Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Po të analizosh i shkëputur nga tirania e çastit, qoftë shkatërrimi i drejtësisë, qoftë normalizimi i proceseve me prova të manipuluara, qoftë banalizimi i gjykimit me urdhër politik janë, të gjitha së bashku, dëmi më i vogël i asaj që na dëshmoi çështja Beleri.
Kostoja më e madhe është debilizimi i debatit publik, në një shkallë të paimagjinueshme dhjëtë muaj më parë, kur kandidati minoritar i opozitës për bashkinë e Himarës, u burgos me akuzën për blerje votash.
Që nga ajo ditë e 12 majit e deri më sot, pesonalisht, kam marrë pjesë në dhjetra debate televizive, në emisione të ndryshme, por në asnjë, absolutisht në asnjë, nuk kam arritur të zhvilloj një bisedë normale, ku faktet konkrete që janë në dëm të të akuzuarit krahasohen me provat që ai ka në favor.
Në vend të këtij diskutimi racional jam gjendur gjithmonë përballë klithmash nacionaliste, përballë konspiracioneve me kuaj troje, përballë sfilatave dhe flamur kombëtar.
Pyetjet e thjeshta: a është burgosja e nxitur nga kërcënimi personal i Edi Ramës; a ishte dëshmitari, spiuni i paguar i policisë; a janë fallcifikuar procesverbalet e lejimit të përgjimit; a kanë vlerë provat e marra ilegalisht; pse mungojnë gjurmët e gishtave në lekët e korrupsionit; pse gjykata nuk lejoi ballafaqimin e dëshmitarëve, apo pse, tashmë i dënuari, nuk pati mundësi as ti dëgjojë as ti shikojë në sallën e gjyqit, regjistrimet për të cilat ndodhet në burg, merrnin gjithnjë përgjigje haluçinante.
Ato përmblidheshin kryesisht në tre mjegullnaja idioteske.
E para, se Fredi Beleri ishte një maskara, që ka qenë i dënuar, që ka vrarë njerëz, që na ka djegur flamurin, që i shërben rrëmbimit të trojeve të Vorio Epirit nga Greqia.
E dyta, se ka ardhur momenti që ti thyejmë hundët Athinës, se jemi bërë tashmë një shtet i fortë i NATO-s, që s’kemi pse pyetsim as për presionet e kryeministrit grek, as për mitingjet e kryebashkiakëve fqinjë në tokën tonë e as për vetot e Athinës për integrimin në BE.
E treta, se ne nuk e harrojmë genocidin ndaj çamëve, rrëmbimin akoma dhe sot të pronave të tyre, dhunimet e panumërta ndaj emigrantëve tanë, ndryshimet e detyruara të emrave, madje as faktin se Janina dhe Preveza janë tonat.
Ishte e kotë që në këtë delir dikush të thoshte se Beleri duhej të gjykohej për të gjitha akuzat e mëparshme, se e dënonte sjelljen arrogante të qeverisë helene, se e denonconte sjelljen e shtetit grek ndaj emigrantëve dhe pronat e çameve, por se asnjëra prej tyre nuk ishte pjesë e çështjes në fjalë: burgosjes me apo pa prova të kandidatit minoritar të opozitës.
Deliri i studiove televizive, ku atij që mendonte ndryshe i gjuhej me shishe uji kokës, u përhap si epidemi edhe në rrjetet sociale ku masakroheshin ata që konsumonin sufllaqe lëmoshë nga Athina, apo në biseda kafenesh, ku shoku i thoshte plot siguri shokut: “Emo mir ia bënë grekut të mutit”.
Në harkun e disa muajve, një koalicion laraman mes rilindasish të thekur, grekofobësh të vendosur dhe mbështetësish pro amerikanë të drejtësisë së re, arritën të vrasin çdo debat racional për një procedurë gjyqësore. Në mënyrë të orkestruar, fakteve ata i mbivendosën emocionet, realitetit paranojën, debatit mbi provat histerinë nacionaliste.
Prandaj e them me bindje, nga ajo që kam përjetuar si dëshmitar në studiot televizive dhe nga ajo që kam ndjekur nga ekrani, si spektator i thjeshtë, se dëmi real i procesit Beleri nuk është drama që u zhvillua pas kafazit të xhamtë ku mbahej i akuzuari, në sallën e gjyqit, por ajo që ndodhi jashtë atyre mureve.
Masakra e vërtetë është se strategjia për të debilizuar debatin publik ia doli të fitonte. Çoroditja e mundi mendimin e lirë. Kakofonia e mposhti etjen për të vërtetën.
Cilido që ka lexuar sa do pak për rënien dhe asgjesimin e demokracive e kupton lehtë se këto janë sinjale të dukshme të asaj që po ndodh. Pikërisht për këtë unë këmbëngul në faktin se “procesi Beleri”, qoftë edhe nëse dënimi i tij është 200% i padrejtë, përbën një dëm shumë më të vogël sesa ajo që ndodhi përreth tij. Pasi në një atmosferë të tillë, ku paranoja i mbivendoset realitetit edhe gjykatësit do ta kenë më të lehtë, në të ardhmen, të japin vendime pa prova.
Po ashtu edhe gazetaria do të shkojë drejt anomalisë, ku opinionet do të vrasin faktet. Pra në situata ku publiku e humb orientimin, të gjitha kundër pushtetet, mund të bien më lehtë në zgjedhën e atij politik. Kjo është drama reale e gjyqit Beleri dhe prandaj, ai mund të konsiderohet si një provë gjernerale për fazën e rrezikshme ku po hymë.
Gazeta konservatore greke “Ta Nea”, shumë pranë partis...
Nato shpenzoi në Kuçovë rreth 55 milionë euro dhe sot Shqi...
Siç është bërë gjerësisht e njohur, sot, “datë 4 mars ...
Arrestimet janë gjithmonë të bujshme, por kur këto ndo...
Më në fund u pranua që ka një plan për të përdorur amnisti...
Në një botë në prag të kaosit, dhe Luftës së Madhe ku ...
Me një lojë në grup, duke nisur nga Rama i pari, Mirela Ku...
Emigracioni në vendet e Ballkanit Perëndimor është në nive...
Lexoj dëshmitë e fëmijëve që janë vënë nën akuzë për vrasj...
Siç është gjerësisht e njohur, dy ditët në vijim (28-2...
Koalicioni anti-Kurti në aksin Tiranë – Prishtinë - Te...
Sivjet, shënojmë 32 vjetorin e Referendumit të 1 dhe 2 mar...
Media të ndryshme thonë se ka zbritur nga malet, dhe ekspe...
Sigurisht e ndoqa me interes dhe përgjegjësi shtesë Konfer...
Nuk e di se si e pse, ndërsa shfletoja nja dy libra kur më...
Dëgjoja një ditë administratorin bullafiq të një gjoja uni...
Mua më tmerron kur shumë prefesorë kanë tmerr nga tekn...
Lexova me shumë vëmendje një peticion të disa akademikëve,...
Në Devollin e punës, aty ku Dritëroi i madh nisi udhën e l...
Përse Amerika e përkrah Edi Ramën? Përse sekretari i s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...