Nga Ardi Stefa/ Kërkohet opozitë
Nuk jam i majtë, por më vjen ndër mend një shprehje e ...

Mos harroni, më të ligjtë që na kanë sunduar kanë qenë pushtuesit, të ligjtë që na sundojnë nga 1944 e deri sot, janë tanët, por më të këqinj se pushtuesit.
E këta që na kanë sunduar kanë bërë gjithë sa kanë mundur që të na tjetërsojnë e zhbëjnë krakterin, integritetin, kulturën, formësimin, botëkuptimin dhe qenësinë tonë si njerëz e qytetarë, e gjysmën prej nesh e kanë përzënë nga Shqipëria dhe gjysmën tjetër e kanë marrë peng në Shqipëri.
Përveçse kanë detyruar gjysmën prej nesh të ikim nga Shqipëria, këtë gjysmën tjetër që jeton këtu e kanë kthyer në njerëz të cilët janë turistë në jetën e tyre.
Çfarë do të thotë të të kthejnë në “turist në jetën tënde”?
Do të thotë se ti jeton por nuk e zotëron më jetën tënde.
Do të thotë se ti e jeton jetën tënde si vizitor i jetës tënde.
Ti rron por nuk jeton, ti përjeton por nuk jeton, ti mbledh grimca jetësore me ngjarje që të ndodhin por je me jetë që ti zhvillon.
Nuk ka gjë më të keqe sesa të të kthejnë në “turist në jetën tënde”.
Kur je “turist në jetën tënde” ti jeton për sytë e botës, si jeton me opinione, ndikohesh e përkufizohesh e përkufizon me opinione, nuk merr vendime, nuk mendon, nuk guxon, nuk beson, nuk ke bindje, por je vetëm ndjekës dhe ankimtar i mllefosur.
Ndjekësia dhe ankimtaria janë dy cilësitë bazë të turistit.
Turisti viziton përkohësisht vende dhe ose bën foto ngado e kudo plot admirim si ndjekës, ose ankohet për gjithçka.
Edhe ne si qytetarë që jemi kthyer në “turistë në jetët tona”, kështu jemi shndërruar, njëkohësisht edhe ndjekës të të famshmëve, të pasurve dhe të fuqishmëve e të pushtetshmëve a të fortëve, edhe ankimtarë të zymtë për gjithçka bëjmë e shohim a na ndodh përreth.
Nuk ka gjë më fundore tek e liga sesa moszotërimi i jetës tënde.
Pa prona mund të jesh, pa pasuri mund të jesh, pa të mira materiale e pa sende mund të jesh, por të mos zotërosh dot jetën tënde, e ta jetosh jetën tënde si qeraxhi e vizitor brenda trupit tënd, kjo është katastrofike.
Të jesh “turist në jetën tënde” thua: unë nuk ngatërrohem me politikë, sepse “vizitor” jam, çmë duhet xhanëm.
Të jesh “turist në jetën tënde” nuk lufton e as përpiqesh për ndryshimin, sepse “vizitor” je e kësisoj ndryshimin duhet ta bëjë dikush tjetër.
Të jesh “turist në jetën tënde” u kërkon llogari të gjithëve e sillesh plot pezm e zemëratë me të gjithë duke komentuar e sharë gjithëkënd, se të duket si sjellje normale turisti kjo që meqë “je me pushime në jetën tënde”, ta kanë fajin të tjerët pse spo ia kaloj mirë.
E në listën e gjatë të problematikave që vijnë nga qytetari “turist në jetën e tij”, gjëja më e keqe është ndjesia se çdo ditë ky lloj qytetari e jeton si kalendar ku ai ka të shkruar datën e mbërritjes dhe e kalon çdo sekondë si kohë e falur në pritje të datës së ikjes.
Dhe këtu mbyllet cikli, e shoqëria ngec.
Shoqëria nuk bën më as hapa pas e as para, por ngec.
Asgjë nuk e lëviz nga vendi, një shoqëri me qytetarë “turistë në jetën e tyre”.
Dhe mos u keqkuptoni me termin turist, se turist është edhe ai pushuesi i varfër që shkon në plazh me bukë me domate me vete…
Turisti mund të jetë i varfër dhe i pasur, mund të jetë i rëndësishëm apo i parëndësishëm, i shtresave të larta apo të ulëta.
Por turisti është vizitor e jo zotërues.
Ky është koncepti.
Dhe shoqëritë ndryshojnë kur ka qytetarë që marrin në duart e tyre dhe zotërojnë më së pari vetet e tyre dhe jetët e tyre.
Nuk jam i majtë, por më vjen ndër mend një shprehje e ...
Sot Erion Veliaj refuzoi të merrte pjesë në mbledhjen e po...
Në ditët e errëta të sundimit gati total të Berishës, sido...
Edhe Putini ka arrestuar kryetarin e opozitës! Nesër ...
Sot me praninë tuaj në këtë takim shënoni atë ngjarje ...
Ajo është vetëm një. Kjo kohë politike është pritja e ...
Unë nuk mund të hesht për Elton Qynon sepse kam te ngu...
Të dashur miq, muaj më parë dëshmitë tronditëse, por j...
SPAK dhe kuvendi po bashkëpunojnë për ti dhënë fund pr...
Netflix, gjigandi i transmetimit të filmave dhe serial...
Lajm i madh sonte është vendimi i Këshillit Europian q...
Lufta mes Greqisë dhe Shqipërisë s’është për 5 mijë lekësh...
Një term i huazuar në titull, “gjakderdhja” financiare...
Paraprakisht, për të evituar spekulimet me titullin, më du...
Pol Baumer, personazhi qendror në kryeveprën e Remarku...
Dy festa në 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokr...
A ia vlen të shkruash një libër për ngjarjet e Dhjetor...
Shprehja në titull është përgjigjja e Benjamin Frankli...
Gazetari Mero Baze, në portalin e tij “Tema” ka publik...
SPAK duket që është në aksion. Deri këtu biem të gjith...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...