Edhe një kryeministër shqiptar në rajon
Janë mbushur faqet e Web-eve me gjithfarsoj titujsh. Fillo...

Edhe dje, pothuajse si një muaj rresht, "non-grata " vazhdon ritualin... me të njëjtën melodi e akuza pafund; pa asnjë argument... shaj të shajmë!
E dëgjojnë e hera herës edhe ata avazin; - O Sali, O hero...
Janë një grusht idealistësh që për forcë të zakonit në mes këtij të ftohti shkojnë, për të mos e lënë vetëm!
Unë po avazit... në timen domethënë: - boll i lodhe njerëzit, Bac!
Më është kthyer si një lloj zakoni tashmë; kur s’më zë gjumi i hedh hera herës ndonjë sy celularit që e mbaj ngjitur mbi komodinë...!
... mirëpo mbrëmë, si kurrë ndonjëherë shikoj se në msn tim, kishte mbërritur një e sharë "vënçe"... nga një "protestues" i Foltores; - po nga kush, se do të thoshit ju!
Më rezultonte se autori i përkiste atij ta kemi që unë edhe pse i shikoj hera herës poshtë ballkonit, sërish "i justifikoj"... madje, madje, personin në fjalë edhe e admiroj për formatin e tij intelektual!
Qesha me vete... e ashtu në errësire, nën zë po thosha; - paska nge ky të më lexojë mua..?!
Për të qenë i sinqertë i dhashë të drejtë; - e kisha shkelur unë... sidomos me atë flamë ironie të përdorur pa kriter!
Ashtu nën dritën e vetë celularit bëra ca korigjime të vogla, formulova e i dërgova edhe një biçim përgjigje!
... por më rezultoi se "foltoristi " që s’qe kënaqur... përderisa aty nga ora 9 e mëngjesit, pashë të më shfaqej emri i tij mbi celular!
Për të mos shqetësuar bashkëshorten time, kalova nga dhoma tjetër e pa e lënë të niste ai, fillova unë i pari;
- Ndjesë - i them, por ty sikur s’të shkojnë të tilla banalitete!
- Pse ty të shkojnë, mu përgjigj aty për aty Profesori...
- Ndjesë, po të them... sërish unë!
Në fakt e kam konsideruar neveri e gjithnjë i jam shmangur britmave histerike a debateve pa asnjë vlerë, veçanërisht në kontakte me intelektualë e individualitete të spikatura; përkundrazi lëshoj "pe" në mënyrë të vetëdijshme i bindur se me këtë kategori e gjen shpejt gjuhën...
- Pse kaq i ashpër me ne? - më thotë midis të tjerash ai, ndërkohë që sikur e dija, se kjo do të ishte një nga pyetjet e tij, për mua...
I përgjigjem shumë sinqerisht...
- Jam, sepse jo vetëm unë, por të gjithë shqiptarët e duan PD-në, një të tërën e jo copa copa... ndërsa ai idhulli juaj sot kërkon të shpëtojë lëkurën në emër të saj e jo se i dhimbset!
... dhe vazhdova;- ju mor i dashur Profesor, s’doni ta kuptoni se SPAK, s'merr asnjë urdhër e as që do t'ja dijë më për të, por e konsideron si autorin e vërtetë të gjendjes katastrofike të PD-së dhe asaj, zi e me zi në vendit tonë... !
Aty për aty vendosa ta heq statusin; për hir të së vërtetës, kishte teprime... si diçka pa etikë!
E në daçin të më besojne e në daçin, jo... por unë e dua PD-në, një të tërën; sepse kjo është në dobi të Shqipërisë!
Arsyeja për të cilën edhe kam reaguar e do të reagoj pa rreshtur, për sa kohë që shkaktari i gjithë të këqijave, që nga ballkoni i pallatit, luan rolin e shenjtorit..., edhe pse e ka copëtuar si mos më keq krijesën e tij të dikurshme
... krijesën e tij, apo pronën e tij;... hajde gjeje e mbushu mendjen atyre poshtë ballkonit... një grushti idealistësh të djathtë, që çuditërisht vazhdojnë të shikojnë tek ai, çlirimtarin e jo shkaktarin e dhimbjes së tyre!
Sot për sot kam reaguar disi "me butë" ndaj Rilindjes, por... "…prisni djema, prisni, se s'kini parë gjë akoma,..."!
- Dhe e dini se përse? - Sepse "roza" ka qenë e mbetet dhimbja ime...!
- si mijëra të tjerë edhe unë, kam investuar për të qysh në fillet e saj, pa asnjë rezervë... pikërisht atje, tek ajo godina e pushtuar, aktualisht nga njerëz që s’kanë asnjë ndjeshmëri ndaj saj!
Sepse e ndjeja rrezikun e së keqes që po i turrej, pa edhe kam reaguar që në ditët e para të formatimit të qeverisë Rama; në rrethe të ngushta apo edhe në shtypin e atëhershëm... dëshmi janë një sërë shkrimesh në "SOT", "TEMA ", "TELEGRAF", në rrjetet sociale, etj.
...edhe pse isha medemek "pjesë" e administratës!
Fatkeqësisht s'paskam gabuar dhe e rikonfirmoj me plot të drejtë se; - atë ç'ju ka bërë e po u bën rilindja "burimeve njerëzore" në Shqipëri, madje PS-së në radhë të parë, s’ua ka bërë as Perëndia!
Një tmerr i vërtetë; merr nga rruga e grado deputet... merr nga rruga e grado drejtor... merr nga rruga e grado ministër/ e... etj., etj.!
- Fundi?
- më shumë sesa një fatalitet!
Duzinë drejtorësh, ministrash, kryetarë bashkish, funksionarë të rëndësishëm të administratës shtetërore që tashmë i mbajnë veshët ngrehur, nga frika e SPAK-ut!
Kush ka qenë sportist apo edhe tifozët e rëndonte e dinë mirë se, kur në një "ekip" punët marrin rokopujen, s’ka më; përgjegjësia është personale... por ikën trajneri!
Shënim; - ah ç’na ka bërë ajo mbyllja e ZP, mua... e RD, ty o Elvi Fundo...!
I mbyllën, sepse nuk donin të ballafaqoheshin me zërin e socialistëve dhe demokratëve të vërtetë!
Janë mbushur faqet e Web-eve me gjithfarsoj titujsh. Fillo...
Talat Xhaferri është prej nesër kryeministri shqiptar i Ma...
Thonë se çudia më e madhe në Shqipëri nuk zgjat më shu...
Në një të ardhme të afërt operacionet në spitale do i ...
Çështja e McGonigal, afera e ish-zyrtarit të lartë ...
Deputetët e opozitës të bashkuar rreth Gazment Bardhit, du...
Dokumentat e reja, të botuara nga shqyrtimi që Zëri i ...
Me kapacitetin e ekspertit për Sigurinë Kombëtare, Raj...
Zhvillimi i inteligjencës artificiale është padyshim një k...
Sa herë vjen kjo datë, shpërthen një dhunë-zhurmë mediatik...
Shumë nga shqiptarët treguan indinjatë me presidentin për ...
Kam marrë pjesë në të gjitha votimet që janë zhvilluar...
Ajo që ndodhi sot në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj-G...
Edi Rama mund të ankohet sa të dojë lartë e poshtë, pë...
Në vitin 1989, në ekranin e vetëm shqiptar, RTSH, shik...
Në kohën kur 1+1 nuk është më e sigurt nëse bëjnë dy a...
Në regjimin e diktatorit, tej viteve 90-të, kishte dis...
Selitë kryesore diplomatike në Tiranë kanë reaguar në ...
Qekur, veziri i madh Tao i kishte mbushur mendjen Babos se...
Dikur, para shumë vitesh, nga Çmendina e Qytetit tonë u ar...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...