Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut konfirmoi jo vetëm paprekshmërinë e autoritetit të BDI-së dhe të shqiptarëve Ali Ahmeti, por dhe me kuota të rritura elektorale.
Duket qartë se shqiptarët dinjitozë dhe patriotë janë mirënjohës për luftën çlirimtare të udhëhequr nga Ali Ahmeti që u hoqi prangat e dhunës, përçmimit, denacionalizimit, deskriminimit, shpopullimit dhe përçmimit si komunitet etnik nga falangat sllavo-maqedone për dhjetëra dekada.
Po ashtu shqiptarët dinjitozë e atdhetarë u duk qartë se ruajnë të paprekur në subkoshiencën e memorien e tyre mbi dy dekada luftë politike e strategji të mirëmenduar nga Ali Ahmeti në këtë shtet ku intervenojnë qindra influenca serbo-ruse, për të rikthyer jo vetëm autoritetin moral e lirinë e shqiptarëve, por duke avancuar në faktorizimin e tyre institucional shtetëror.
Rezultatet e sotme dhe realiteti janë të pakonceptueshme edhe në imagjinatën më të avancuar të dikujt 22 vite më parë. Por realiteti është kokëfortë dhe gjakftohtë.
Një Maqedoni dikur e dominuar nga fryma e dhuna sllave, sot është Maqedonia e Veriut që ka në qendër të metropolit të saj duke u valëvitur flamurin e kombit shqiptar dhe monumentet e Skënderbeut e Nënës Terezës.
Një Maqedoni që në këtë fillim shekulli e kishte herezi gjuhën shqipe sot ka disa universitete shqiptare ku studiojnë krenarisht të rinj e të reja nga të gjitha trevat tona etnike. E cila fantazi e kritizerëve mediokër në mos të shitur do ta mendonte se shqiptarët do përfaqësoheshin jo vetëm me deputetë dhe kryetarë komunash në të gjithë vendin, por kryetar parlamenti, kryeministër, ministra e zv/ministra të portofoleve kryesore të këtij shteti?
Siç është i saktë postulati "Liria ka emër: “UÇK", është po aq i saktë konstatimi real se kjo tablo e arritjeve të tilla të paimagjinueshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ka emër të përveçëm: “Ali Ahmeti dhe BDI". Por zgjedhjet e fundit presidenciale dhe ato parlamentare po evidentojnë një anë tjetër të Ali Ahmetit ku materializohet jo vetëm strategjia dhe nuhatja politike, por dhe ana e tij humane dhe perëndimore evropiane.
Ai duke njohur dhe vlerësuar principet njerëzore e politike të bashkekzistencës në një shtet multietnik arriti të tubojë rreth vetes parinë politike të komuniteteve pakicë me një qëndrim thellësisht demokratik me vizion të qartë euroatlantik.
Natyrisht që është e lehtë ta dizajnosh këtë histori në letra e imagjinatë, por është e vështirë ta materializosh. Dhe kalvari i vështirësive është akoma i freskët e në mos dhe sot vazhdon... Vetëm një gjeni politik, një idealist e atdhetar me kurajë të pashoq si Ali Ahmeti arriti të gërshetojë e t'i jetësojë interesat jetike e përspektive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
E gjithë kjo luftë e ky realizim epik ka ndodhur në një fushë të minuar siç vijon të jetë Maqedonia e Veriut, minuar nga nacionalizmat e influencat hegjemoniste maqedone, serbe, bullgare e greke duke pasur frymëzim antishqiptar e antishtet të dirigjuar në Kremlin.
E për paradoks e fatkeqësi kombëtare që na ndodh shpesh në histori këtij kori malinj antishqiptar i bashkohen si në kohët e fundit me ose "pa dashje", nga etja për protagonizëm dhe mitomania e egoizmi disa liderë shqipfolës si Albin Kurti apo ish-presidenti Ilir Meta (Metaj) Këto gjeste që u manifestuan në kulmin e fushatës elektorale në Maqedoninë e Veriut për ta definuar me epitetin më të lehtë janë mjerim e miopi për të mos thënë troç: Tradhti. Ndaj është rasti i vetëm sot që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të ndezin sinjalin “SOS" për të mirën e vet dhe të bashkojnë votat dhe vullnetet pranë koalicionit proeuroatlantik të Ali Ahmetit.
Reflektimet dhe dëshpërimi pas Kuvendit nuk kanë vlerë. Është rast unik, jo vetëm për shqiptarët, por për çdo komunitet që aspiron një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik të përqafojnë filozofinë e Ali Ahmetit.
Nëse do të këtë lajthitje kjo do të jetë rruga e hapur për kalin e Trojës të gatitur në Kremlin e po shalohet në Beograd jo vetëm për destabilizim, por edhe për ndarje e shkatërrim të shpejtë të këtij shteti, anëtar i NATO-s dhe aspirues potencial për t'ju bashkuar Unionit Evropian.
Shtypi ka publikuar me pesë muaj vonesë një ngjarje, e cil...
Altin Belbën, djalin tridhjetedyvjeçar nga Përrenajsi ...
Në gjithë këtë tranzicion tejet të tejzgjatur, u desh ...
Të krishterët si qytetarë të përgjegjshëm në vendin ku pun...
Qëndrimi aspak proporcional i disa ambasadorëve, mes b...
Shqipëria mbetet një vend që ofron shumë kuriozitet pë...
Në mes të vorbullës me shkrime dhe kronika limonatë pë...
Kriza dhe sfidat e mëdha të kohës që po jetojmë, në nj...
Reagimi i qytetarëve, i grupimit “Aleanca për Mbrojtje...
Fundjavën e kaluar Irani ndërmori një sulm të drejtpër...
A është çmendur, Ilir Meta, Edi Rama, apo shqiptarët vet? ...
Thuajse të gjithë partitë e reja, të cilat premtojnë t...
Ilir Meta në daljen e djeshme konfirmoi terrorin që e ka m...
Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga t...
“Një demokraci pa vlera, "kan shkrue n’ Encilklikën Centes...
Një mikesha ime që jeton në Paris më shkruan: Iren si...
Propaganda e dhunshme e Erion Veliajt na ka sjellë disa he...
Të dashur miq, këto ditëkompania botërore “Shell” pasi inv...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur kërkime...
Përpara disa kohësh kam debatuar me disa analistë në lidhj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...