Çmimet e karburantit sot dhe roli i shtetit
Shteti nuk mund të sillet si spektator në një treg hidroka...
Shteti nuk mund të sillet si spektator në një treg hidroka...

Edi Rama mund të ankohet sa të dojë lartë e poshtë, për vendosjen e “republikës së prokurorëve”, ç’ka nënkupton fuqinë e pamatë, deri në abuzim, të SPAK-ut, por deri më tani, faktet tregojnë se ai është përfituesi më i madh i saj. Vendimi i fundit, që mban firmën e Altin Dumanit, për të mos lejuar kreun e opozitës të shkojë në parlament, nuk është gjë tjetër veçse një përkthim në gjuhë juridike, i devizës politike: “Nuk flasim dhe nuk bashkëpunojmë me non gratat”.
I gjithë procesi zhurmëmadh i dosjes së privatizimit të klubit Partizani, nuk ka treguar gjë tjetër veçse një përkim interesash mes prokurorëve dhe kryeministrit. Të parët vendosën në mënyrë të paligjshme ta zhvishnin Berishën nga imuniteti dhe më pas të kërkonin arrestin pa një proces të rregullt parlamentar. Deputetët socialistë e çeritifikuan me votat e tyre këtë praktikë, duke i njohur spakistëve më shumë të drejta sesa u njeh kushtetuta dhe ligji. Ata sanksionuan se heqja e lirisë së një të zgjedhuri nga populli, mund të bëhet edhe pa bekimin e kuvendit, madje ngritën kartonat për për të miratuar edhe masën e arrestit, pa qenë nevoja që akuza të paraqesë prova. Ky qe një moment që shumica parlamentare të tregohej e vëmendëshme për ekulibrin dhe kontrollin e pushteteve, ndonëse këtë herë po i “bihej në qafë” kundërshtarit të saj më të madh politik. Rama dhe të tijët nuk e bënë. Të flasësh pas kësaj për rrezikun e republikës së prokurorëve, është thjeshtë hipokrizi.
Deri më tani, në procesin kundër Berishës, SPAK-u ka kryer pikërisht atë që Edi Rama dhe të tijët e kanë imagjinuar në ëndrrat e tyre më perverse. Misionin që se realizoi dot Basha me përjashtimin, që s’pati mundësinë ta bëjë KQZ me tentativat për ti djegur mandatin, që se arritën dot gjykatat me rëmbimin e vulës, po e realizon SPAK-u me izolimin e Berishës. Dhe kulmi do të jetë nëse pas pesë muajsh, heronjtë e fëmijëve tanë, në bashkëpunim me deputetët rilindas, do ta përjashtojnë Berishën nga parlamenti, me justifikimin se nuk është paraqitur në punë.
E njëjta fabul si me liderin e opozitës po përsëritet nga SPAK edhe me një nga krerët e minoritetit grek në Shqipëri. Prokuroria e Posaçme po i bën kryeministrit atë dhuratë, që refuzoi t’ia jepte populli i Himarës. Kush e mban mend fjalën e Ramës, në një miting me sfond nga deti, do të kujtohet se ai u lut pikërisht për këtë: “Mos më detyroni mua të bashkëpunoj me këtë gagaç, injorant”. Pakica greke dhe shumë shqiptarë, vendosën me votë pikërisht këtë gjë. Por ama, kërkesën e Ramës e bëri të mundur SPAK, që jo vetëm e mban në burg Belerin, me pretendimin se ka shpenzuar 40 mijë lekë për të blerë vota, por pa e lënë të bejë dhe betimin, ndonëse ende prezumohet si i pafajshëm.
Në këtë rast, prokurorët e SPAK nuk kanë asnjë ndryshim, as nga dallkaukët rilindas të punësuar në drejtorinë e burgjeve, as nga ata xhandarët politikë që llahtarisën varrezat e Himarës, në ditën e varimit të gjyshes së Fredi Belerit.
Këto dy raste tregojnë se prokurorët e SPAK, janë kapluar nga një servilizëm dhe frikë që i bëjnë të duken ëngjëj, Alush Dragoshin apo Arben Qeleshin e kohës së Berishës së parë. Ata po sillen si vegla të të pushtetshmit të radhës. Prandaj deklaratat e Ramës për rrezikun e republikës së prokurorëve, ato që ai i thotë në biseda private diplomatëve, paralajmërimet që u bën drejtorëve të administratës për të mos bashkëpunuar me SPAK, nuk duhen marrë aspak seriozisht. Ato ose janë një pjesë e një taktike të vjetër të atij që hedh gurin e fsheh dorën, për të mbuluar me sa mundet faktin se reforma e amerikanëve dhe evropianëve është kapur nga rilindja, ose thjeshtë paranoja e një të gjithpushtetshmi që i ka mbetur edhe ndonjë segmet minimal brenda SPAK-ut pa e kontrolluar.
Por, pavarësisht se cila nga këto hipoteza është më pranë realitetit, faktet e deritanishme tregojnë se shoqëria jonë nuk rrezikohet aspak nga një bandë prokurorësh që mund të bëhen të pakontrollueshëm prej forcave të tjera brenda sistemit. Reziku është gjithmonë ai i njëjti, ai i përdorimit të drejtësisë si një vegël që pushteti ia kundërvë rivalëve të tij politikë. Frika nuk është tek instalimi i një “republike prokurorësh”, që prezumon fuqinë e tyre përtej ligjit, por tek shndërrimi i tyre në dordolecë të paligjshëm.
Në vitin 1989, në ekranin e vetëm shqiptar, RTSH, shik...
Në kohën kur 1+1 nuk është më e sigurt nëse bëjnë dy a...
Në regjimin e diktatorit, tej viteve 90-të, kishte dis...
Selitë kryesore diplomatike në Tiranë kanë reaguar në ...
Qekur, veziri i madh Tao i kishte mbushur mendjen Babos se...
Dikur, para shumë vitesh, nga Çmendina e Qytetit tonë u ar...
Një ditë, një burrë hyri në një dyqan me gjëra antike dhe ...
Më duhet ta pranoj se më janë ngjallur shpresat. Prej...
Nuk është e habitshme aspak se si një lumë komentesh,s...
Kryeministri i Shqipërisë është i implikuar drejtpërsë...
Pretenca e prokurorëve të Kolumbias për skandalin McGo...
Zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit për “FokusTV” më tha...
Vetëvrasja me helmin fostoksinë e Bedrie Lokës, gruas,...
Në një natë magjike në fushën e futbollit, Armando Bro...
Leonardi që në mëngjes u ngul te kolltuku i salloni...
Letër që e shkruaj çdo 6 janar këtu e 26 vite I dashur Av...
Festivali i fundvitit ka më shumë se 10 ditë që ka mby...
Vetëm tragjeditë na zgjojnë, na mbajnë syçelët për tre...
Një grua 41-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve, ka rënë viktim...
“Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dh...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...