Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Pretenca e prokurorëve të Kolumbias për skandalin McGonigal, përtej atyre që dinim, i shërben një debati që e kapërcen fatin e kryeministrit të sotëm shqiptar. Deri më tani ne jemi të bindur se kjo aferë i ka shpërbyer Edi Ramës për të goditur opozitën vendase. Se për të arritur këtë qëllim, ai dhe njerëzit pranë tij korruptuan agjentin më të lartë të FBI-së në histori, që e ka tradhëtuar ndonjëherë këtë institucion. Ne kemi mësuar se në gusht 2017, Charles McGonigal i kërkoi para borxh Argon Nezës, se në shtator ai e solli të takohet me Ramën dhe menjëherë më pas, në një parkim makinash, mori plot 225 mijë USD cash. Pavarësisht se çfarë thotë propaganda në Tiranë, e përditshmja prestigjioze amerikane "New York Times" e përmblidhte mirë këtë histori kur konkludonte e agjenti i korruptuar “ndërmori hapa në dobi të politikanit Rama”. Këtu diskutimi është i mbyllur. Dhe në këtë pikë leximi i 17 faqeve të prokurorëve të Kolumbias nuk sjell ndonjë gjë të re. As ndonjë detaj që i përforcon pandehmën, si ai që, “FBI nuk ishte e binduar për provat ndaj lobistit të Bashës, Nik Muzin, por ajo e hapi hetimin nën presionin e McGonigal dhe e mbylli menjëherë sapo ky i fundit u largua nga detyra”, sërish nuk ndryshon gjë në bindjen e përgjithshme.
Por në të kundërt, aty mes rreshtave, lexohet e zeza mbi të bardhë, një konkluzion që i shërben si një gur i çmuar debatit tonë të brendëshëm. Prokurorët arrijnë në përfundimin se me të marrë paratë, Charles McGonigal, i shërbeu qëllimeve të atyre që e korruptuan dhe jo atyre të SHBA-së. Dhe ky ish-agjent arriti që falë pushtetit të tij dhe parave të marra të hapte një hetim kundër opozitës shqiptare. Ky hetim “rrodhi në media” si një shqetësim amerikan për paratë ruse që financonin PD-në. Dhe në Tiranë plasi gurguleja për linçimin e kundërshtarëve të Ramës, që frymëzohej “nga provat” amerikane. Edhe njëherë në veshët tanë ushtuan sloganet se aleatit tonë strategjik i duhet besuar qorrazi, se partneriteti me Amerikën është i pacenueshëm, se vërtetësia e fermaneve të perandorisë është e padiskutuesheme. Në lojë u shfaqën edhe njëherë të gjithë ata që bëjnë be për SHBA-në edhe kur e shpall Berishën “burrë shteti” edhe kur e etiketon si “minues të demokracisë”, edhe kur kërkon stabilitet gjatë qeverises abuzive të kryeministrit Meta, edhe kur nuk e lë të njëjtin person të demonstrojë si president me flamur amerikan, ata që i shkojnë me sy mbyllur Amerikës edhe kur Kris Hilli i hap dritën jeshile burgosjes së Fatos Nanos edhe kur këtë të fundit e presin me nderime në Shtëpi të Bardhë.
Raporti i kongresmenëve/ Ramës nuk po i ndahet hija e McGonigal
Në këtë polemikë, midis atyre që përsërisin me një idiotësi gati religjioze se Amerika nuk gabon, se ajo është e pakorruptueshme, se ajo duhet besuar verbërisht, dhe të tjerëve që këmbëngulin se çdo rast duhet shqyrtuar sipas logjikës, bindjes së brendshme dhe fakteve që kemi në dorë, pa paragjykime ekstreme inferioriteti, konkluzioni i prokurorëve të çështjes "McGonigal" vlen shumë. Sepse ai na dëshmon se si një person i korruptuar arriti të shtrëmbërojë perceptimin tonë për një Amerikë të pagabueshme. Ai arriti t'i imponojë FBI-së një hetim kundër opozitës vendase tek e cila specialistët e saj nuk besonin, përmes tij ky lajm u mor si i vërtetë nga mediat e përtej Atlantikut. Dhe falë të gjitha këtyre së bashku, shqiptarëve iu përcoll një mesazh i korruptuar, që sipas prokurorëve nuk ishte ai që i interesonte SHBA-së, por thjesht ai që donin pagatorët e McGonigalit.
Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në
Pikërisht për këtë, për faktin se na hap sytë që nga perandoria mund të mbërrijnë edhe mesazhe të blera me para në dorë, pretenca e fundit është një dokument, që duhet mbajtur mend. Madje ajo është edhe më e rëndësishme sesa debati i ditës për implikimin e kryeministrit të radhës me çështjen "McGonigal". Sepse fatkeqësisht, ata që kanë spekuluar me besimin fanatik ndaj asaj që vjen përtej oqeanit, kanë ekzistuar edhe para Ramës, janë shumëfishuar gjatë mbretërimit të tij dhe do të vazhdojnë ta bëjnë edhe kundër tij, kur ai të mos jetë më. Prandaj duhet të jemi vigjilentë ndaj atyre që aromën e parave na e shesin si erë të së vërtetës.
Zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit për “FokusTV” më tha...
Vetëvrasja me helmin fostoksinë e Bedrie Lokës, gruas,...
Në një natë magjike në fushën e futbollit, Armando Bro...
Leonardi që në mëngjes u ngul te kolltuku i salloni...
Letër që e shkruaj çdo 6 janar këtu e 26 vite I dashur Av...
Festivali i fundvitit ka më shumë se 10 ditë që ka mby...
Vetëm tragjeditë na zgjojnë, na mbajnë syçelët për tre...
Një grua 41-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve, ka rënë viktim...
“Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dh...
10 milionë turistë në 2023-shin! - shpërtheu lajmi-sih...
Një senator ka bllokuar 43 nominime të Departamentit Ameri...
Në një qytet jetonte një njeri shumë i zgjuar, gjeni. ...
Pa diskutim që pozita në Shqipëri është arrogante. Me ...
Rruga “Mustafa Matohiti”, qëkurse aty u vendos të bano...
Të dashur miq, ky vit i ri nisi me një goditje të rënd...
2023 për Shqipërinë nuk përfundoi mirë, paçka se ishte një...
Amos Oz shkruan se zakonisht tragjeditë përfundojnë në dy ...
Kurrë televizionet shqiptare nuk janë angazhuar ndonjë...
Vendimi i sotem per arrestimin e Kryetarit te opozites...
Këtu e dy vite e gjysmë po shikojmë e jetojmë jetojmë shpë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...