Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Dikur, para shumë vitesh, nga Çmendina e Qytetit tonë u arratisën 47 të çmendur. Ata u fshehën mjeshtërisht nëpër qytet dhe ishte shumë e vështirë për autoritetet dhe mjekët që t'i mblidhnin e t'i mbyllnin përsëri në Çmendinë.
Të çmendurit u bënë problem, sepse me veprimet e tyre trembnin banorët, të cilët duke mos e ditur se çfarë ishte tjetri përballë tyre ndryshuan sjelljen, gjuhën, madje edhe të ecurën. Atëherë njëri prej mjekëve përdori një marifet, si te Pinoku i Karlo Kolodit.
Ai mori një fyell dhe doli rrugëve të Qytetit duke i rënë. Pas pak u krijua një varg me të çmendurit, të cilët të joshur nga muzika e fyellit dolën nga vendet ku ishin fshehur dhe ndiqnin mjekun rrugëve të Qytetit. Pas disa orësh sorollatjeje në Qytet, treni me të çmendurit, ju drejtua Çmendinës.
Por kur hynë të gjithë në Çmendinë dhe të çmendurit u numëruan doli një problem. Nuk ishin më 47 të çmendur, por 94...
Megjithatë historia nuk përfundon këtu. Mjekët e tjerë të entusiazmuar nga arritja e kolegut të tyre, por edhe të çmendurit i kërkuan që ai të vazhdonte t’i binte fyellit! Dhe kështu ndodhi.
Ai hipi në piedestalin e mjekut, emrin e të cilit kishte marrë spitali dhe me një dorë mbahej te torolingat e statujës dhe me tjetrën vazhdonte t’i binte fyellit. Kjo vazhdoi për ditë me radhë, derisa ata që rrinin poshtë statujës u mërzitën dhe u larguan. Por tani mjekut kishte filluar t’i pëlqente t’i binte fyellit majë statujës, edhe pse poshtë nuk ishte më askush që ta dëgjonte dhe të tjerët u ishin rikthyer punëve të tyre...
Askush nuk e mori vesh se çfarë ndodhi më pas me mjekun... Disa thonë se kolegët e tij e morën një ditë të bukur dhe e mbyllur në izolim ngaqë u bezdisën dhe mërzitën shumë. Të tjerë thonë se ai ia mbathi nga çmendina dhe vazhdoi që t’i binte fyellit nëpër Qytet duke u kthyer në lolo dhe i tallur prej kalamajve. Ka të tjerë që thonë se i thirri mendjes dhe iu rikthye jetës normale.
Ka nga ata që vënë dorën në zjarr dhe thonë se e shohin të notojë në det pa pushim në dimër e në verë. Të tjerë bëjnë be e rrufe se ai iu rikthye jetës normale, ndërroi profesion dhe projektoi e ndërtoi në Qytetin tonë bunkerët e famshëm prej betoni për t’u mbrojtur e për të luftuar imperializmin anglo- amerikan.
Thuhet se ai kërkoi mobilizim të të gjithë banorëve të Qytetit, që ta ndiqnin në luftën e tij, duke survejuar gjithçka, duke anatemuar gjithçka, duke sharë gjithçka që nuk ishte siç mendonte ai. Thonë, se ai ishte i pamëshirshëm ndaj ndjenjave njerëzore, lumturisë e dashurisë në veçanti.
Por, pikërisht këtu e goditën banorët e Qytetit. Bunkerët u kthyen në vatra lirie e dashurie, pikërisht aty ku nuk i shkonte mendja projektuesit. Banorët e Qytetit i kthyen bunkerët e luftës e luftës kundër imperializmit në vende takimesh e dashurie që gjëmonin nga klithmat e kënaqësisë e orgazmat, duke mbajtur kështu gjallë shpresën për liri e demokraci.
Më vonë nga bunkerët dëgjoheshin klithmat e çlirimit të atyre që kishin ditë që ishin kaps...
Dhe, pikërisht këtë kohë, u harrua përfundimisht mjeku, që dikur mblodhi të çmendurit e Çmendinës së Qytetit tonë dhe nga dalldia u çmend edhe vetë...
Një ditë, një burrë hyri në një dyqan me gjëra antike dhe ...
Më duhet ta pranoj se më janë ngjallur shpresat. Prej...
Nuk është e habitshme aspak se si një lumë komentesh,s...
Kryeministri i Shqipërisë është i implikuar drejtpërsë...
Pretenca e prokurorëve të Kolumbias për skandalin McGo...
Zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit për “FokusTV” më tha...
Vetëvrasja me helmin fostoksinë e Bedrie Lokës, gruas,...
Në një natë magjike në fushën e futbollit, Armando Bro...
Leonardi që në mëngjes u ngul te kolltuku i salloni...
Letër që e shkruaj çdo 6 janar këtu e 26 vite I dashur Av...
Festivali i fundvitit ka më shumë se 10 ditë që ka mby...
Vetëm tragjeditë na zgjojnë, na mbajnë syçelët për tre...
Një grua 41-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve, ka rënë viktim...
“Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dh...
10 milionë turistë në 2023-shin! - shpërtheu lajmi-sih...
Një senator ka bllokuar 43 nominime të Departamentit Ameri...
Në një qytet jetonte një njeri shumë i zgjuar, gjeni. ...
Pa diskutim që pozita në Shqipëri është arrogante. Me ...
Rruga “Mustafa Matohiti”, qëkurse aty u vendos të bano...
Të dashur miq, ky vit i ri nisi me një goditje të rënd...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...