“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...

Nuk është njëra nga pamjet më të këndshme ajo ç’ka shikojmë sot në opozitën shqiptare. As e këndshme nuk është ajo tablo për ata, të cilët jetuan rrugëtimin e PD, besuan në një ëndërr e vizion, herë me sakrifica personale, shumë herë edhe me humbje.
Aq më tepër që PD është në gjendjen e saj më të keqe: e përçarë nga qendra dhe deri në bazë, aq e përçarë, saqë më nuk mund të bashkohet, sidomos rreth një “lideri historik”, i cili në dekadën e viteve ’90 kishte shansin të shkruante historinë për një Shqipëri demokratike e europiane, që sot është i ngujuar nga drejtësia e re në shtëpi dhe që ka dy muaj që u flet nga ballkoni ndjekësve të tij, (jo se ato që thotë me një zhurmë teatrale janë plotësisht të gabuara, por sepse pas gjithë kësaj zhurme qëndron një lider, që pretendon të konfirmojë rolin e tij drejtues dhe elementi përcaktues është se ai i referohet një partie, ose një pjese partie, që e ka mbyllur ciklin e saj.)
Një parti, intoleranca dhe arroganca e së cilës karakterizohet vetëm nga denoncimi, rrëmuja dhe sjellja tribale politike, është thjesht simptomë e një krize më të thellë.
Sepse çështja vendimtare nuk është më nëse PD (e Rithemeluar) do të jetë në gjendje të gjejë ritmin e saj, të ketë një diskutim thelbësor, të hartojë një strategji dhe të ketë një lidership me legjitimitet të konsiderueshëm. Epoka e kësaj ka kohë që ka kaluar - të paktën për ata që mund ta lexojnë realitetin pa syze partiake, prandaj fola për fundin e një epoke.
Tani çështja kryesore dhe pyetja e thelbësore është nëse PD (e Rithemeluar) mund të luajë më ndonjë rol domethënës, nëse mund të luajë vërtet një rol udhëheqës në opozitë dhe më gjerë në fraksionin progresiv të shoqërisë. Nëse mund të frymëzojë shtresat popullore dhe shtresën e mesme të goditura nga kriza, varfëria dhe shpopullimi, nga mungesa e shpresës dhe e perspektivës; t'i përfaqësojë ato, t'u ofrojë atyre një alternativë, të prodhojë ide progresiste dhe bindëse.

Nëse mund të shihet si shpresë kundrejt një qeverie, plotfuqia e dukshme e së cilës vështirë se mund të maskojë dobësinë dhe dështimin e saj real në fusha kritike për shoqërinë.
Dhe përgjigja për këtë pyetje është JO!
Rithemelimi duhet të ketë të qartë se mund të jenë një shumicë deputetësh në opozitë, edhe shumicë militantësh, por nuk është shumica e Shqipërisë. Dhe as mund të kthehet!
PD, e cila mund ta luante këtë rol, e ka mbyllur ciklin e saj. Jo me humbjen e 2023-it; në 14 maj thjesht nënvizoi një fakt, i cili prej qytetarëve që marrin pak erë nga politika dihej.
Cikli kishte filluar të mbyllej qysh në në mandatin e dytë qeverisës dhe u vërtetua në vitin 2013, kur humbja katastrofike me 1 milion votues kundër nuk shërbeu si pikë referimi apo pikënisje për ringritje e reformim, për heqjen e të gjitha peshave të së kaluarës, të cilat e mbanin peng, duke mos e lejuar të shikonte përçarjen dhe izolimin nga shoqëria.
Humbja e vitit 2017, mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore në 2019 dhe humbja në 2021, erdhën natyrshëm dhe si pasojë e mungesës së reformimit të thellë, të vërtetë që asnjëherë nuk u bë realisht.
Pastaj nga 9 shtatori i 2021 e këtej opozita ishte në një gjendje dramatike. U nda në ata dhe ne, në të shitur, të blerë e parimorë, qëndrestarë dhe luftëtarë të së drejtës dhe demokracisë, në antiamerikanë dhe proamerikanë, antiperëndimorë e properëndimorë.
Në të pashiturit e qëndrestarët u rreshtuan të gjithë humbësit e djeshëm, ca si “udhëheqës”, shumica si ushtarë, madje “udhëheqësit” në zgjedhjet e 14 majit 2023 i detyruan demokratët të votojnë për LSI-në alias PL-në.
Në këto tre vite të përçarjes së opozitës Rithemelimi nuk arriti të prodhojë dot ide, pasi nga xhaketat e vjetra asgjë e re nuk mund të vijë.
Të njëjtët njerëz në krye; të njëjtët humbës kronikë, i njëjti fjalor, i njëjti diskurs politik, i njëjti aksion politik e njëjta sjellje si parpara 30 vitesh, pa e kuptuar se shoqëria ka ndryshuar, informacioni është më i gjerë dhe se ato që i bashkuan shqiptarët në përmbysjen e komunizmit nuk janë më prioritete dhe aksione politike, sot, pas 34 vitesh.
Por Rithemelimi nuk po e kupton (megjithëse jam i bindur se shumica e dinë) se qëllimi kryesor i opozitës duhet të jetë rotacioni politik dhe jo konsolidimi i pushtetit brenda opozitës së Berishës. Opozitarët, të cilët janë përtej emrit të Berishës kërkojnë ndryshim të pushtetit pas 12 viteve në opozitë.
Edhe “bashkimi” i disa deputetëve, të cilët realisht janë shumica është thjesht një bashkim ku secili pret dhe përllogarit, është një bashkim që më shumë do heqë vota se do sjellë. Të gjithë e dinë që u afruan jo për parime, por për një vend në parlament vitin që vjen, të cilët bëjnë sikur janë dhe me Berishën, edhe me drejtësinë e re edhe me ndërkombëtarët.
Megjithëse edhe kjo është e diskutueshme, pasi nuk dihet ende nëse do të mund të kandidojnë, si do të kandidojnë e me ç’sigël do shkojnë.
Dhe, më e rëndësishmja, është se ndjekin një lider politik totalisht të izoluar nga ndërkombëtarët. Çfarëdo të bëjë opozita nën Berishën, nëse nuk gjen aleatë ndërkombëtarë, të cilët nga ballkoni i quajti “mafie”, do të vazhdojë të mbetet e pafuqishme përballë këtij pushteti. Në këtë kuptim, izolimi i thellë në të cilin ndodhet e bën formacionin politik të Berishës, të pamundur që të arrijë pushtetin. Është e vërtetë që SHBA dhe ndërkombëtarët nuk të sjellin në pushtet, por nëse je në konflikt me ta, fitimi i pushtetit bëhet i pamundur.
Prandaj për opozitën sfida mbetet edhe sot. Duket se edhe kjo vjen nga një peizazh politik më kontradiktor se kurrë. Një qeveri që gjysmën e kabinetit e të zyrtarëve i ka në burg, nën hetim nga SPAK apo në arrati dhe përsëri është shumë më e fortë se opozita politike.

Dhe, ajo që është më e çuditshme apo tragjike për opozitën sot është se është e gatshme të ulet të negociojë e të arrijë marrëveshje me PS, vetëm me pjesën tjetër të PD nuk ulet.
Megjithatë, ajo ka një opozitë sociale. E cila aktualisht është politikisht e pastrehë dhe duket se është e paorientuar. Dhe që në fakt kërkon shprehje, arsye politike dhe drejtim. Dhe që gjatë rrugës mund të japë shpërthime të vërteta shoqërore.
Shqipëria duhet të rifitojë një opozitë të djathtë dhe përparimtare, me shtyllën kurrizore dhe palcën e së djathtës së vërtetë. Në mënyrën se si shenjohen këto koncepte sot dhe jo në termat e dekadave të mëparshme. Por edhe me të njëjtin këmbëngulje se vendi ka nevojë për ndryshime të mëdha sociale që synojnë më shumë drejtësi dhe demokraci reale.
Sot kjo mund të marrë vetëm formën e formave të reja politike. Forma të afta të përfshijnë njerëzit që janë në formacionet ekzistuese të së djathtës, por pa i kopjuar dhe njëkohësisht të afta për t'u takuar me të gjithë ata njerëz, që sot nuk janë aspak të sigurt se do të shkojnë për të votuar. Forma që mund të bëjnë politikë dhe jo komunikim. Forma që bëjnë shpërthime shoqërore, forca transformimi dhe jo vetëm shpërthime sipas modelit të Gaz Bardhit apo llogjeve të satirës së Agron Gjekmarkajt dhe as revolucione të Flamur Nokës dhe as federata opozitare të Nard Ndokës, as edhe bashkime në “diversitet”.

Sepse çështja nuk shtrohet nëse një parti thjesht do të shpërbëhet. Nuk është as rasti i parë e as i fundit. Problemi është se kjo situatë funksionon si pengesë për skenën politike në tërësi, dhe për funksionimin e mirëfilltë të Demokracisë.
Le ta themi thjesht: me opozitën në situatën aktuale, qeveria do të vazhdojë të luajë pa kundërshtar, populli do të shkurajohet, ndjenja e ngërçit dhe mungesës së alternativës do të forcohet, shoqëria do të jetë pa drejtim, opozitarët do të mbeten politikisht jetimë.
Evitimi i kësaj situate është sot prioriteti kryesor dhe përgjegjësia e madhe e të gjithë atyre që i referohen mundësisë së një daljeje të djathtë dhe progresive. Brenda dhe jashtë opozitës.
Të gjithë ata që besojnë se kjo është rruga e duhur duhet të marrin përgjegjësinë që u takon. Të shkojnë përtej kufijve të tyre, obsesioneve, obsesioneve të tyre. Të guxosh të propozosh diçka dhe mbi të gjitha të marrësh përgjegjësinë për zbatimin e saj.
Përgjegjësi, të cilën historia dhe nevoja shoqërore i ngarkon dhe, pikërisht për këtë, nuk do ta shpëtojnë aq lehtë./ CNA
Cilido që i ka ndjekur penat më të mprehta analitike g...
Budva. Ezmerka kishte datëlindjen. Bëmë konak ...
“Eureka-Eureka-Eureka!” Kjo ishte britma e parë e majmuni...
Në dhjetëra lajmet e ditës mbi “dhunën” e “shtetit” nd...
Po të analizosh i shkëputur nga tirania e çastit, qoft...
Gazeta konservatore greke “Ta Nea”, shumë pranë partis...
Nato shpenzoi në Kuçovë rreth 55 milionë euro dhe sot Shqi...
Siç është bërë gjerësisht e njohur, sot, “datë 4 mars ...
Arrestimet janë gjithmonë të bujshme, por kur këto ndo...
Më në fund u pranua që ka një plan për të përdorur amnisti...
Në një botë në prag të kaosit, dhe Luftës së Madhe ku ...
Me një lojë në grup, duke nisur nga Rama i pari, Mirela Ku...
Emigracioni në vendet e Ballkanit Perëndimor është në nive...
Lexoj dëshmitë e fëmijëve që janë vënë nën akuzë për vrasj...
Siç është gjerësisht e njohur, dy ditët në vijim (28-2...
Koalicioni anti-Kurti në aksin Tiranë – Prishtinë - Te...
Sivjet, shënojmë 32 vjetorin e Referendumit të 1 dhe 2 mar...
Media të ndryshme thonë se ka zbritur nga malet, dhe ekspe...
Sigurisht e ndoqa me interes dhe përgjegjësi shtesë Konfer...
Nuk e di se si e pse, ndërsa shfletoja nja dy libra kur më...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...