
Edhe Putini ka arrestuar kryetarin e opozitës!
Nesër do jetë një ditë e errët për shtetin dhe demokracinë e vendit.
Kërkesa për arrestimin e Kryetarit të opozitës së vendit, të ish Presidentit, ish- Kryeministrit Sali Berisha , pas 12 vitesh nga largimi i tij si ish kryeministër është gjëja më absurde dhe e rrezikshme për pluralizmin shqiptar.
Dhe kjo kjo turpëron një shoqëri..
Paradoksi është, se për Kryetarin e opozitës kanë shpikur prej 3 vitesh një dosje ,që nuk ka as cështje as prova. Dhe për të vazhduar me paradoksin, procesi është nisur nga Taulant Balla, anëtar i qeverisë aktuale.
Dhe vetëm ky fakt do mjaftonte për të kuptuar se procesi është politik.
Por ky proces do turperojë shtetin tonë,edhe për faktin se disa hetues i kanë marrë pushtetin Parlamentit , dhe kjo është një këmbanë e fortë.
Ky proces ka filluar dhe po mbyllet me disa standarte.
(E kur në një proces levizet me disa standarte , procesi është politik.)
Një standart për pushtetarët si rasti Tahiri , kur Kuvendi i jep leje Spakut për heqjen e lirisë të lëvizjes dhe një tjetër për armikun Sali Berisha , kur hetuesia hyn në fushën e lojës politike, dhe brutalisht dhunon Kushtetutën si në vendet autokratike, pa lejen e Parlamentit.
Paradoksi dhe rrezikshmeria replikohet kur hetuesia kërkon nga Kuvendi të ligjërojë dhunimin e tij të Kushtetutës duke shtuar masat shtërnguese për Kryetarin e opozitës.
Kryetari i opozitës zoti Sali Berisha është njeriu që ka udhëhequr lëvizjen demokratike, që ka futur vendin në Këshillin e Europës, që ka firmosur stabilizim Asocimin, që ka futur vendinne Nato, që ka liberalizuat vizat, etj.
Gjatë këtyre 3 dekadave ka patur disa Kryeministra, e pushtetarë . Ndër të gjithë ata, zoti Berisha ka qenë dhe është njeriu më serioz në raport me ligjin dhe shtetin.
E këtë e thojnë edhe kundërshtarët e tij në biseda kur nuk janë në televizor.
Pushteti kërkon arrestimin e kryetarit të opozitës zotit Sali Berisha vetëm për një arsye:
Për t’i mbyllur gojën, që ai të mos ketë mundësi të ngrihet kundra skandaleve e korrupsionit të frikshëm; që ai të mos ketë mundësi të mbrojë të drejtat e liritë e qytetarëve; që ai të hesht për plakjen e shoqërisë sonë nga largimi i shqiptarëve; që ai të mos ngrihet më kundra bandave e organizatave kriminale që sundojnë kudo.
Unë nuk njoh një politikan në 30 vitë, që të ketë patur kurajon si Sali Berisha për t’u ngritur kundër krimit e organizatave të frikshme kriminale.
Unë nuk njoh një tjëtër që të ketë bërë beteja të pamundura si ai.
Sali Berisha nuk është i pa gabueshëm.
Por asnjë nuk ka luftuar për interesin publik si ai.
Të kërkosh të arrestosh Kryetarin e opozitës sepse para 20 viteve ka bërë një ligj për ish pronarët është në kufijt e të pabesueshmes.
Ai fitoi zgjedhjet e 2005 me atë program.
Ky nuk është vetëm paradoksi që të lë pa fjalë, ky është precedenti i tmerrshëm i një rreziku potencial, qe i vërvitet Shqipërisë në emër të anti korrupsionit, ( me “zero prova”)në një kohë kur pushteti është kalbur nga skandalet e pandalshme me dëme të pa llogaritshme për vendin. (e vetëm gërvishet nga “ drejtësia e re”.)
Sali Berisha është politikani që ka mbrojtur me fort se kushdo cështjen kombëtare.
Sali Berisha është i vetmi politikan që i kërkohet heqja e imunitetit për herë të dytë.
I vetmi lider, që është rrëzuar me dhunë nga pushteti dhe ka ardhur në pushtet me votë.
Kryeministri Berisha, ky burrë shteti sic ka thënë një ambasador amerikan ka dhënë dorëheqjen si kryetar partie,kur ka humbur zgjedhjet. I vetmi politikan mbi të cilin janë hedhur bomba, grushte e plumba, e përsëri nuk është dorëzuar.
I vetmi kryetar partie që hyn në zgjedhje pa vulë e pa emër e merr mbi gjysëm milion vota personale.
Edhe pse është 80 vjec është politikani më energjik, më i vendosur në misionin si kryetar opozite, sa turpëron cdo politikan e deputet të ri e të vjetër , sepse thote të vërteta të forta që shumë i dijnë por askush nuk i thotë.
E për këtë ai do martirizohet.
Si shoqëri ne kemi nevojë të reflektojmë me vehten tonë.
Në 100 vitet e fundit janë pushkatuar dhe arrestuar shumica e Kryeministrave tonë.
Po ashtu , janë ekzekutuar, arrestuar apo internuar pothuaj të gjithë firmëtarët e Aktit të Pavarësisë.
Historia jonë është sa e dhimbshme po aq dhe e padrejtë.
Histori fatale!
E megjithatë kjo ndodhte kur ishte kohë lufte apo diktaturë.
Kjo e sotmja po ndodh ne një vend të Natos.
Po, nëse kërkojnë sot arrestimin e kryetarit të opozitës për arsye politike-
Cfarë i mbetet kësaj demonracisë sonë të shkrete?
Kush do guxojë më të ngrihet për të drejtat e njeriut;
Kush do sakrifikontë më të bënte opozitë të fuqishme si ajo e Berishës;
Kush do kishte me kurajo të përmendte me emër e mbiemër kriminelët e frikshëm.
Cfarë do i bëjnë pas kësaj një qytetari të thjeshtë nëse në nuk reagojmë!
Ndoshta Kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Sali Berisha nuk i vjen keq për vehten e tij që po martirizohet, por vendi jonë nuk ka nevojë për martirë.
Nesër jemi zyrtarisht një vend me kryetarin e opozitës të arrestuar.
Njëlloj si në Rusi!
Sot me praninë tuaj në këtë takim shënoni atë ngjarje ...
Ajo është vetëm një. Kjo kohë politike është pritja e ...
Unë nuk mund të hesht për Elton Qynon sepse kam te ngu...
Të dashur miq, muaj më parë dëshmitë tronditëse, por j...
SPAK dhe kuvendi po bashkëpunojnë për ti dhënë fund pr...
Netflix, gjigandi i transmetimit të filmave dhe serial...
Lajm i madh sonte është vendimi i Këshillit Europian q...
Lufta mes Greqisë dhe Shqipërisë s’është për 5 mijë lekësh...
Një term i huazuar në titull, “gjakderdhja” financiare...
Paraprakisht, për të evituar spekulimet me titullin, më du...
Pol Baumer, personazhi qendror në kryeveprën e Remarku...
Dy festa në 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokr...
A ia vlen të shkruash një libër për ngjarjet e Dhjetor...
Shprehja në titull është përgjigjja e Benjamin Frankli...
Gazetari Mero Baze, në portalin e tij “Tema” ka publik...
SPAK duket që është në aksion. Deri këtu biem të gjith...
Qesharakëzimi i SPAK për të goditur dallkaukët e vegjë...
Shtatë studio televizive ndoqa mbrëmë, të gjitha merre...
Gazetari- reporter Deputët e opozitës vijuan protestë...
Çdo fillim dhjetori, unë si njëri nga ata që pata fatin un...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...