Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Shqiptarët nuk janë më të palumturit!
I tronditur nga lajmi i një ankete të BERZH sipas të cilit shqiptarët nga njerëzit më të lumtur më 2006, rezultojnë njerëzit më pak të kënaqur me jetën më 2023, majmuni Kiko i shkroi një letër të gjatë BERZH dhe për dijeni Bankës Botërore, OKB-së, NATO-s dhe për dijeni edhe BE-së.
I nderuar Drejtor,
Rezultatet e anketës tuaj për lumturinë e njerëzve në rajonin e Europës Juglindore jo vetëm që deformojnë realitetin, por edhe kanë ngjallur indinjatë të thellë te popullata sidomos në Shqipëri.
Numrat mund t’i rregulloni si të doni, por faktet janë fakte. Shqipëria për dijeninë tuaj ka pritur 10 milionë turistë vetëm vitin e fundit. Shqipëria ka rritur rrogat e deputetëve dhe zyrtarëve. E ku ka popull më të lumtur se ai popull që sheh shërbëtoret e tij publik të kënaqur?! Leku, monedha shqiptare ka dërrmuar euron, ka mbytur dollarin dhe ka thërrmuar paundin britanik. Importi i bananeve nga Amerika Latine është 100 fishuar krahasuar me 2006.
Si mund të jenë shqiptarët të pa lumtur kur jetojnë në një vend me 300 ditë diell dhe me një qeveri që zgjohet dhe fle vetëm duke menduar për të mirën publike?!
A i shihni ju emigrantet afrikanë që nuk duan të shkojnë më në Lampeduza të Italsë, por në Gjader të Lezhës?
Po pensionistët italianë që kanë ardhur për të pleqëruar në Shqipëri?
Mos thellimi në shkaqet që kanë çuar në renditjen që keni bërë publike nuk ju nderon ju si institucion dhe fyen logjikën si të njerëzve ashtu edhe të inteligjencës artificiale.
E para, duhet të kuptoni se shqiptarët nuk janë si popujt e tjerë që zhyten në guackën e vet dhe nuk duan t’ia dinë se çfarë ndodh rrethe e rrotull. Për shkaqe historike, shqiptarët janë të ndjeshëm ndaj padrejtësive dhe nuk i zë gjumi përgjithçka që ndodh në botë.
Eshtë e vërtetë se më 2006 kanë qenë populli më i lumtur në rajon, por gjatë këtyre 17 viteve kanë ndodhur shumë gjëra të pa këndshme. Dhe mos harroni shqiptarët ende nuk e kanë kaluar pikëllimin dhe vuajtjen për luftën në Ukrainë. Ende nuk i janë tharë lotët për konfliktin e përgjakshëm që vijon në Gaza dhe ende nuk po flenë gjumë rehat për rreziqet që i kanosen njerëzimit nga Inteligjenca Artificiale.
Për më tepër gjatë këtyre 10 viteve të fundit, një milionë shqiptarë të lumtur, lanë atdheun vetëm e vetëm që të rrisin indeksin e lumturisë në vende depresive si Gjermania, Anglia, Italia, Greqia. Këtë kontribut kontinental të shqiptarëve nuk mund t’a mohoni me sondazhet tuaja që nuk e kemi të qartë se kush i financon.
Në raport thoni (pa u thelluar) që është dyfishuar lumturia te grekët. Po të investigoni sadopak do të shihini kontributin madhor të shqiptarëve për lumturinë e Greqisë.
Nëse nuk jeni të bindur për lumturinë që po përjetojnë shqiptarët në Shqipëri, kjo do të thotë se nuk i shikoni lajmet e televizioneve që pasqyrojnë me besnikëri realitetin. Në lajme këtu unë shoh vetëm arritje, suksese dhe mrekulli. Nuk e di ku i kanë parë lajmet ata që kanë bërë anketën, por e sigurtë është që nuk janë informuar në Shqipëri.
Ju mund të mos gjeni njerëz të qeshur në rrugë dhe sheshe, por arsyeja nuk ka lidhje me gjendjen në Shqipëri, por me turbullirën emocionale që po kalon demokracia në vendet euro-atlantike
Aq mbarë ecin punët në këtë vend, sa Kryeministri shumiën e kohës e kalon me hallet e rajonit, të BE-së dhe globit.
Në pritje të korrigjimeve eventuale të indeksit të lumturisë
Pa shumë respekt për punën tuaj
Majmuni Kiko.
Në fakt kjo është një metaforë, por që dëshmon e metam...
Në PS nuk ka qetësi. Nën sipërfaqen e lëmuar të unitetit, ...
1- Tani edhe spitalet e shtetit u bënë me lekë. Ç’ka ngelu...
Big Brother sot është një programacion televiziv që ka bër...
Edhe dje, pothuajse si një muaj rresht, "non-grata " v...
Janë mbushur faqet e Web-eve me gjithfarsoj titujsh. Fillo...
Talat Xhaferri është prej nesër kryeministri shqiptar i Ma...
Thonë se çudia më e madhe në Shqipëri nuk zgjat më shu...
Në një të ardhme të afërt operacionet në spitale do i ...
Çështja e McGonigal, afera e ish-zyrtarit të lartë ...
Deputetët e opozitës të bashkuar rreth Gazment Bardhit, du...
Dokumentat e reja, të botuara nga shqyrtimi që Zëri i ...
Me kapacitetin e ekspertit për Sigurinë Kombëtare, Raj...
Zhvillimi i inteligjencës artificiale është padyshim një k...
Sa herë vjen kjo datë, shpërthen një dhunë-zhurmë mediatik...
Shumë nga shqiptarët treguan indinjatë me presidentin për ...
Kam marrë pjesë në të gjitha votimet që janë zhvilluar...
Ajo që ndodhi sot në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj-G...
Edi Rama mund të ankohet sa të dojë lartë e poshtë, pë...
Në vitin 1989, në ekranin e vetëm shqiptar, RTSH, shik...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...