Denoncimi: Qytetarët në radhë në Poliklinikën e Lushnjes
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër p...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër p...

Emigracioni në vendet e Ballkanit Perëndimor është në nivele të larta, por Shqipëria spikat për fluksin e madh të të larguarve në raport me popullsinë.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një analizë që publikoi së fundmi se si mund të konvergojë Ballkani Perëndimor drejt standardeve të jetesës në BE vuri në dukje se emigracioni i lartë ka si shtysë kryesore qeverisjen e keqe.
BERZH referon se sipas sondazhit të fundit të Gallup, Shqipëria ishte ndër 10 vendet e para në botë ku të paktën gjysma e popullsisë do të donte të ikte jashtë vendit gjatë 2018-2021.
“Qeverisja e dobët është një shtytës kryesor i emigrimit. Përvoja aktuale dhe e kaluar e emigracionit në Ballkanin Perëndimor ka treguar se korrupsioni ose paqëndrueshmëria politike është arsyeja më e rëndësishme për emigracionin”, vë në dukje analiza e BERZH.
Nga 13 arsyet e ofruara për emigracionin, 66.7 për qind e të anketuarve në Ballkan vlerësuan korrupsionin ose paqëndrueshmërinë politike në vendin e tyre si shumë të rëndësishëm, ndërsa 19.2 për qind e konsideruan të rëndësishëm.
Përqindja e të anketuarve që kanë zgjedhur këto dy opsione është më e lartë në mesin e atyre që emigruan në pesë vitet e fundit sesa ata që emigruan më herët. Mundësi më të mira punësimi renditen si arsyeja e dytë më e rëndësishme e emigrimit, e ndjekur nga pagat më të larta.
Rezultate të ngjashme dalin nga një studim i fundit i Këshillit Fiskal të Serbisë. Hulumtimi i tyre tregon se përmirësimi i institucioneve, duke përfshirë uljen e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit, dhe avancimin e cilësisë së shërbimeve publike si arsimi dhe kujdesi shëndetësor, mund të ulë nivelin e emigrimit në vendet e Evropës Perëndimore me 10-15 për qind, shumë më tepër se ndikimi i rritjes së nivelit të pagës mesatare.
BERZH vë në dukje se, grupi i ardhshëm i ekspertëve dhe profesionistëve në Ballkan dhe Shqipëri mund të kufizohet nga rënia e vazhdueshme e popullsisë për shkak të tendencave negative demografike veçanërisht, pasi një pjesë më e madhe e atyre me aftësi dixhitale kanë më shumë gjasa të emigrojnë.
Ka tashmë shumë të dhëna nga të gjithë rajonet e BERZH-it, përfshirë Ballkanin Perëndimor, për të sugjeruar se punëtorët me aftësi shumë të kërkuara, si TIK, po migrojnë drejt ekonomive të përparuara me një nivel më të lartë page.
Mungesa e fuqisë punëtore në sektorin e turizmit po bëhet gjithnjë e më akute dhe duhet të adresohet me praktika gjithëpërfshirëse të punësimit që rrisin nivelet e pjesëmarrjes dhe aftësitë e grupeve të nën-përfaqësuara (për shembull, të rinjtë, gratë dhe pakicat), si dhe duke rritur formalizimin e punësimit sugjeron BERZH.
Pagat po rriten me shpejtësi në sektorin e TIK-ut (midis 5 dhe 10 për qind në vit nga 2012 – 2020 kundrejt më pak se 1 për qind në BE-27), duke ulur konkurrencën e pagave në Ballkanin Perëndimor./ Revista Monitor
Lexoj dëshmitë e fëmijëve që janë vënë nën akuzë për vrasj...
Siç është gjerësisht e njohur, dy ditët në vijim (28-2...
Koalicioni anti-Kurti në aksin Tiranë – Prishtinë - Te...
Sivjet, shënojmë 32 vjetorin e Referendumit të 1 dhe 2 mar...
Media të ndryshme thonë se ka zbritur nga malet, dhe ekspe...
Sigurisht e ndoqa me interes dhe përgjegjësi shtesë Konfer...
Nuk e di se si e pse, ndërsa shfletoja nja dy libra kur më...
Dëgjoja një ditë administratorin bullafiq të një gjoja uni...
Mua më tmerron kur shumë prefesorë kanë tmerr nga tekn...
Lexova me shumë vëmendje një peticion të disa akademikëve,...
Në Devollin e punës, aty ku Dritëroi i madh nisi udhën e l...
Përse Amerika e përkrah Edi Ramën? Përse sekretari i s...
Parada e shkurtër e sekretarit të shtetit Antony Blink...
E kam ndjekur me përgjegjësi shtesë intervistën eskluzive,...
Të dashur miq, vizita e sekretarit të Departamentit të Sht...
Më shumë sesa ka vetëvrasje për shkak të ndikimeve nga...
Në PD po ndodh ajo që dukej e pamundur dy vite më parë, ku...
Një nënë e re i dha fund jetës (siç raportohet deri më tan...
Ajo që sot mendohet e pa imagjinueshme, - një ditë pa lajm...
Gjykata së fundmi lëshoi vendimet për dënimet e 2 personav...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...