Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ka një moment shumë interesant në librin "Lëkura" të shkrimtarit Curzio Malaparte. Amerikanët mbërritën në Napoli në fund të shtatorit 1943 si fitues të luftës me gjermanët pushtues. Italianët ishin humbës të dyfishtë, si fillim u pushtuan nga Gjermania e më vonë u ndien edhe të çliruar edhe të pushtuar nga amerikanët. Ishte një ndjenjë e përzier, mes turpit si humbës të luftës, por dhe mirënjohjes, për çlirimtaro-pushtuesin e ri.
Kjo situatë krejt e pazakontë e kombinuar me varfërinë ekstreme të napolitanëve prodhoi skena që shkrimtari i përshkruan me një talent e vërtetësi mbresëlënëse në libër. Sikur të mos mjaftonte kjo situatë ambige, në qytet shpërtheu murtaja! Malaparte i kushton mjaft faqe ndikimit që pati Murtaja në shthurjen totale të napolitanëve të dorëzuar tashmë nga çdo barrierë morale.
Ja si e përshkruan shkrimtari:
“Kjo murtajë kishte një karakter diabolik pasi ajo nuk prishte trupin, por çorodiste shpirtin. Gjymtyrët mbeteshin të pacenuara mbështjellëse së mishit të pacenuar ndërsa shpirti prishej, zhbëhej”. Ndryshimi më i madh ndodhi te gratë napolitane.
Ishin të njëjtat heroina që gjatë viteve të skllavërisë dhe të luftës dhanë prova të larta dinjiteti dhe force shpirtërore, edhe më të madhe se të burrave.
Sapo ndodhi çlirimi dhe ra murtaja, gratë dorëzuan nderin e tyre si një barrë të cilën e kishin mbajtur në shpinë dhe mezi kishin pritur për ta hequr! Ato u zhgërryen në llumin e prostitucionit me një vlug të neveritshëm që të ngjallte krupën.
“Ishte aq e keqe, aq e padrejtë fuqia e molepsjes- shkruan Malaparte- saqë të shisje trupin ishte një punë për çdo lëvdatë, një provë atdhedashurie. Burra e gra, në vend të skuqeshin dukej që mburreshin për poshtërimin e vet dhe atë të përgjithshëm. Por edhe burrat nuk ishin më pak të mjerueshëm.
Me t'u molepsur, humbisnin çdo ndjenjë respekti për veten, bënin gjërat më të ulëta, poshtërsitë më të ndyra, hiqeshin zvarrë këmbadoras në baltë duke puthur këpucët e çlirimtarëve të tyre që neveriteshin nga një poshtërim i tillë i madh e i pakërkuar, jo vetëm që t'u faleshin vuajtjet dhe poshtërimet që kishin hequr gjatë viteve të skllavërisë dhe të luftës, por të pasur nderin të viheshin nën thembrën e sundimtarëve të rinj. Ata pështynin flamurin e atdheut të tyre, shisnin sheshit gruan e tyre, vajzën e tyre, nënën e tyre. Të gjitha këto i bënin, thoshin, për të shpëtuar atdheun e tyre”.
Më ka bërë veçanërisht përshtypje kjo pjesë e "Lëkura". Çfarë ndodhi që heroinat italiane që pranonin të vdisnin për të mos rënë në duar të pushtuesve gjermanë, që ruanin nderin e tyre si gjënë më të çmuar dhe luftonin me jetë për të mbrojtur dinjitetin njerëzor u shndërruan befas në robinja të vesit dhe epsheve duke përbuzur atë që kishin si gjënë më të shenjtë vetëm 1 muaj më parë?!
Malaparte ia lë këtë transformim murtajës që sipas tij godiste shpirtin më shumë se trupin. Unë mendoj se është një përpjekje dashamirëse e shkrimtarit për të përligjur shthurjen morale si pasojë e një force madhore siç ishte epidemia.
Unë mendoj se transformimi poshtërues i karaktereve njerëzore që ndodhi në italianët e atyre viteve nuk ndodhi nga murtaja, por nga zhgënjimi nga liria.
Në kohët e pushtimit gjerman morali heroik dhe entuziazmi patetik i shoqërisë frymëzonte njerëzit për të vdekur në emër të një kauze kaq të lartë si Liria. Ata prisnin te Liria fundin e vuajtjeve, destinacionin e udhëtimit tragjik të tyre. Kur ajo erdhi në trajtën e ushtarëvë amerikanë, befas italianët u ndodhën në një boshllëk total. Ata nuk kishin ç'të prisnin më, kishte mbërritur në destinacion. Një destinacion zhgënjyes plot skamje, mjerim dhe mbi të gjitha duhej të vinte me nënshtrim dhe mirënjohje. Kjo lloj gjendjeje viskoziteti emocional, ky lloj destinacioni zhgënjyes i lodhi dhe ata u lëshuan në krahët e vesit ekstrem si një formë dëshpërimi. Unë kështu mendoj.
********
E njëjta situatë me italianët e vitit '43 më duket se ka ndodhur edhe me vendet e Evropës Lindore pas ndryshimit të sistemit. Mbërritja e demokracisë ishte destinacion, pas mbërritjes aty dukej sikur "udhëtarëve" iu hoq e drejta të ankoheshin më. Tani e drejta e tyre ishte vetëm vota: autoritarizmi mori fund.
Kush ka jetuar për një kohë të gjatë në robëri apo autoritarizëm krijon një botë ëndërrash me të rënë sistemi ekzistues. Bota e re shihet idilike, e drejtë, e barabartë. Aty do të hapen dyert e parajsës. Votimi me alternativa shihej si një mrekulli që do ndryshonte jetët e varfra e të dëshpëruara të popullsisë.
Por shumë shpejt demokracisë do t’i dilte kallaji. Udhëheqësit e rinj të varfër e të papërvojë do të prodhonin një korrupsion galopant e ndarje të padrejtë të pasurisë sa popullatën do ta merrte malli shpejt për barazinë e mjerimit komunist. I gjithë ky korrupsion do të vishej me qyrkun e meritokracisë si për t’i fyer dyfish të humburit. Ata ndiheshin jo vetëm të vjedhur por edhe të poshtëruar si krijesa inferiore. Ndërrimi i Partive nuk ishte zgjidhje, thjesht ndërronin personat por me të njëjtën etje për korrupsion dhe abuzim pushteti.
Ky ishte firoja e parë nga demokracia. Por nuk është vetëm kjo.
Çdo ditë e më pak pushteti po vendoset nga votat e njerëzve. Para pak kohësh, ish Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një moment sinqeriteti, kur gazetari i tha që populli votoi për Kryeministër një tjetër e jo atë, deklaroi:
“Populli nuk voton për Kryeministrin, populli zgjedh deputetët.
Kryeministrin e zgjedhin deputetët”.
Mustafa kishte të drejtë. Populli po largohet çdo ditë nga mundësia për të zgjedhur. Krijimi i shumë partive dhe dështimi sistematik i alternativave të reja e ka rritur kofuzionin dhe besimin se vota e njerëzve do të sjellë ndonjë ndryshim. Sot fitorja e pushtetit varet nga një algoritëm shumë më i ndërlikuar sesa numërimi i thjeshtë i votave të qytetarëve. Në një botë që votohet për gjithçka, që nga missi, këngëtari, aktori, sportisti apo banori i preferuar, votuesi beson gjithnjë e më pak se vota e tij do të bëjë ndryshimin.
Maksimumi ndjesia është ajo që tha Isa Mustafa dikur: “Populli zgjedh deputetët jo Kryeministrin”. Shembuj të tillë ka sa të duash. Të gjithë e kemi parë që pas ndarjes së Partisë Demokratike shumica e votuesve opozitarë, trashëgimtarë të asaj Partie kanë shkuar në anën e non gratës. Kjo është konfirmuar në të dyja testet elektorale. Por kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që në forumet që zgjedhin Kryetarin nuk janë zbatuar proçedurat e parashikuara nga Statuti e për atë arsye nuk njihen nga Gjykata. Pra vota e njerëzve fare kollaj humbet rëndësinë. Proçedura, një nga shpikjet më të mrekullueshme të demokracisë, ka më shumë rëndësi sesa vetë shumica e padiskutueshme! Në fakt proçedura është parashikuar pikësëpari për të mundësuar fitoren e padiskutueshme të shumicës. Por kush pyet. Tashmë, pakica kërkon logon në emër të proçedurës.
Votuesi i sotëm ndihet pothuaj aq i pafuqishëm për të ndryshuar diçka sa ai i djeshmi i sistemeve autoritare. Veçse këtë radhë kjo pafuqi për ndryshim shoqërohet edhe me një dorëzim të ndjesisë për të protestuar. Nëse dikur ndjesia e konspiracionit dhe komplotit ndaj një sistemi autoritar kishte gjithë grishjen e mirëkuptimin pikërisht sepse ishte e ndaluar dhe e dënueshme, tashmë e ka humbur atë magji. Të gjithë janë të lirë të shajnë e të flasin si të duash.
Por ku do shkojnë më shumë sesa në pluralizëm demokratik?
Kjo është pyetja vrastare. Je në llucën e pafuqisë për të protestuar. Protesta jote e vetme është vota dhe ajo është e parëndësishme. Ky është një kurth i madh pikërisht sepse sistemi ku ti je është më i përparuari, është i ëndërruari.
Ku do të shkosh më tej?
Dhe votuesi dorëzohet. Nëse nuk gjen veten në demokraci do të thotë se je i paaftë. Atëherë largohu. Nuk ke pse proteston babush, nuk është shpikur ndonjë mekanizëm më i avancuar se demokracia.
Jemi në situatën e italianëve të çliruar-ushtuar nga amerikanët në Shtatorin e 43-shit. Nuk kemi të drejtë të ankohemi, jemi në destinacion. Nëse shkojmë më tej do kthehemi në autoritarizëm. Prandaj rrini aty e mos bëni zhurmë./CNA
Aferat korruptive në qeveri dhe në Bashkinë e Tiranës kanë...
Shkuarja e qetë orët e fundit e një zyrtareje të re dy...
I nderuar zoti Dumani, në raportimin që Ju bëtë përpar...
Në njëfarë mënyre, me kthimin e Kuvendit në “normalitet”, ...
Në bashkinë e Tiranës, me të njëjtën lehtësi idiote që...
4 Prilli 2024 shënon 75-vjetorin e themelimit të Aleancës ...
Nëse nuk e mbani mend, po e përsëris, SPAK u krijua pë...
Leximi i dosjes që çoi në burg tre nga drejtorët e rën...
Përulësia duhet të jetë një privilegj i veçantë i njerëzve...
Në 122 faqe vendim, GJKKO na tregoi se si SPAK-u kisht...
Nga ana formale kemi një demokraci të qëndrueshme. Nga...
Në Shqipëri sporti më popullor nuk është futbolli, por...
Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revis...
Bujqësia është sektori më i prapambetur i ekonomisë sh...
Ashtu sikurse ndodh pothuajse me çdo arrestim të SPAK,...
Është e rëndësishme të pranohet se dinjiteti i çdo ind...
Që kur rrjetet sociale janë shndërruar në një ndër pus...
Sot mbushen 32 vite nga dita e 22 marsit 1992 kur sheshi "...
Deputetët demokratë të Rithemelimit do t’i dorëzojnë k...
Një ngjarje që do të hyjë në analet e historisë si "Gjyqi ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...