Rokadë parlamentare mes demokratëve
Deputetët demokratë të Rithemelimit do t’i dorëzojnë k...

Sot mbushen 32 vite nga dita e 22 marsit 1992 kur sheshi "Skënderbej" ushtonte me thirrjet e 2 milionë shqiptarëve: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, një andërr sa e gëzueshme për mijëra familje shqiptare që e kishin paguar lirinë me gjak, me kufoma dhe që kishin besuar në idealet e tyre që dita do të vinte që të vrarët nga diktatura do të gjenin qetësi, kjo ditë ishte e trishtueshme vetëm për xhelatët e komunizmit.
Për herë të parë shqiptarët votonin të lirë. Për atë votë që kishin sakrifikuar jetën e tyre. Në sytë e përhumbur gjysmëshekulli shqiptarët shihnin gëzimin e kësaj dite, kur e djathta e masakruar, e lodhur nga gjenocidi komunist, shihte atdheun e vet drejt Evropës, drejt lirisë, drejt së ardhmes euroatlantike.
Se revolucioni antikomunist “triumfoi”
Dhe ne shqiptarët besuam në vërtetësinë e datës 22 mars 1992. Besueshmëria te Partia Demokratike nga ne antikomunistët ishte e madhe, ne besonim se do të fillonin proceset gjyqësore ndaj krimeve të komunizmit, edhe sot mbas 32 viteve kërkohet të dënohen krimet e komunizmit me ligj, kërkesë që është mbështetur edhe nga komunitetet fetare, por opozita shqiptare siç ka vepruar për 32 vite vazhdon heshtjen duke iu bashkuar partisë së diktatorit, këto krime të mos dënohen.
Do të dënohej Partia e Punës së Shqipërisë si një organizatë kriminale që kishte kryer gjenocide ndaj shqiptarëve me forcën e dhunës dhe për shkatërrimin e dokeve dhe zakoneve shekullore.
Pronarët e vërtetë do të gëzonin pronën e tyre. Që qëndrestarët antikomunistë, të shkatërruar deri në tre breza jo vetëm do të kishin trajtim njerëzor, por edhe do të ishin në bashkëqeverisjen e vendit në një sistem demokratik, për të ndërtuar Shqipërinë e re, të lirë dhe “demokratike", parulla famëkeqe “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor” u shndërrua në një angazhim total të kapjes së shtetit nga agjentët e sigurimit të shtetit dhe të priviligjuarit e diktaturës.
Kur ne prisnim të hapeshin dosjet e xhelatëve komunistë që shoqëria të njihej me krimet makabre, pushteti i ashtuquajtur “demokratik” filloi të nxjerrë dosjet e viktimave të torturuara me metoda çnjerëzore nga sigurimi i shtetit komunist. Nxorën jashtë ligjit një parti komuniste që ishte krijuar në 1991-shin, dhe duartrokitën ndërrimin e emrit të Partisë së Punës së Shqipërisë në Parti Socialiste. Vuan në zbatim ligjin 7501 që ua hiqte të drejtën pronarëve dhe ua kalonte pronësinë ish-komunistëve që e kishin shkatërruar pronën.
E quajtën “hakmarrëse” fjalën e Profesor Arrshi Pipës që kthehej në atdhe mbas 4 dekadash, kur ai deklaroi në Rinas se byroja politike dhe drejtuesi i saj, Ramiz Alia, duhet të dënohen për krime çnjerëzore që kishin ushtruar ndaj popullit shqiptar. Institucionet e shtetit demokratik u zëvendësuan me elementët më të privilegjuar të diktaturës komuniste.
Ndaj shtresës që kishte vuajtur u përdor e gjithë makineria shtetërore që ta paraqisnin dhe para ndërkombëtarëve se me këta duhet pasur kujdes se këta do të marrin "hak” dhe mbas një greve urie që zhvilluan të burgosurit politikë ata përdorën dhunën njëlloj si paraardhësit e tyre komunistë, dhe për punën e papaguar që kishin kryer në kampet e përqendrimit të Spaçit, e Qafë-Barit ata dhanë letra me vlerë, kurse për të privilegjuarit e komunizmit u privatizuan pallatet me një shumë qesharake duke i bërë pronarë të ligjshëm me nga 100 dollarë hyrjet, kurse pronarët e vërtetë i degdisën nëpër gjykata duke u lënë tapitë në duar dhe duke u pasuruar gjyqtarët e komunizmit.
Asnjë të mbijetuar të diktaturës nuk e lejuan dhe vazhdojnë të mos e lejojnë që të drejtojë institucionet shtetërore apo kushtetuese. Lufta e klasave mori përmasa “demokratike”, jo më në emër të partisë, por në emër të shtetit “demokratik”. Kur ne prisnim që xhelatët të jepnin llogari para gjygjit, ata jepni llogari sa kafe kanë harxhuar.
Kur ne prisnim të dënoheshim me ligj krimet e komunizmit, udhëheqja përdorte sloganin "Poshtë Komunizmi” dhe Partia komuniste e kthyer në socialiste trumbetonte çdo ditë se asaj po i shkeleshin të drejtat dhe liritë e njeriut, Shoqëria civile u kamuflua në një rrip transmesioni për të mbrojtur Partinë Komuniste-Socialiste. Partia Demokratike dhunonte çdo të drejtë që kishin antikomunistët duke i quajtur ekstremistë dhe me këtë veprim mbronte platformën djallëzore për të mos u dënuar me ligj diktatura komuniste.
Ne sot jemi kthyer në një popull të pafuqishëm nga një pamundësi e detyruar për të ndryshuar këtë gjendje ku jemi, nga deformimi i vazhdueshëm i votës dhe nga kornizat e hekurta që ka krijuar sistemi në përcaktimin e saj.
Me marrëveshjen e 2008 u hoq edhe pluralizmi, edhe vota e lirë. Ky sistem zgjedhjesh u bë terren i favorshëm për lindjen, vegjetimin e harlisjen e komunizmit “demokratik”, i cili sot harbon pa zot, i shpenguar në shkretëtirën sahariane të politikës shqiptare. Këtej, letërsinë na e bëjnë grafomanët, OJQ-të na i kryesojnë militantët e komunizmit, politikën banditët, ekonominë mafia, hajninë nëpunësit, mitomanët na mbahen për dijetarë, grafomanët për shkrimtarë, gazetat dhe televizionet i kemi plot me horra që mburrin veten dhe njëri-tjetrin.
“…Katrahura politike që ngriti kokën mbas shembjes së turpshme të komunizmit asht nji plagë e randë, por kalimtare. Shqipëria meriton ma shumë se tërheqja e 'karriges' në pushtet, dhe përfitimi nga korrupsioni.
Shqipëria meriton nji shtet e nji shoqni të lirë, të lirë nga frika, sidomos frika qeveritare, dhe të lirë nga uria, papunësia dhe varfëria…. Shqipëria meriton nji sistem politik të hapët, transparent, dhe plot respekt për çdo qytetar të lirë. Shqipëria meriton nji emën që të respektohet nga bota e jashtme. Shqipëria meriton këtë respekt sepse e ka pague randë detyrën që vuni mbi shpatullat e saj, nji histori e egër e imponueme mbi shqiptarët pa pëlqimin e tyne. Shqipëria meriton nji të ardhme të lumtun e premtuese sepse ka derdhë gjakun si lumë.
Por kjo përgjigje, kurdoherë që të vijë, duhet të jetë e përgjithshme, universale në kuptimin e saj. Nji përgjigje që ka përmasa thjesht personale asht “e kufizueme” dhe mohon karakterin e universalitetit të “së keqes” së madhe që quhet komunizëm.
Megjithatë, ky qytetnim që dëshirojmë, kërkon dënimin e krimit, ndëshkimin e kriminelit, dhe vendosjen e nji drejtësie që siguron barazinë për të gjithë, pa përjashtim. Këtu qëndron kyçi i pakënaqësisë së thellë që kemi të gjithë: drejtësia në Shqipëri ka dështue, krimi nuk asht dënue, e krimineli shëtit i lirë në qytetet e fshatrat tona pa frikën e përgjegjësisë për aktin e tij kriminal.
“Pushteti” i vendosun ka tradhëtue njenën nga detyrat ma themelore të qeverisjes: zbatimin e drejtësisë kundër krimit komunist. Në këtë pikë nuk ka vend diskutimi. Me lejue kriminelët komunistë të jetojnë pa dhanë llogari të krimeve monstruoze që kanë kryer në kurriz të popullit tonë, do të thotë me mohue ekzistencën e këtyne krimeve, do të thotë se nuk ka pasë rezistencë antikomuniste, nuk ka pasë të arrestuem, të torturuem, të dënuem, të internuem, nuk ka pasë mbi 10.000 të pushkatuem, që sot nuk kanë një varr.
Kjo, nuk asht Shqipëria për të cilën kemi luftue.
Kjo nuk asht Shqipëria demokratike, Shqipëria e qytetarit të lirë për të cilën ne kemi andrrue. 22 mars 2024, plot 32 vite mashtrim popullit shqiptar nga kjo klasë politike që s'ka asgjë të përbashkët me demokracinë. Sot në këtë 22 mars na vijnë në mendje thirrja e Nanës Terezë, e cila sot është e shejta Terezë kur në Rinas në vitin 1997 tha: O Zot, hiqja mallkimin tand popullit shqiptar!"
Deputetët demokratë të Rithemelimit do t’i dorëzojnë k...
Një ngjarje që do të hyjë në analet e historisë si "Gjyqi ...
Ishte një kohë, kur kripa ishte gjëja më e çmuar mbi d...
Fjala e Kryeministrit, njëkohësisht Kryetarit të PSSH ...
Agron Gjekmarkaj është shembulli tipik i “Kolltukofagut” t...
Ka shumë pak lajme që mund të ndajmë në lidhje me tend...
Besoj të gjithëve u vjen mirë që aktiviteti parlamenta...
Nisi të krijohet në dy mandatet e para të qeverisjes s...
Tirana festoi dhe zhurmoi sot në disa arterie, dhe asg...
] Në një njoftim që nuk hidhëroi askënd, kryeministri s...
Lajmi i keq se 21 mijë të rinj dolën nga tregu i punës...
Partia Demokratike ka bërë një pakt ku ka pranuar që n...
Ju kujtohet Gazi? Ai Gazi i tmerrshëm që deklaronte s...
Një hajdut ama i tipit AliBaba me emrin E kishte mbërr...
Lajmi se Zelenski, Presidenti i Ukrainës, është me ori...
Cili është mendimi i parë që ju vjen, kur dëgjoni fjal...
Një pjesë shumë e madhe e elektoratit dhe shoqërisë sh...
Nuk është njëra nga pamjet më të këndshme ajo ç’ka shikojm...
Cilido që i ka ndjekur penat më të mprehta analitike g...
Budva. Ezmerka kishte datëlindjen. Bëmë konak ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...