Topalli: Ditë e errët për shtetin! Pushteti i kalbur nga skandalet, nesër kryetari i opozitës arrestohet
Edhe Putini ka arrestuar kryetarin e opozitës! Nesër ...

Në ditët e errëta të sundimit gati total të Berishës, sidomos pas 21 janarit, tragjedisë së Gërdecit, vjedhjes spektakolare të mandatit të Bashës për Tiranën, të shumtë kanë qenë ata që kanë shpresuar se do vinte një ditë, kur drejtësia e lirë dhe e pavarur e këtij vendi do ta detyronte Saliun të përgjigjej para saj. Imagjinatës idealiste për drejtësi, veç këtyre ngjarjeve të fillim shekullit, i shtoheshin edhe ato të mandatit të parë si president, që nga burgosja politike e Fatos Nanos, zhdukja e Remzi Hoxhës e deri tek urdhrat për dërgimin e ushtrisë kundër protestuesve në jug të vendit, gjatë vitit të tmerrshëm, ‘97.
Më në fund, dita e arrestimit të tij erdhi, por jo ajo e një procesi të drejtë dhe të ndërshëm.
Që ai të qe i tillë kërkohej që parlamenti, ti’a kish hequr imunitetim përmes një seance solemne dhe serioze, me detyrimin për ta dëgjuar të akuzuarin dhe për të debatuar rreth tij. Mbledhja surrogato 5 minutëshe, në një sallë të mbushur me gardistë ishte një turp.
Që ai të ishte i tillë do të duhej që SPAK mos i dredhonte përmes kalkulimesh perverse detyrimit ligjor për të kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit pa paraqitur prova.
Që ai të ishte i tillë, Gjykata Kushtetuese nuk duhej të zbythej përpara trysnisë së pushtetit, por të respektonte esencën e ekzistencës së saj. Prej saj pritej të vendoste, nëse kleçka nga e cila nisi e gjithë kjo zallamahi, pra interpretimi nëse detyrimi për paraqitje dhe kufizimi i mos daljes jashtë, konsiderohen apo jo, heqje e lirisë së deputetit.
Që ai të ishte i tillë, gjykatësja Irena Gjoka, e shkarkuar nga ish presidenti Berisha, nuk do duhej të kish qenë në konflikt interesi.
Që ai të ishte i tillë, GJKO nuk mund të caktonte avokat kryesisht, dy karagjozë militantë të rilindjes, që e kishin shpallur ende pa ndodhur, arrestimin e Berishës dhe skadimin e epokës së tij.
Pra, po të bëjmë një bilanc të asaj që ka ngjarë këto dy muaj, Berisha po arrestohet, si pasojë e një zinxhiri shkeljesh, pasaktësish, tërheqjesh dhe përkimesh fatkeqe. Ai po goditet, pa pasur mundësinë e një seance të denjë parlamenti; nën tredhjen e gjykatësve të kushtetues për të dhënë vendim; me një SPAK që e interpreton ligjin në dëm të të hetuarit; me një GJKKO që nuk kujdeset të mos jetë në konflikt interesi; me avokatë të vendosur kryesisht që e duan të prangosur klientin që supozohet të mbrojnë.
Pyetja që shtrohet është: a mund të goditet një ish president dhe kryeministër, aq më tepër lideri aktual i opozitës, përmes procedurash dhe vendimesh kaq të dyshimta dhe të diskutueshme? A mund të ndodhë kjo pa një kordinim mes njërëzve të politikës dhe drejtësisë, që “si rastësisht” përkuan të zhvillojnë procese gjysmake dhe plot gropa?
Çdo variant i përgjigjes së këtyre dilemave i forcon dyshimet për një farsë të ngritur politikisht. Për një gjueti shtrigash që ndëshkon personin pa bërë drejtësi.
Që gjykimi i Berishës të ishte bindës, i drejtë dhe ekzemplar, ai nuk duhet të kishte lënë, në asnjë segment të tij, qoftë edhe hijen më të vogël të dyshimit. Por me sa duket nuk ka qenë ky qëllimi i atyre që e ideuan. Atyre i ka interesuar linçimi i personit dhe jo drejtësia në emër të shumicës.
E kështu, në fakt, po, do të kënaqen të gjithë ata që e kanë ëndërruar Berishën në burg. Do shfryhen epshet për hakmarrje të disave dhe kalkulimet politike të të tjerëve. Por ama një teatër i tillë, nuk mund të paqtojë shpirtrat e naivëve, që besonin, deri para vitit 2013, se do agonte një ditë kur Saliu do të përgjigjej ligjërisht për akuzat që mban mbi shpinë.
Në vend të kësaj, përndjekësit e tij, po i dhurojnë Berishës shansin e një proces politik, duke e vënë, jo në rolin e atij që jep llogari, por në atë të viktimës që ka alibi.
Ata nuk duan ta gjykojnë por ta mposhtin Berishën, duke dëshmuar se sistemi i ri që kanë ndërtuar është më i fortë, më i pamëshirshëm dhe më pervers se ai që ngriti njeriu që tani po bëhet gati të ulet në bankën e të akuzuarve.
Edhe Putini ka arrestuar kryetarin e opozitës! Nesër ...
Sot me praninë tuaj në këtë takim shënoni atë ngjarje ...
Ajo është vetëm një. Kjo kohë politike është pritja e ...
Unë nuk mund të hesht për Elton Qynon sepse kam te ngu...
Të dashur miq, muaj më parë dëshmitë tronditëse, por j...
SPAK dhe kuvendi po bashkëpunojnë për ti dhënë fund pr...
Netflix, gjigandi i transmetimit të filmave dhe serial...
Lajm i madh sonte është vendimi i Këshillit Europian q...
Lufta mes Greqisë dhe Shqipërisë s’është për 5 mijë lekësh...
Një term i huazuar në titull, “gjakderdhja” financiare...
Paraprakisht, për të evituar spekulimet me titullin, më du...
Pol Baumer, personazhi qendror në kryeveprën e Remarku...
Dy festa në 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokr...
A ia vlen të shkruash një libër për ngjarjet e Dhjetor...
Shprehja në titull është përgjigjja e Benjamin Frankli...
Gazetari Mero Baze, në portalin e tij “Tema” ka publik...
SPAK duket që është në aksion. Deri këtu biem të gjith...
Qesharakëzimi i SPAK për të goditur dallkaukët e vegjë...
Shtatë studio televizive ndoqa mbrëmë, të gjitha merre...
Gazetari- reporter Deputët e opozitës vijuan protestë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...