Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...

Shumë reagime të shkruara lexova këto ditë rreth lajmit se Maqedonia e Veriut ka për herë të parë një kryeministër shqiptar. Të them të drejtën jam i shtangur nga fryma e nënçmimit që disa shqiptarë, njerëz të politikës gjithashtu, i bëjnë kësaj ngjarjeje, të cilën personalisht e konsideroj si ngjarjen e vitit, edhe pse janari nuk është mbyllur ende.
Sado të kursyer të tregohemi me euforinë etnike, që hera-herës na mbërthen të gjithëve si ballkanas, nuk mund të anashkalojmë faktin se prej 91-shit, kur Maqedonia u njoh si shtet sovran, kërkujt nuk ia priste mendja se një shqiptar mund të drejtojë një shtet ku albanofobia ka qenë pjesë e përditshmërisë, e jo në pak raste e nxitur sa herë në vend mbahen zgjedhje.
E harruat botimin e enciklopedisë maqedonase disa vite më parë, kur shqiptarët i trajtonte si "malokë" të ramë në Maqedoni? Apo kur stadiumet ulërinin nga koret "dhoma gazi për shqiptarët"? Se duhet pak kujtesë historike rreth trajtimit të shqiptarëve nga Maqedonia zyrtare. Shqiptarët cilësoheshin "turq", më pas "pakicë 20%" e "separatistë".
Prej vitit 2001, me Marrëveshjen e Ohrit, shqiptarët janë partnerë në çdo qeveri. Vetë Talat Xhaferit nga një "separatist paraushtarak" siç cilësohej nga qeveria e kohës, u caktua ministër i Mbrojtjes në shtetin, ushtrinë e të cilit e kishte luftuar. Ndërrimi i portave, nga armik në aleat në koalicionin qeverisës ishte një hap i madh për mendjet e vogla.
Politika maqedonase kuptoi se nuk ia dilte dot me armiqësi. E kuptuan se pa ndarjen e pushteteve, vendi i tyre nuk kishte shanse për eurointegrim. Ndryshimi i emrit të vendit, ndryshimi i kushtetutës dhe kalimi në shtet dygjuhësh dukej si diçka e largët, utopike, por ja që vullneti politik i dha drejtim tjetër vendit fqinj.
A ia rrokte ndokujt mendja se kryekuvendari i Maqedonisë së Veriut do e hapte sesionin parlamentar në gjuhën shqipe? E tash, pse po u duket kaq e papërfillshme "simbolika" e kryeministrit të parë shqiptar?
Tani që e kemi do themi ç'e duam? Ishim më mirë kur shqiptarët flisnin maqedonisht në kuvendin e Maqedonisë? Mos vallë ishim më mirë kur shqipja nuk dëgjohej gjëkundi tjetër veçse në banesat e shqiptarëve? Prandaj të mos nxitojmë të vrasim të mirën për idealen. Patjetër që ka vend për më mirë. Ka ende rrugë për të bërë. Po a nuk është më mirë që këtë rrugë ta hapë një kryeministër shqiptar?
Shumë afër e kemi Maqedoninë. Ngjitur. Aq afër sa mund edhe të mësojmë diçka prej tyre. Si të mos ndërtojmë shumica arbitrare. Si të respektojmë pakicën parlamentare dhe të mos i anashkalojmë të drejtat e tyre. Pasardhësit e Xhaferit u ndalën së gjetur armiq të brendshëm. Po ne që jemi shqiptarë demokratë, pse duhet të trajtohemi si armiq të brendshëm e të na ndalet fjala në grykë në foltoren e kuvendit?
Qartazi kemi dy realitete politike të ndryshme. Ne kemi kryeministër atë që urren çdo formë opozitarizmi ndaj tij. Median opozitare e mbyll, liderin e opozitës e arreston dhe deputetët e saj i përjashton. E ku na çon kjo? Me siguri jo afër eurointegrimit dhe shumë larg standardit politik që vendos dorëlëshimi kur të gjitha pushtetet i ke vetë, si në rastin e Ramës.
Nga viti 2016 karrigia e kryeministrit në Maqedoni ka zgjidhur ngërçet politike.
E tillë është dhe qeveria Xhaferi. Në Maqedonia ka dorëheqje, dialog dhe rikonfigurim politik. Në Shqipëri ka vetëm një parti në pushtet. Në Shqipëri nuk ka ndarje të pushteteve, por vetëm një pushtet, që do të ketë tagrin të emërojë opozitën dhe liderin e saj.
Maqedonia dhe Shqipëria janë dy vënde të vogla që ndoshta po t'i bësh bashkë nuk bëjnë dot një të vend të madh. Si të tilla do të krahasohen me njëra-tjetrën. E nga ky krahasim ne nuk dalim mirë.
Shqiptarët nuk janë më të palumturit! I tronditur nga laj...
Në fakt kjo është një metaforë, por që dëshmon e metam...
Në PS nuk ka qetësi. Nën sipërfaqen e lëmuar të unitetit, ...
1- Tani edhe spitalet e shtetit u bënë me lekë. Ç’ka ngelu...
Big Brother sot është një programacion televiziv që ka bër...
Edhe dje, pothuajse si një muaj rresht, "non-grata " v...
Janë mbushur faqet e Web-eve me gjithfarsoj titujsh. Fillo...
Talat Xhaferri është prej nesër kryeministri shqiptar i Ma...
Thonë se çudia më e madhe në Shqipëri nuk zgjat më shu...
Në një të ardhme të afërt operacionet në spitale do i ...
Çështja e McGonigal, afera e ish-zyrtarit të lartë ...
Deputetët e opozitës të bashkuar rreth Gazment Bardhit, du...
Dokumentat e reja, të botuara nga shqyrtimi që Zëri i ...
Me kapacitetin e ekspertit për Sigurinë Kombëtare, Raj...
Zhvillimi i inteligjencës artificiale është padyshim një k...
Sa herë vjen kjo datë, shpërthen një dhunë-zhurmë mediatik...
Shumë nga shqiptarët treguan indinjatë me presidentin për ...
Kam marrë pjesë në të gjitha votimet që janë zhvilluar...
Ajo që ndodhi sot në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj-G...
Edi Rama mund të ankohet sa të dojë lartë e poshtë, pë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...