tregon për “St...
Pas 9 vitesh martesë, Rolandi e ka gjetur veten të braktis...
Rolandi është një qytetar që tregon për “Stop” në Tv Klan ...
Çështja që emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka traj...
Viti 2017 ndryshoi fatin e Artan Gaçit. Burri i deputetes ...
Në prill 2021, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamenta...
Elvin Tivari, një ish-drejtor i shitjeve në Ujësjellës...
Pak javë më parë u dogj Urgjenca e Kardiologjisë, por këto...
Më 6 tetor 2021, ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela...
Bashkia e Tiranës ka hyrë në kolaps pas arrestimeve të...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, foli pë...
Mariglen Qato është një nga drejtorët e Erion Veliaj...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...