SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Të dashur miq, ky vit i ri nisi me një goditje të rëndë për 29 mijë shqiptarë që ushtrojnë profesione të lira.
Kësaj shtrese, jetike për ekonominë e vendit, i është vendosur prej datës 1 janar 2024, TAKSA E DËBIMIT nga Shqipëria.
Filozofia e Partisë Demokratike, ashtu si e çdo partie të djathtë, qëndron në faktin se më pak taksa është më mirë. Është e provuar se paraja në xhepin e qytetarit menaxhohet më mirë dhe është më e dobishme sesa në arkën e shtetit.
Kjo është e provuar në qeverisjen e Partisë Demokratike, ku falë taksës së sheshtë shqiptarët kishin më shumë fuqi blerëse se sot, pavarësisht se kanë kaluar 10 vite.
Është e provuar gjithashtu në shumë vende perëndimore që kanë ndjekur një sistem taksimi të djathtë dhe ka rezultuar në produktivitet të shtuar dhe begati për vendin.
Sidoqoftë ajo që po ndodh në Shqipëri, nuk është një sistem taksimi i majtë dhe kritika ime nuk ka natyrë ideologjike.
Problemi në Shqipëri nuk është taksa në vetvete. Por QËLLIMI i taksës. A është ajo një taksë e drejtë? A nxit ajo produkivitet?
Nëse vizitojmë historinë, do të shohim raste të shumta ku taksat janë përdorur si instrumente për shtypjen e njerëzve.
Taksat janë përdorur për të vjedhur një popullatë, si në Francën para Revolucionit. Taksat janë përdorur si detyrim për të konvertuar besimet e njerëzve.
Dhe së fundmi, taksa e profesioneve të lira në Shqipëri, si një mekanizëm për të DËBUAR nga Shqipëria, atë shtresë ku përfshihen operatorët turistikë, veterinerët, arsimtarët, mjekët, agjentët e pasurive të paluajtshme, elektricistët, hidraulikët etj.
Taksimi i tyre me 15% dhe 23% është de facto një TAKSË DËBIMI, pasi cilido që njeh një profesionist nga këto fusha, e di se të ardhurat e shumicës së tyre janë në kufirin e mbijetesës.
Kjo taksë është një TAKSË DËBIMI, kur në ekuacion vendosen edhe faktet e tjera të realitetit të tyre:
- Asnjë mbështetje apo incentivë nga shteti për këto profesione. - Çmimet më të larta në rajon për ushqime bazike dhe strehim.
- Realitetin se 81% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga vendi, ku profesionstët e lirë janë segmentet më të interesuara për largim.
Pra, taksimi i profesioneve të lira me 15% dhe 23% në këto rrethana, përbën jo një taksim të thjeshtë, por një incentivë për largimin e tyre nga Shqipëria dhe zbrazjen e Shqipërisë nga profesionistët.
Ky taksim është veçse instrumenti i radhës, në një sistem të mirëmenduar që synon gjenocid ndaj shqiptarëve, duke i larguar ata nga trojet e tyre.
Në Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Gjenocideve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në faqen e parë shkruhet se ka 5 akte që cilësohen GJENOCID.
Akti numër 3 thotë: "Gjenocid quhet kur qëllimisht një grupi i vendosen kushte jetësore të kalkuluara për të sjellë shkatërrimin e pjesshëm ose të plotë të një populli".
Thënë këto, taksimi i profesioneve të lira është vetëm kushti më i ri i kalkuluar për të përshpejtuar largimin e shqiptarëve.
Kusht i kalkuluar është edhe shkatërrimi i zgjedhjeve të lira.
Kusht i kalkuluar është edhe agresioni ndaj opozitës. Ku përfshihen vjedhja e logos së Partisë Demokratike. Dhe burgosja e liderit të opozitës.
Kusht i kalkuluar është edhe shkatërrimi i parlamentarizmit. Ku deputetëve të opozitës u mohohet ÇDO E DREJTË KUSHTETUESE.
Prandaj u bëj thirrje profesionistëve të lirë. Të qëndrojnë për Shqipërinë. Mos të dorëzohen duke zgjedhur të largohen, ashtu siç synohet. Por të bashkohen në mosbindje civile duke REFUZUAR pagesën e kësaj takse.
O SOT O KURRË! Për demokracinë. Për pluralizmin. Për shpëtimin e Shqipërisë.
2023 për Shqipërinë nuk përfundoi mirë, paçka se ishte një...
Amos Oz shkruan se zakonisht tragjeditë përfundojnë në dy ...
Kurrë televizionet shqiptare nuk janë angazhuar ndonjë...
Vendimi i sotem per arrestimin e Kryetarit te opozites...
Këtu e dy vite e gjysmë po shikojmë e jetojmë jetojmë shpë...
Ndërkohë që gazeta, televizione, portale, organizata d...
Këtu e dy vjet mediat vizive e të shkruara, konferencat pë...
Për një kohë të gjatë, brezi im, ai i 20- 30 vjeçarëve...
Mos harroni, më të ligjtë që na kanë sunduar kan...
Nuk jam i majtë, por më vjen ndër mend një shprehje e ...
Sot Erion Veliaj refuzoi të merrte pjesë në mbledhjen e po...
Në ditët e errëta të sundimit gati total të Berishës, sido...
Edhe Putini ka arrestuar kryetarin e opozitës! Nesër ...
Sot me praninë tuaj në këtë takim shënoni atë ngjarje ...
Ajo është vetëm një. Kjo kohë politike është pritja e ...
Unë nuk mund të hesht për Elton Qynon sepse kam te ngu...
Të dashur miq, muaj më parë dëshmitë tronditëse, por j...
SPAK dhe kuvendi po bashkëpunojnë për ti dhënë fund pr...
Netflix, gjigandi i transmetimit të filmave dhe serial...
Lajm i madh sonte është vendimi i Këshillit Europian q...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...