Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Më shumë sesa ka vetëvrasje për shkak të ndikimeve nga aktiviteti i viktimave në “TikTok”, ka një dëshirë të madhe për të diskutuar për këto raste duke e bërë “qimen buall”.
Dëgjoj në studio tv gjoja psikologë, gjoja sociologë, që diskutojnë pa asnjë profesionalizëm për këtë platformë.
Mbi të gjitha ngatërrojnë platformën, kanalin, me përdorimin e tij.
Eshtë njësoj sikur një motorrist i dehur hipur në një Vespa të marrë përpara nja tre a katër dele të një bariu dhe fajin të mos ja vësh motoristit por Vespas!
Ose dikush të sulmojë me bisht çadre dikë dhe fajin t'ja vendosësh bishtit të çadrës sepse po të mos kishte bisht çadre nuk do ta kishin rrahur atë tjetrin me bisht çadre!
Në fakt disa ngjarje sporadike kanë qenë të dhimbshme, madje makabre, ose edhe shtazarake.
Si është puna duke parë këto raste?
Nga njëra anë ka shumë individë te ne që ndodhen në një fazë kalimtare. Nga njëra anë vijnë nga disa tradita shumë të ngurta, tradicionale, ku turpi luan një rol tepër të madh, mjedise konservatore lidhur me dashurinë, trupin, marrëdhëniet seksuale, etj., por nga ana tjetër këta individë aktualisht jetojnë në mjedise sociale liberale, jashtë një kontrolli të ngurtë familjar dhe sidomos nën impulsin e dëshirave të tyre trupore.
Prandaj, disi fshehurazi bëjnë një jetë sipas dëshirave të tyre, krejt normale fundja, dhe nga ana tjetër sigurisht nuk duan që kjo jetë personale të merret vesh nga mjedisi i tyre shoqërror ose familjar. Kanë të drejtë.
Mirëpo “TikTok”-u dhe telefoni celular me kamerën e tij, sikurse edhe rrjete të tjera sociale, i filmojnë këto çaste intime, dhe duke ditur pasojat mbi viktimën, për shantazh, partneri ose kushdo, i editojnë, postojnë pamjet filmike.
Intimja del në pazar, individualja bëhet publike.
Në këtë çast individi i prekur përjeton krizën e rëndë. I duket vetja si fajtor, i kapur “me presh në duar”, i duket vetja hipokrit, etj. Armiqtë e tij duke e ditur këtë e godasin pikërisht aty. E bëjnë edhe më shumë fajtor, e akuzojnë si pa moral, si thëngjill të mbuluar, si njeri pa din e pa iman!
Nga kjo kontradiktë ka njerëz të cilët nuk e përballojnë presionin dhe shkojnë ndofta edhe në akte ekstreme.
Pra, fajin nuk e ka “TikTok”-u por konteksti në të cilin ai përdoret. Edukata e përdorimit të tij.
Platforma përdoret në këto raste jashtë mjedisit kulturor ku ka lindur dhe ka vendin e vet.
Se me thënë të drejtën në një vend me kulturë liberale një femër që e nxjerr dikush në “TikTok” duke mbështetur kokën në kraharorin e një mashkulli me të cilin ka festuar shën Valentinin në shtrat, jo vetëm kujt nuk do t'i shkonte ndërmend ta bënte këtë idiotësi tiktokiane, jo vetëm që publiku do të ishte krejt indiferent ndaj një fotoje të tillë, por edhe personi i nxjerrë në “TikTok”, viktima, do të thoshte me zë të lartë: A ç'më çani tr*pin o idiotë!
Në PD po ndodh ajo që dukej e pamundur dy vite më parë, ku...
Një nënë e re i dha fund jetës (siç raportohet deri më tan...
Ajo që sot mendohet e pa imagjinueshme, - një ditë pa lajm...
Gjykata së fundmi lëshoi vendimet për dënimet e 2 personav...
Në një vend ku procesi i vendimmarrjes së mazhorancës ...
Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftërat dhe zg...
Të premtojnë revolucionin dhe përmbysjen e regjimit at...
Sigurisht e kam ndjekur me interes të shtuar konfirmimin e...
Intervista e ish-njeriut më të rëndësishëm të qeverisë...
Mendoja se pas atyre që tha ish-zv/kryeministri shqipt...
Shumë reagime të shkruara lexova këto ditë rreth lajmit se...
Shqiptarët nuk janë më të palumturit! I tronditur nga laj...
Në fakt kjo është një metaforë, por që dëshmon e metam...
Në PS nuk ka qetësi. Nën sipërfaqen e lëmuar të unitetit, ...
1- Tani edhe spitalet e shtetit u bënë me lekë. Ç’ka ngelu...
Big Brother sot është një programacion televiziv që ka bër...
Edhe dje, pothuajse si një muaj rresht, "non-grata " v...
Janë mbushur faqet e Web-eve me gjithfarsoj titujsh. Fillo...
Talat Xhaferri është prej nesër kryeministri shqiptar i Ma...
Thonë se çudia më e madhe në Shqipëri nuk zgjat më shu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...