Nga Andi Bushati/ Blinken konfirmoi një regjim me mbështetje amerikane
Parada e shkurtër e sekretarit të shtetit Antony Blink...

Përse Amerika e përkrah Edi Ramën? Përse sekretari i shtetit e quajti udhëheqës të jashtëzakonshëm atë?
Në Shqipëri nuk ka pluralizëm. Në Shqipëri vulos dhe vendos Edi Rama. Përse Amerika inkurajon drejtësinë dhe bën një sy qorr kur vjen puna për demokracinë etj.?
Janë disa nga pikëpyetjet e mëdha që po vlojnë sot në botën shqiptare. Por edhe titujt bombastikë nga krahu i pushtetit se me këtë vizitë dhe më këto deklarata të Amerikës, Edi Rama siguroi edhe zgjedhjet e vitit 2025.
E vërteta është totalisht ndryshe dhe ajo që të dhimbset është ribërja e klisheve nga koha kur Enver Hoxhës i vinte për vizitë Nikita Hrushovi, apo kinezi Ten Xioping... Biles ky Edi Rama nuk ka bërë asgjë tjetër, edhe pse ia përmendi sekretarit Blinken, diktatorin Enver Hoxha, bash pikë për pikë metodat e tij. Eshtë mjeshtri numër një i propagandës pasi ashtu si Enveri e ka kuptuar mirë faktin që shqiptarët mund t'i ngopësh fare mirë me lugën bosh. Mjaft t'u gjesh ilaçin e inatit që kanë për njëri-tjetrin dhe mund t'i sundosh gjithë jetën.
Nga Enveri i shpëtoi diabeti, nga Edi Rama, një Zot e di. Megjithatë duhet theksuar një fakt, dobësia kolektive e shoqërisë shqiptare në lidhje me ndryshimet, kjo edhe për faktin e ritheksuar disa herë, se Shqipërisë i ka ikur pjesa më vitale e ekzistencës së saj. Por le të shpjegojmë edhe disa gjëra të tjera në lidhje më këtë vizitë që erdhi si bumerang, plot ekstazë nga krahu që për gati dyzetë e pesë vjet e gjykonte Amerikën si armikun më të madh të Shqipërisë. Bash ata që, kur në qershorin e 2007 Shqipërinë e vizitoi presidenti i Amerikës Bush, ata sajuan historinë me orën e vjedhur. Dhe gjysma tjetër të cilëve e kanë model Amerikën, por që sekretari i shtetit Blinken nuk ua vari fare.
E para, mos harroni se edhe Donald Trumpi në qershorin e vitit 2019 shkeli në Korenë e Veriut, madje u përpoq të bënte disa marrëveshje me diktatorin Kim Yong Un. Edhe aty populli korean nuk ka demokraci, nuk ka liri të fjalës, nuk ka organe kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave etj., por Amerika negocioi. Madje Trumpi gati sa nuk u magjeps me Kimin.
Problemi është i thjeshtë, Amerika sot vuan vetë pushtetin e një plaku manekin që nuk di të ndalet edhe pse rrëzohet kudo. Eshtë një Amerikë e lodhur nga frontet brenda vetes. Aq e lodhur sa nuk ndali dot masakrat e Izraelit. Kësisoj një diktator shqiptar më shumë nuk është problemi i Amerikës. Rëndësi ka që t'i dalin në rregull llogaritë që bën në lidhje me rajonin, pa një diktator më shumë nuk është aspak problem i saj, eshtë i shqiptarëve.
Një diktator që vret e i pret shqiptarët, i vjedh, bullizon, i burgos, degdis etj., sidoms për një popull që më shumë është botës sesa në vendin e vet, nuk përbën aspak problem. Nëse shqiptarët e kuptojnë këtë dhe reagojnë, prapë nuk e ka problem.
Ashtu siç edhe nuk kishte kur ata përmbysën diktaturën dhe po një sekretar shteti me emrin James Baker ra si nga qielli po në qershorin e vitit 1991 dhe mbushi një shesh në qendër të Tiranës. Ajo kohë ishte tjetër, ata ishin shqiptarët që donin demokracinë. Ishte kohë e madhe. Amerika është një ekuacion me shumë të panjohura, por jo modeli amerikan.
Nganjëherë harxhon miliona për të shembur diktatorë, nganjëherë i suporton ata edhe pa shpenzuar asgjë. Ne bëjmë pjesë te rasti i dytë, mjafton të kujtojmë sundimin 45-vjeçar të Enver Hoxhës. Ndaj ne shqiptarëve nuk na duhet fakti se për kë erdhi, kush erdhi dhe çfarë tha.
Neve na duhet modeli amerikan. Dhe mos harroni që modeli është ai, “Ask not what your country can do for you – ask what you can do for your country,” ... "mos pyet se çfarë bën vendi për ty, pyet se çfarë mund të bësh ti për vendin", John F Kennedy.
Parada e shkurtër e sekretarit të shtetit Antony Blink...
E kam ndjekur me përgjegjësi shtesë intervistën eskluzive,...
Të dashur miq, vizita e sekretarit të Departamentit të Sht...
Më shumë sesa ka vetëvrasje për shkak të ndikimeve nga...
Në PD po ndodh ajo që dukej e pamundur dy vite më parë, ku...
Një nënë e re i dha fund jetës (siç raportohet deri më tan...
Ajo që sot mendohet e pa imagjinueshme, - një ditë pa lajm...
Gjykata së fundmi lëshoi vendimet për dënimet e 2 personav...
Në një vend ku procesi i vendimmarrjes së mazhorancës ...
Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftërat dhe zg...
Të premtojnë revolucionin dhe përmbysjen e regjimit at...
Sigurisht e kam ndjekur me interes të shtuar konfirmimin e...
Intervista e ish-njeriut më të rëndësishëm të qeverisë...
Mendoja se pas atyre që tha ish-zv/kryeministri shqipt...
Shumë reagime të shkruara lexova këto ditë rreth lajmit se...
Shqiptarët nuk janë më të palumturit! I tronditur nga laj...
Në fakt kjo është një metaforë, por që dëshmon e metam...
Në PS nuk ka qetësi. Nën sipërfaqen e lëmuar të unitetit, ...
1- Tani edhe spitalet e shtetit u bënë me lekë. Ç’ka ngelu...
Big Brother sot është një programacion televiziv që ka bër...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...