Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Nga ana formale kemi një demokraci të qëndrueshme. Nga ana formale kemi 34 vite nga shpallja e pluralizmit dhe 33 vite të një jete parlamentare pluraliste.
Nga ana formale kemi zgjedhje “të lira”, liri të fjalës dhe treg të lirë.
Askush nuk e ka më frikën se një ditë do të zgjohet dhe do të shohë Shqipërinë përsëri në diktaturë dhe as do të shohë në televizione dikë, i cili do të pretendojë se vendi ka nevojë për një dorë të fortë, d.m.th. diktaturë!
Në fund të fundit, tani ka mënyra shumë më moderne dhe pa dhimbje për të minuar Demokracinë, të cilat, në mënyrë paradoksale, në një masë të madhe arrijnë të kenë edhe mbështetjen e shoqërisë.
Në kjo pikëpamje, në një farë mënyre jemi një vend vërtet demokratik. Të paktën, sa për të mos vënë në dyshim mbështjelljen formale të demokracisë parlamentare liberale.
Por demokracia nuk kufizohet vetëm në aparencën e saj. Demokracia udhëhiqet nga parime, vlera dhe kushte specifike në ushtrimin e qeverisjes që përbëjnë thelbin e saj dhe që jo domosdoshmërisht përshkruhen në dispozitat kushtetuese.
Demokracia nënkupton respektimin e rregullave të shtetit ligjor, përgjegjshmërinë e vazhdueshme të qeverisë, dialogun e vazhdueshëm me opozitën dhe shoqërinë, respektin dhe përpjekjen për të kënaqur kërkesat e shoqërisë, përballjen me argumente me opozitën, garancinë se askush nuk është mbi ligjin, përparësinë e interesit publik mbi interesat vatjake, zgjerimin e lirisë së shtypit dhe pranimi se kritikat e ashpra mediatike dhe zbulimi i skandaleve politike, ekonomike, etj, janë thelbësore për “një qeverisje të drejtë e të mirë!”
Por nëse biem dakord se këto janë aspektet thelbësore të demokracisë, atëherë llogaria nuk na del pozitive.
Sepse atëherë do të konstatojmë, ndër të tjera, se sot ekziston rreziku i cënimit dhe i shkeljes së demokracisë, madje edhe në emër të saj.
Kur, p.sh., për çdo çështje me interes imediat për vendin, mazhoranca parlamentare voton çfarë dëshiron duke menduar se vota e saj i jep një çek të bardhë për të bërë për katër vite çdo lloj politike që ajo dëshiron dhe në mënyrën që dëshiron, duke injoruar opozitën dhe zërin e saj, atëherë vështirë se mund të flasim për demokraci të vërtetë.
Aq më tepër kur kjo bën të fuqishëm jo parlamentin, si “tempullin e demokracisë”, por ata që kontrollojnë korridoret e pushtetit, lloj-lloj “eminencash gri”, këshilltarë politikë apo oligarkë, të cilët duan të na sundojnë dhe, në një masë të madhe, duket se ia kanë arritur.
Është po aq e vështirë të flitet për demokraci të vërtetë kur, p.sh., shumica parlamentare e trajton veten në mënyrë sikur për të ka veç imunitet dhe mosndëshkim ndaj çdo përpjekjeje për të hetuar përgjegjësitë penale që mund të kenë ministrat apo zyrtarët e kësaj mayhorance. Apo edhe kur shteti i së drejtës konsiderohet në varësi të interesit partiak.
As nuk është demokraci e vërtetë ajo, në të cilët mund të shikohet me mënyra nga më të ndryshmet përpjekja për manipulimin e opinionit publik, në mënyrë që të mpihen të gjitha reagimet kundërshtuese të shoqërisë.
Sikundër demokracia nuk është funksionale kur deputetët besojnë, se meqënëse Kushtetuta parashikon se (“Deputetët përfaqësojnë popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues!” - neni 70, paragrafi 1 i Kushtetutës). mund të shkelin p.sh. të gjithë legjislacionin ose pika të ndryshme. Një demokraci cilësisht e dobët dhe me moral të ulët është gjithashtu ajo në të cilën pushtetarët, në vend që t'i mbrojnë me të vërtetë institucionet, thjesht preferojnë t'i nëpërkëmbin ato, duke shpifur dhe duke folur si u do qejfi. Por, pavarësisht se sipas nenit 73, paragrafi 1 (Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit.), ka edhe penalitet moral, veç atij ligjor. (Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.) (I njëjti ligj, paragrafi 1).
Dhe gjërat mund të përkeqësohen nga mundësia që të mbizotërojë një arrogancë e pushtetit dhe një perceptim, se në thelb, llogaridhënia nuk ekziston dhe se “çdo gjë lejohet”.
Por në demokraci çdo argument ka edhe një kundërargument
Sikundër Demokracia është e brishtë edhe kur opozita është e dobët, inekzistente dhe pa busull, e kapur pas miteve të rreme e kulteve të individit dhe në vend që të reformojë veten për të qenë e besueshme për popullin dhe e gatshme të kërkojë nesër votën e të marrë pushtetin, gërryen veten në luftën brenda llojit dhe duke bërë që kështu jo vetëm t’i japë mandate të tjera qeverisëse mazhorancës, por të jetë përgjegjëse për bjerrjen e demokracisë dhe shkatërrimin e saj.
Dhe kur opozita, e cila ka nevojë për çdo votë opozitari, konsumohet në armiqësinë e brendshme “O me mua, o kundër meje!”, në mospranimin e mendimit ndryshe; në prevelimin e interesit personal për një vend në parlament nesër, atëherë kjo opozitë nuk meriton të vijë në pushtet. Dhe vendi e demokracia shkojnë vite e vite pas.
Të gjitha këto e bëjnë demokracinë një “Këmishë bosh!”. Akoma më keq, edhe “Sovranin e lënë lakuriq!”.
Duke vërtetuar faktin se në “demokracinë tonë”, thjesht zgjedhim atë që do të harrojë premtimet, do t'u shërbejë interesave, do të sillet arbitrarisht dhe nuk do të japë asnjëherë llogari.
Për disa, sigurisht, ky mund të jetë një skenar i mundshëm. Në fund të fundit, gjërat bëhen më të lehta për pseudodemokracinë kur të rinjtë, të varfrit, të paprivilegjuarit vendosin se nuk ka kuptim të votosh dhe të marrësh pjesë në jetën politike.
Për fat të mirë, ekziston gjithmonë mundësia që të gjithë ata që janë të pakënaqur dhe të zhgënjyer, ta kuptojnë fuqinë që u jep demokracia.
Dhe atëherë, të gjithë ata që investuan në pseudodemokraci, do të shemben bashkë me të!
Në Shqipëri sporti më popullor nuk është futbolli, por...
Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revis...
Bujqësia është sektori më i prapambetur i ekonomisë sh...
Ashtu sikurse ndodh pothuajse me çdo arrestim të SPAK,...
Është e rëndësishme të pranohet se dinjiteti i çdo ind...
Që kur rrjetet sociale janë shndërruar në një ndër pus...
Sot mbushen 32 vite nga dita e 22 marsit 1992 kur sheshi "...
Deputetët demokratë të Rithemelimit do t’i dorëzojnë k...
Një ngjarje që do të hyjë në analet e historisë si "Gjyqi ...
Ishte një kohë, kur kripa ishte gjëja më e çmuar mbi d...
Fjala e Kryeministrit, njëkohësisht Kryetarit të PSSH ...
Agron Gjekmarkaj është shembulli tipik i “Kolltukofagut” t...
Ka shumë pak lajme që mund të ndajmë në lidhje me tend...
Besoj të gjithëve u vjen mirë që aktiviteti parlamenta...
Nisi të krijohet në dy mandatet e para të qeverisjes s...
Tirana festoi dhe zhurmoi sot në disa arterie, dhe asg...
] Në një njoftim që nuk hidhëroi askënd, kryeministri s...
Lajmi i keq se 21 mijë të rinj dolën nga tregu i punës...
Partia Demokratike ka bërë një pakt ku ka pranuar që n...
Ju kujtohet Gazi? Ai Gazi i tmerrshëm që deklaronte s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...