
Erion Veliaj nuk është projekti politik individual i një djali ambicioz, të shkolluar jashtë, gojëtar dhe komunikues. Përkundrazi ai është një investimi i përbashkët politik i shumë aktorëve të fuqishëm dhe ndikues.
Dora e kuqe e MJAFT-it në fillimin e viteve '2000 u parapri nga një fushatë promovuese e paparë dhe e padëgjuar ndonjëherë më parë në Shqipëri. Gati me përmasat e një fushate elektorale, ajo përfshiu postera, fletëpalosje, media, spote, etj.
Përpjekja për nisjen e lëvizjes MJAFT dhe mbajtjen e saj të sforcuar në vëmendjen e shoqërisë kushtoi miliona dollarë të financuara nga ambasada të huaja dhe donatorë të fuqishëm. Vetëm një vit pas themelimit, MJAFT-i mori edhe një çmim prestigjioz nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, arritje që e ëndërrojnë organizata me veprimtari dhjetëra vjeçare dhe arritje reale.
Pasi krijesa artificiale "MJAFT" nuk ngjiti dhe nuk arriti të prodhonte lëvizjen e pritur shoqërore, financuesit e saj vendosën ta shndërronin në parti politike, ndonëse kjo bie ndesh me shumë nga parimet e ndihmës dhe financimit të huaj në çdo vend normal. Madje edhe në një vend anormal si Shqipëria ka patur gjithmonë ndarje midis financimeve për shoqërinë civile dhe financimeve për forcat politike. Jo në rastin e MJAFT dhe Veliajt!

Partia G99 rezultoi as më shumë dhe as më pak se një flakë kashte. U krijua me zhurmë dhe pritshmëri të lartë në 2008-ën, u financua sërish bujarisht duke i mundësuar një fushatë mediatike të ngjashme me partitë e mëdha në zgjedhjet e 2009-ës, por përfundoi me më pak se 1% të votave. Sikundër lëvizja MJAFT para saj, edhe G99 mbeti një krijesë artificiale pa të ardhme.
Ndërsa për shumë analistë dhe komentues, rezultati zhgënjyes i 2009-ës u përkthye si dështim i projektit politik "Veliaj", realiteti tregoi të kundërtën. Në vitin 2011, Veliaj e gjen veten sekretar të Partisë Socialiste duke braktisur lëvizjen dhe forcën politike për të cilat kishte investuar gati 10 vjet karrierë dhe miliona dollarë, euro, paundë, franga, etj., donatorësh "bujarë".
Vazhdimi dihet, deputet dhe ministër në 2013-ën dhe kryetar bashkie në 2015-ën. Brenda partisë socialiste dhe rilindjes i konfirmuar pothuajse pa asnjë mëdyshje si numri dy i partisë, apo duke përdorur sistemin polpotian në hierarkisë, "Vëllai Numër Dy".
Deri para pak javësh...
***
Afera e incineratorëve, afera 5D, afera e kullave dhe ndërtimeve, si dhe shumë afera të tjera më pak të njohura e kanë nxirë imazhin e Vëllait Numër Dy. Marrja në pyetje nga SPAK-u për një ditë të tërë pune është një prej treguesve më domethënës për shkarjen e tokës nën këmbë.
Borati i cili deri pak javë më parë vazhdonte nga mbronte ethshëm (sikundër ka bërë edhe me bashkëpunëtorë të tjerë të afërt me të cilët akuzohet për bashkëhajdutëri), ka hequr tashmë dorë nga mbrojtja publike.
Në kushtet kur mbështjetja politike duket e sfumuar, sot para drejtësisë shqiptare ndodhen të vetëm Erion Veliaj dhe financuesit e tij. Pyetjet që shtrohen janë:
A do ta braktisin projektin politik "Veliaj" financuesit?! A do të shkruhen ato dhjetëra milionë euro të investuara tek ky projekt si "investim i humbur"?! Apo shqiptarët do të shohin një Veliaj të ringjallur dhe të ringritur nga hiri si në 2011-ën?!

Përgjigjen e kësaj pyetje do ta japë koha, por shqiptarët duhet të kenë parasysh një gjë:
Një i vdekur nuk ringjallet dot dhe sot Veliaj është një i vdekur politik. As financuesit e vet të fuqishëm nuk mund ta risjellin atë në jetë, nëse tiranasit dhe shqiptarët qëndrojnë të vendosur në protestën e tyre të pakompromis.
Është koha që shqiptarët të dëshmojnë me forcë se e kanë flakur dhe nuk e pranojnë më me asnjë çmim projektin e dështuar politik "Veliaj"! Ndoshta ky qëndrim do të bindë edhe vetë financuesit e projekti se mungesa e skrupujve e ka një kufi...
Mëngjesi i sotëm ishte mjaft i bukur. Një diell i ngrohtë ...
Tirana DC u krijua në tetor të vitit 2020 si shoqëri a...
Për të gjithë ata që e këshillonin Edi Ramën të mos me...
Kur ishin vetëm, të rithemeluarit rrinin me gëzim posh...
Gazetari i pushtetit, Mero Baze, dje, në editorialin e...
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e V...
Shtypi ka publikuar me pesë muaj vonesë një ngjarje, e cil...
Altin Belbën, djalin tridhjetedyvjeçar nga Përrenajsi ...
Në gjithë këtë tranzicion tejet të tejzgjatur, u desh ...
Të krishterët si qytetarë të përgjegjshëm në vendin ku pun...
Qëndrimi aspak proporcional i disa ambasadorëve, mes b...
Shqipëria mbetet një vend që ofron shumë kuriozitet pë...
Në mes të vorbullës me shkrime dhe kronika limonatë pë...
Kriza dhe sfidat e mëdha të kohës që po jetojmë, në nj...
Reagimi i qytetarëve, i grupimit “Aleanca për Mbrojtje...
Fundjavën e kaluar Irani ndërmori një sulm të drejtpër...
A është çmendur, Ilir Meta, Edi Rama, apo shqiptarët vet? ...
Thuajse të gjithë partitë e reja, të cilat premtojnë t...
Ilir Meta në daljen e djeshme konfirmoi terrorin që e ka m...
Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga t...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...