Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Leonardi që në mëngjes u ngul te kolltuku i sallonit dhe sytë ia nguli të shoqes, Vjosës. E ndiqte në çdo lëvizje. Edhe kur hynte e dilte nga kuzhina, edhe kur merrte pluhurat e mobilieve, edhe kur shtroi mëngjesin. Qe bërë si administrator fasonerie që nga kabina me xham vëzhgon çdo veprim të punonjëseve të tij. E sa herë Vjosa afrohej tek Frosa, te e ëma e Leonardit, ky ngrinte pak bustin mbi kolltuk e bëhej i tëri sy.
Njësoj si pantera kur sheh që aty rrotull po ushqehet një gazelë. Disa herë e shoqja e pa me çudi, po Leonardi i hodhi një vështrim të akullt sikur desh t’i thosh, hë ç’ke që çuditesh! Në fakt kishte shumë për t’u çuditur se çifti shkonte shumë mirë mes tyre. Kujtonin ndonjë zënkë nëpër mote që ishin pak, si dy re të vogla në një qiell të pastër. Edhe pse kishin 10 vite martuar, edhe pse qenë bërë me dy fëmijë ata ende hidhnin vështrime mbushur me shigjeta romantizmi.
Frosa, nëna, kishte vite që jetonte me Leonardin. Ajo kishte dhe një djalë tjetër, Ligorin. Por ai pati një jetë me plot zigzage. Qe më i vogël se Leonardi ndaj dhe u përkëdhel më shumë. Sa mbaroi të mesmen nuk ia thonte për studime.
Gaqo, babai, e futi në një kurs për elektricist. E kur besuan që ai do e kishte marrë zanatin, Ligori na qenkësh dashuruar me bastet. Kaq shumë sa pas ca muajsh në derë u shfaqën aq shumë borxhlinj sa Gaqo dhe Frosa shitën shtëpinë, shlyen detyrimet e çunit dhe trokitën te apartamenti i Leonardit, i cili sapo qe martuar.
Derën ua hapi nusja, Vjosa e qysh atë ditë ata u ndjenë atje si te djali i tyre, por edhe si te vajza e tyre. Ligori nga turpi u nis në Itali. Kur u ndanë u kërkoi prindërve falje me lot në sy e u premtoi se kurrë, po kurrë nuk do ua harronte dashurinë që ata mbollën te ai.
Por dhimbja e shitjes së shtëpisë Gaqon e vuri poshtë. Një mëngjes ai nuk u çua më nga krevati. Pësoi hemorragji cerebrale e iku ashtu siç jetoi. Pa i rënë askujt në qafë, pa kërkuar gjë prej askujt. Nga ajo ditë e këndej u lidhën më shumë Vjosa me vjehrrën. Dukeshin krejt si nëna dhe e bija. Veç qeshnin dhe ndihmonin njëra-tjetrën në punët e shtëpisë.
Ndërkohë dhe Ligori u njoh në Itali me një vajzë të bukur e të mençur. Punonin të dy, pa morën shtëpi, pa u martuan dhe lindën një gocë. Alba e quajtën. Frosa gufonte nga gëzimi, i trokiste malli e disa herë i kërkoi Ligorit t’i blinte një biletë avioni e të shkonte dhe ajo në Itali të shihte vajzën e vogël së pari, por dhe nusen e djalin.
-U bënë vite pa u çmallur, pa të mbajtur erë, -i lutej ajo.
Por Ligori e mbyllte gjithmonë skype-in me fjalët, ja edhe ca ditë e do e blej biletën, patjetër, o ma. Mos ki merak!
Kaluan disa vjet kështu, vajza në Itali shkoi në klasën e parë. Frosa po e ndjente peshën e moshës, iu bë domosdoshmëri të takonte familjen e djalit. Ama ajo kaq kish në dorë. Të tjerat s’vareshin prej saj.
Ndërsa Leonardi te kolltuku po kujtonte këto episode iu avit e ëma:
-Pse rri ngulur në kolltuk, o bir? Dil jashtë, shmpiji këmbët, mos na rri tulatur në sallon. Se ti e di, burri në shtëpi është si qimja në gjuhë.
Leonardi u ngrys më tepër, pa nga e shoqja dhe bërtiti:
-Kam një llogari për të sqaruar me gruan time!
Vjosa e kuptoi nga intonacioni që po vinte një rrebesh sherri. U afrua dhe ajo.
-Mama, po të pyes, si shkon ti me Vjosën?
-Sikur e kam çupë.
-Ka ndodhur ndonjë grindje mes jush?
-Kurrë.
-Të ka kapur për krahësh Vjosa e ka dashur të të nxjerrë nga shtëpia?
-Ç’janë këto fjalë, mor bir!
-Mama, mos gënje, mos më mashtro!-i bërtiti Leonardi e mbi pëqirin e saj hodhi një letër gjysëm të zhubravitur.
-Lexoje me zë, lexoje ta dëgjoj edhe unë, edhe Vjosa, gjoja kjo vajza jote, -u tall Leonardi.
Frosa e hapi letrën, vuri syzet dhe ia nisi:
-Biri im Ligor, më ka zënë një hall i madh me Vjosën, me nusen e Leonardit. Ajo më urren, nuk më shikon me sy, edhe kur më afron pjatën në tavolinë ma hedh sikur jam qen. Një ditë më kapi nga krahët e gati më nxorri me forcë përjashta shtëpisë. Nuk mund të rri më asnjë ditë në këtë shtëpi. Ose ndryshe do vras veten.
Leonardit sytë i nxirrnin xixa. Gati po e rrihte me vështrime Vjosën, por çuditërisht ajo qe e qetë, madje kishte shtruar edhe një buzagaz të lehtë në fytyrë.
-Ligori ma dërgoi këtë letër, gati po qante nga trishtimi djali yt, o mama! Normal se nënë të ka edhe ai. Pra ma thuaj, a e ke shkruar ti këtë letër?
-Po, unë e kam shkruar. Me dorën time. Nuk e mohoj-tha e ëma.
-Po pse thua atëherë që me Vjosën ti nuk na paske probleme?
-Se vërtet nuk kam probleme.
-Po mos më çmend tani!
-Po qe për të çmendur të çmendet Ligori, yt vëlla e im bir së pari, -mori furi Frosa.-Unë me Vjosën nuk kam asnjë, asnjë sherr. Dhe nuk do e bëja kurrë këtë letër, por
-Po pse e bëre atëhere?
-Se më tha nusja, më tha gruaja tënde, Vjosa. Ajo më shtyu ta shkruaj.
-Të tha Vjosa që të bëje letër e që në këtë letër të shaje Vjosën?!-u çudit Leonardi.
-Po, o burrë, unë i thashë.-ndërhyri Vjosa me zë të lartë.-Mamaja ka vite që do të shohë djalin, nusen dhe mbesën, por i biri gati nuk e pranon. Duke ia zgjatur ndër vite blerjen e një bilete thuajse ia ka ndaluar të shkojë mamaja atje. I ka bërë postbllok, a e kupton? Ndaj e nxita mamanë të bënte një letër sikur ajo ndjehej keq këtu dhe vetëm për fajin tim. Besoja që Ligori sa do e lexonte do të vinte vetë me vrap e do ta merrte mamanë. Madje do ta rrëmbente. Ashtu shprehet dhimbja, dashuria, lëndimi, inati, pezmi. Por ai sërish u soll si përherë, të dërgoi mbrapsht letrën sikur ishte postë që kthen një dërgesë nga që sipër është shkruar gabim adresa.
Leonardi qe bërë i kuq në fytyrë sikur e kishte përcëllua dielli i korrikut. Nxori cel nga xhepi e sa formoi dy numrat e parë ia shtrëngoi dorën e ëma.
-Bir, mos prish gjakun. Lere Ligorin në ftohtësinë e tij, në botën e tij.
-Si ta le, ai do ndëshkuar, o ma?
-Ai i ndëshkuar është. Peng do i ngelet kjo mungesë dashurie, kjo sjellje e akullt, kjo harresë ndaj nënës. Ja, e sheh këtë shenjën te krahu yt? Është e vaksinës që bëre kur ishe foshnjë. Nëpër vite ti e ke fërkuar, e ke larë e ke shpëlarë, ama nuk e ke hequr dot, atje e ke. Do largohesh nga kjo botë bashkë me atë, do e kesh me vete. Edhe braktisja e nënës le një shenjë si kjo. Sado nëpër vite t’i japësh të drejtë vetes, sado të gjesh shfajësime sërish pengu do të jetë stampuar në krahun e ndërgjegjes. Nuk të vret vërtet, ama hera-herës të cimbis, të pickon, të ther, shumë herë të bën të qash ditën apo të qash dhe në gjumë.
Kaq tha Frosa pastaj e grisi letrën, ia dha Vjosës e i tha:
-Hidhe në zjarr, o bija ime. Le të digjen, të bëhen hi këto copra bashkë me ato grindjet tona të bardha si dëbora./ CNA
Letër që e shkruaj çdo 6 janar këtu e 26 vite I dashur Av...
Festivali i fundvitit ka më shumë se 10 ditë që ka mby...
Vetëm tragjeditë na zgjojnë, na mbajnë syçelët për tre...
Një grua 41-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve, ka rënë viktim...
“Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dh...
10 milionë turistë në 2023-shin! - shpërtheu lajmi-sih...
Një senator ka bllokuar 43 nominime të Departamentit Ameri...
Në një qytet jetonte një njeri shumë i zgjuar, gjeni. ...
Pa diskutim që pozita në Shqipëri është arrogante. Me ...
Rruga “Mustafa Matohiti”, qëkurse aty u vendos të bano...
Të dashur miq, ky vit i ri nisi me një goditje të rënd...
2023 për Shqipërinë nuk përfundoi mirë, paçka se ishte një...
Amos Oz shkruan se zakonisht tragjeditë përfundojnë në dy ...
Kurrë televizionet shqiptare nuk janë angazhuar ndonjë...
Vendimi i sotem per arrestimin e Kryetarit te opozites...
Këtu e dy vite e gjysmë po shikojmë e jetojmë jetojmë shpë...
Ndërkohë që gazeta, televizione, portale, organizata d...
Këtu e dy vjet mediat vizive e të shkruara, konferencat pë...
Për një kohë të gjatë, brezi im, ai i 20- 30 vjeçarëve...
Mos harroni, më të ligjtë që na kanë sunduar kan...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...