I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...

Intervista e ish-njeriut më të rëndësishëm të qeverisë pas kryeministrit që sipas përcaktimit të bërë nga vetë kreu i qeverisë ka qenë edhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij në këto 10 vite qeverisje, është vlerësuar dhe komentuar në mënyra të ndryshme.
Nga disa u konsiderua si hakmarrje, nga shumë të tjerë si “mbrojtje duke sulmuar”, nga ca si një lëvizje taktike për të mos u ekstraduar.
Për disa ai tha shumë, për të tjerë asgjë.
Ndërsa në këndvështrimin e një njeriu si unë që për disa kohë u përpoq të navigonte edhe "të mbijetonte" profesionalisht afër tyre, ajo intervistë mund të përkufizohet si “alteregoja" ose "vetja tjetër" e Udhëheqësit kundër Udhëheqësit!
Napoleoni dikur thoshte "A Leader is a Dealer in Hope" ose "Udhëheqësi është ai që shet shpresë". Fjalët “udhëheqësi” dhe “tregtari” që në anglisht janë "Leader edhe Dealer" përmbajnë të njëjtat shkronja, por në qeverisje dhe politikë ato mund të jenë imazhe që shumë lehtësisht zëvendesojnë njëri-tjetrin dhe fare lehtë mund të konsiderohen si “alterego” të njëra-tjetrës. Thënë ndryshe "vetja tjetër".
Që një udhëheqës të drejtojë të tjerët duke e shndërruar shpresën në "ngjitëse" ose duke e kthyer atë në një fenomen masiv, ai duhet pikë së pari të negociojë drejtësisht me aftësitë e veta, kufizimet, sakrificat, pasiguritë, edhe ambiciet e tij. Kur nuk arrin të negociojë edhe të pranojë veten, udhëheqësi për pushtet negocion me gjithçka tjetër rreth tij, deri sa mbërrin që "vetja tjetër" e tij bëhet "tregtari pa skrupuj".
Për "tregtarin pa skupuj" gjithçka është një mall, duke filluar nga njerëzit, qëndrimet, marrëdhëniet, premtimet, ëndërrat, aspiratat e deri tek Atdheu. Ai shet premtime të zbrazta për t'i siguruar vetes një angazhim; shet frikë për t’i siguruar vetes siguri; shet ëndërra të rreme për të siguruar atë që ai aspiron ose dëshiron. Ai shet çdo njeri të aftë për të blerë "skllevër të bindur"; shet favore për të siguruar besnikëri; shet interesa publike tek pronarët e mediave, duke blerë emisione televizive poshtëruese për të "pabindurit ndaj tij". Ai shet lehtësisht pa asnjë procedurë detin, tokën, ajrin tek lobistë, investitorë vendas e ndërkombëtarë apo tek kushdo tjetër që i siguron mbrojtje për interesat e tij.
Që imazhi i udhëheqësit të paraqitet i pacënuar në publik, vetja tjetër e tij "pra tregëtari" projektohet tek një grup i vogël njerëzish të rrethit të tij të ngushtë. Sot që arrij të gjykoj qetësisht, pa emocion e larg çdo marrëdhënie subjektive personale njërzit në rrethin më të ngushtë të Kryeministrit nuk janë e nuk kanë qenë gjë tjetër, veçse alterego të njëri-tjetrit. Edhe me pak vëmendje e kupton që në çdo qëndrim, veprim a fjalë, rrezatonin edhe rrezatojnë, cilësitë e qendrës së atij rrethi, të Kryeministrit!
Ndaj, në atë intervistë televizive nuk foli thjeshtë "një bashkëpuntor dosido”, por i zgjedhuri i Kryeministrit ku ai pa të projektuar në 10 vite alteregon e tij. Nuk ishte Ahmetaj kundër Ramës, por vetja tjetër e Ramës e cila akuzoi Ramën publikisht.
Në përpjekje "për të larë duart" apo për t’u distancuar nga "Vetja tjetër" me shpresën se heshtja do t’i shërbejë relativizimit të akuzave, Kryeministri po zgjat agoninë e kapitullit te tij dhe të ndarjes më të padenjë nga pushteti.
Mendoja se pas atyre që tha ish-zv/kryeministri shqipt...
Shumë reagime të shkruara lexova këto ditë rreth lajmit se...
Shqiptarët nuk janë më të palumturit! I tronditur nga laj...
Në fakt kjo është një metaforë, por që dëshmon e metam...
Në PS nuk ka qetësi. Nën sipërfaqen e lëmuar të unitetit, ...
1- Tani edhe spitalet e shtetit u bënë me lekë. Ç’ka ngelu...
Big Brother sot është një programacion televiziv që ka bër...
Edhe dje, pothuajse si një muaj rresht, "non-grata " v...
Janë mbushur faqet e Web-eve me gjithfarsoj titujsh. Fillo...
Talat Xhaferri është prej nesër kryeministri shqiptar i Ma...
Thonë se çudia më e madhe në Shqipëri nuk zgjat më shu...
Në një të ardhme të afërt operacionet në spitale do i ...
Çështja e McGonigal, afera e ish-zyrtarit të lartë ...
Deputetët e opozitës të bashkuar rreth Gazment Bardhit, du...
Dokumentat e reja, të botuara nga shqyrtimi që Zëri i ...
Me kapacitetin e ekspertit për Sigurinë Kombëtare, Raj...
Zhvillimi i inteligjencës artificiale është padyshim një k...
Sa herë vjen kjo datë, shpërthen një dhunë-zhurmë mediatik...
Shumë nga shqiptarët treguan indinjatë me presidentin për ...
Kam marrë pjesë në të gjitha votimet që janë zhvilluar...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...