Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Mua më tmerron kur shumë prefesorë kanë tmerr nga teknologjia në shkollë.
Lëre se çfarë po bëjnë në Shqipëri, por edhe në Evropë.
Më raftë pika! - them me vete - shih sa është dobësuar zonja duke u merakosur se teknologjia nuk po e lë atë dhe zotërinë të jenë profesorë të zotë!
Po e ndajnë shkollën nga teknologjia a thua se shkolla është sot si në kohën e Sokratit kur ai dilte hijeve të Athinës dhe u fliste çunave të tij dhe ata e ngulisnin në kokë atë që ai u thoshte...
Ndalim telefoni celular në shkollë, shikoni si mos ndonjë student hap celularin, vozit me celularin e tij si ndonjë hajdut në "YouTube", se mos ka ndonjë Chat GTP në përdorim.
Kjo është kopjeeeeee, kopjeeeee!
Po mirë po ta përdorësh teknologjinë për të prodhuar dije, për të transmetuar dije, a nuk është dije?
Përdorimi i teknologjisë është dije! Përndryshe e keni futur shkollën në epokën e para Galileit dhe Xhordano Brunos! Digjeni teknologjinë!
Mbidhni të gjithë telefonat e studentëve ditën e provimit dhe digjini në bulevard!
O pikaaaaaaa!
Prefesori që jep dije të stërvjetra, që jep teza provimi përshkruese, sigurisht ka frikë që studentët të përdorin teknologjinë. Se ia riprodhojnë leksionin e tij të qelbur, të mykur prej vitesh si turshi në kavanoz me kapak të çarë!
Unë jam që provimet të bëhen me libra dhe fletore hapur, me të drejtën e studentit për të përdorur të gjitha teknologjitë e mundshme, madje provime edhe me përgjigje kolektive sipas grupeve dhe projekteve të përbashkëta në grupe studentësh.
Prishi teknologjia shkollën?
Jo, jo shkollën e prishin profesorët dogmatikë që nuk dinë të bëjnë as mësim dhe as të japin pyetje për të matur nivelin e dijeve të studentëve që të mos jenë pllaka gramafoni.
Teknologjia nuk ka nxjerrë jashtë loje shkollën, por ka nxjerrë jashtë mode pedagogun dogmatik papagall.
Ky po shkatërron edhe shkollën edhe marrëdhëniet e edukimit me teknologjinë.
Studenti dhe nxënësi duhen mësuar ta përdorin teknologjinë për ta kërkuar dijen, aplikuar dijen, zgjidhur probleme me anë të dijeve, ta zhvillojnë në detaje dijen, të kërkojnë vetë dije me anë të teknologjisë.
Unë njoh studentë pak dembelë që më thonë: Aman të lutem jo provim me libra të hapur dhe me përdorim teknologjie! Nuk i përballojmë dot! Na i bëj ashtu riprodhuese ta themi vjershën tonë për Partinë!
Por, duhet një reformë e plotë e pedagogjisë që të integrohet teknologjia në shkollë.
Lexova me shumë vëmendje një peticion të disa akademikëve,...
Në Devollin e punës, aty ku Dritëroi i madh nisi udhën e l...
Përse Amerika e përkrah Edi Ramën? Përse sekretari i s...
Parada e shkurtër e sekretarit të shtetit Antony Blink...
E kam ndjekur me përgjegjësi shtesë intervistën eskluzive,...
Të dashur miq, vizita e sekretarit të Departamentit të Sht...
Më shumë sesa ka vetëvrasje për shkak të ndikimeve nga...
Në PD po ndodh ajo që dukej e pamundur dy vite më parë, ku...
Një nënë e re i dha fund jetës (siç raportohet deri më tan...
Ajo që sot mendohet e pa imagjinueshme, - një ditë pa lajm...
Gjykata së fundmi lëshoi vendimet për dënimet e 2 personav...
Në një vend ku procesi i vendimmarrjes së mazhorancës ...
Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftërat dhe zg...
Të premtojnë revolucionin dhe përmbysjen e regjimit at...
Sigurisht e kam ndjekur me interes të shtuar konfirmimin e...
Intervista e ish-njeriut më të rëndësishëm të qeverisë...
Mendoja se pas atyre që tha ish-zv/kryeministri shqipt...
Shumë reagime të shkruara lexova këto ditë rreth lajmit se...
Shqiptarët nuk janë më të palumturit! I tronditur nga laj...
Në fakt kjo është një metaforë, por që dëshmon e metam...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...