LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjenocid i vërtetë u bëhet votuesve shqiptarë nga ndryshimet kushtetuese të 2008

17 Prill 2024, 16:49, Opinione Besim Ndregjoni

Gjenocid i vërtetë u bëhet votuesve shqiptarë nga ndryshimet

“Një demokraci pa vlera, "kan shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus", mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia 34 vjeçare e pluralizmit shqiptar!

Vuajmë ende hijet e tejzgjatuna të sistemit kriminal stalinian që trullosi mendjet tona”. Kështu shkruante disa vite më parë në gazetën “Panorama” Sami Repishti, një nga ata që vuajti vetë për 10 vite ferrin shqiptar të diktaturës, por që nuk reshti kurrë që të kërkojë nga shoqëria shqiptare që të guxojë të hedhë sytë nga e shkuara nën diktaturë për ta lexuar atë me gjithë tronditjen e madhe të saj.

Gjatë këtyre 34 vjetëve, politika shqiptare, vazhduese e komunizmit, tri shtylla kryesore dhe të pacenueshme të demokracise i ka shkelur dhe i ka denigruar.

Ato janë: 1.Të drejtat dhe liritë e njeriut, sidomos në fushën e së drejtës kushtetuese të të përndjekurve politikë dhe në aktet ndërkombëtare për dënimin e terrorit të shkaktuar nga diktatura. 2. Prona, pronarit të ligjshëm. 3. Vota e lirë.

Misioni i votës së lirë asht një përgjegjesi e paevitueshme për botën ku jetojmë. Këtu lind shpresa për një nji jetë që nuk është skllavëri.Me votën e lirë, të gjithë ngrihemi nalt e fitojmë betejën morale, shpresën për të gjithë ata që kërkojnë lirinë, pa lejue që fitorja e përbashkët të kthehet në tragjeditë tona individuale, si në komunizëm. Sot shqiptarët janë të djegun për liri e demokraci.

Shqiptarët janë të sigurtë që, nëse e tashmja është në duar të politikanëve, të oligarkëve të pseudopushtetit në Shqipëri, e ardhmja i takon lirisë dhe demokracisë. Partia Demokratike që mori përsipër në 90 për të i sjellë lirinë, demokracinë dhe ta bënte Shqipërinë si Europa, nuk e kreu me sukses këtë mision të madh kombëtar që kishte nevojë shoqëria poskomuniste por u zhyt në ideologjinë komuniste për pushtet duke anashkaluar parimet bazë të ndërtimit të demokracisë. Demokracia shqiptare u godit që në lindjen e sajë nga kjo klasë politike sunduese, nga mosdenimi i krimeve të diktaturës, Partia që kishte kryer krime makabre jo vetëm nuk u denua me ligjë por u bë bashkëudhtuese në pluralizëm dhe përdori tërideologjinë e gënjeshtër, ideologjinë e mashtrimit të denigrimit kundra sistemit demokratik që sa kishte lindur.

Kjo force politike ka tre dekada që mbron parardhsit e saj, xhelatët që kryen krime në dhunimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe misioni i sajë ishte marrja e pushtetin me anën e dhunës siç ndodhi me revolucjonin e 97 ku nëpërmjet bandave të krimit mori pushtetin e ashtuquajtur me “Votë” falë dhe dakortsimit të udhëheqjes së ashtuaquajtur Partia Demokratike.

Partia Demokratike erdhi si lëvizje populiste me parulla dhe dogma komuniste dhe nuk e ndërtoi filozofine e saj me program konservator, për të cilën kishte nevojë shoqëria e traumatizuar nga genocidi diktatorial enveristë. Përdorte parulla bolshevike “Poshtë komunizmi” dhe krimet e komunizmit nuk i denonte, dhe vazhdon të mos i denoi edhe sot mbas 34 vite pluralizëm politikë. Ju bashkua heshtjes së mos denimit të krimeve të komunizmit që i kishte kryer Partia e Punës që mbrohej në demokraci me ndrrimin e emrit si Parti Socialiste.

Në vitin 1997 mbasi mori pushtetin Partia Socialiste vazhdoi e qetë sundimin duke dhunuar votën e lire, duke tjetërsua pronën e ligjshme, duke dhunuar të drejtat dhe liritë e të përndjekurve politikë, dhe duke i kthyer institucjonet e shtetit në shërbim të pushtetit të sajë.

Gjykata Kushtetuese e 1997 u mbush me Gjygjtarë e Prokurorë të diktaturës që kishin kryer krime, dhe i dhuroi pushtetin PS në 2001 me vendime të Femi Avdiut ish Gjygjtari i komunizmit që kishte varun në litar Havelin shqiptar Havzi Nelën dhe kjo
gjykatë jepte mandate deputetësh me shumicë në favor të PS pa pyetur për vota.

Misionin i sajë ishte dhunimi i institucjonit të votes së lire. Dhe vota e shqiptarve ka 34 vite që denigrohet dhe përsëritet çdo pale zgjedhje se po e rregullojmë me ligjë, dhe e kanë politizuar në atë mënyrë barbare vetëm vota mos të jetë në shërbim të qytetarve por të pushtetit të dy forcave politike.

Në vitin 2005 u ndrrua pushteti, jo falë votës së lire të qytetarve, por marrveshjeve të fshehta në mes të dy forcave politike PS e PD. Goditja e dytë që ju dha Votës së lire të shqiptarve ishte marrveshja e 2008 e cila për nga përmasat ligjore është e barabartë me kushtetutën e viti 1976 të diktatorit Hoxha, kjo marrveshje e shëndrroi votën e lire jo në shërbim të popullit votues dhe konkurencës politike por në shërbim të Kryetarit të Partisë, duke shkatruar pluralizmin e duke e kthyer Kryetarin e partisë në një diktator që i mer të gjitha pushtetet dhe i përdor për të mbajtur sundimin e tij apsolut.

Jemi i vetmi komb në Europë që nuk lejojmë votën e lire dhe nuk lejojmë konkurencën dhe kemi politikan sundues prej tre dekash duke u mohuar shqiptarve lirinë, kjo klasë politike ska asnjë ndryshim me diktaturën. Të njëtët udhëheqës politike në 90, të njëtët në 2024.

Marrëveshje e 2008 u muar nga sistemi spanjoll një sistem monarkist që skishte asnjë lloj baze ligjore me sitemin republikan parlamentar siç trumbetojnë këto parti në Shqipëri. Në dekleratat publike udhëheqësit e këtyre partive e urrejnë sistemin monarkist, por kodin zgjedhor e marrin nga monarkia, kjo është“demokracia” që na sërvisin këta kryetar partish. 

Vota është ndërgjegjja e qytetarit dhe nuk ka të drejtë ta tjetërsojë atë, asnje lloj institucioni politik kushdo qoftë ai, me pushtet apo pa pushtet. Përse nuk lejohet që vota e lirë të shkojë, aty ku dëshiron e voton qytetari? Përse-të e kësaj lloj demokracie alla komuniste nuk kanë fund. 

Vota e lirë është shpirti i demokracisë. ?do deformim i saj e çon atë drejt vdekjes së sigurt. Demokracia shqiptare ndodhet sot në një lëngim të vazhdueshëm, po vuan pasojat e këtij fenomeni që riciklohet herë pas here nga ata që duan pushtet për para, e para për pushtet.

Kjo klasë politike po i shtrin çdo ditë e më shumë metastazat e veta kanceroze në jetët e shqiptarëve, duke u kthyer në një shpresvrasëse e një gijotinë ëndrrash për ta. Sot shqiptarët janë një popull në arrati, ku vetëm pamundësia për t’u larguar nga ky vend ka zëvendësuar klonin e dikurshëm të diktaturës. Shoqëria shqiptare duhet të bëjë përgjegjëse politikën shqiptare për gjëndjen e mjerueshme ku ndodhen sot shqiptarët.

Shqiptarët sot përjetojnë dhimbshëm një vdekje për së gjalli në atdheun e tyre që është kthyer në një varrezë gjigande për këdo që është i ndershëm dhe i drejtë, dhe parajsë për çdo horr e bandit, kusar e kriminel.

Ne sot jemi kthyer në një popull të pafuqishëm nga një pamundësi e detyruar për të ndryshuar këtë gjëndje ku jemi, nga deformimi i vazhdueshëm i votës dhe nga kornizat e hekurta që ka krijuar sistemi në përcaktimin e saj. Ky sistem zgjedhjesh u bë terren i favorshëm për lindjen, vegjetimin e harlisjen e pushtetit i cili sot harbon pa zot, i shpenguar në shkretëtirën saharjane të politikës shqiptare.

"Nji katastrofe, nji masaker masive, nji gjenocid i vertetë u bëhet votuesve shqiptar. Këta poitikan që mendojnë vetëm për të marr mandatin e deputetit dhe jo për të ndërtua demokracinë për të cilën vuajtën shqiptarët për 50 vite.. Katrahura politike që ngriti koken mbas shembjes se turpshme të komunizmit ashte nji plagë e rande . Shqiperia meriton ma shume se
terheqja e “karrikes” në pushtet, dhe përfitimi nga korrupsioni. Shqiperia meriton nji shtet e nji shoqeni të lire, të lire nga frika, sidomos frika qeveritare, dhe të lire nga uria, papunesia dhe varferia…. Shqiperia meriton nji sistem politik të hapet, transparent, dhe plot respekt për cdo qytetar të lire.

Shqiperia meriton nji emën që të respektohet nga bota e jashteme. Shqiperia meriton këtë respekt sepse e ka pague rande detyrën që vuni mbi shpatullat e saj nji histori e egër e imponueme mbi shqiptaret pa pelqimin e tyne. Shqiperia meriton nji të ardhme të lumtun e premtuese sepse ka derdhe gjakun si lum për liri, prone e vote të lire.

Zotrinj deputet Shqipëria ka nevojë për Votë të lire, për pluralizëm, për liri konkuruese dhe aspak për deputet që nuk denojnë krimin dhe nuk lejojnë popullin të votojë i lire. Historia do të ju denoj nqs ju i mohoni votën qytetarit . Aborgoni marrveshjen e 2008 dhe kthejani pluralizmin dhe konkurencën shqiptarve. Kjo, nuk ashte Shqiperia për të cilën kemi
luftue. Kjo nuk ashte Shqiperia demokratike , Shqiperia e qytetarit te lire për të cilën ne kemi andrrue “Mos harroni, sepse harresa ashte vdekja e jone e dytë. Mos na mohoni votën e lire, se drejtesia do të ju denoi Zotrinj Deputet!!”/CNA 

11:04 Opinione Grigels Muçollari

Gojëkyçurit

Aferat korruptive në qeveri dhe në Bashkinë e Tiranës kanë...

12:39 Opinione Ermal Mulosmani

Zhgënjimi nga demokracia

Ka një moment shumë interesant në librin "Lëkura" të shkri...

Lajmet e fundit nga