Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Media të ndryshme thonë se ka zbritur nga malet, dhe ekspertët, zakonisht hajvanë, paskan thënë se çakalli ka ardhur të kërkojë ushqim. Hahaha. Si të thuash se njeriu jeton për të marrë frymë.
Ore këta të bëjnë që për çdo fjali që shkruajnë t’ia japësh gazit!
Si është e mundur, thoshte Shvejku, që u çmendën të gjithë menjëherë!!!
Një gazetar ka shkruar se çakalli rrinte në kafe pak i habitur nga njerëzit vërdallë.
Uaaaa, si e kuptoi mor aman! Si e shpreh habinë një çakall në kafe? Si ndonjë debil që hap sytë nga gënjeshtrat që i rrëfen miku i tij përballë?
Ku e dine për shembull që çakalli i shkretë ka ardhur nga malet dhe nuk ka qenë i mbajtur në ndonjë shtëpi, nga ndonjë boss, a ndonjë tip gjuetari, a nga ndonjë zonjë? Nuk ka dalë nga ndonjë apartament luksoz?
E kanë marrë në pyetje çakallin? Aman, në çfarë gjuhe folën me të? Se ky është rast investigimi. Shume i vështirë. Çfarë deponoi çakalli?
Thonë që çakalli ka thënë se do bëhem i penduar dhe do të bashkëpunoj me ju! Ka denoncuar dhelprën, e cila në bashkëpunim me maçokun e egër e kanë futur në rrjetë, e kanë mashtruar dhe i kanë thënë se ka një vend pune bosh në Tiranë. Çakalli paska paguar tridhjetedy mijë euro dhe pesë copa djathi si bakshish korruptiv.
Eksperti i çakejve pranë një medie të rëndësishme ka deklaruar se çakalli ka ardhur për ushqim në Tiranë. Hahahaha. Për çdo kafshë të shkretë kur lëviz mund të thuash se motivohet nga dëshira për ushqim. Por, një tjetër ekspert kundërshtoi duke thënë se ka zbritur për seks, në kërkim të çakalleshës që kishte ikur nga foleja disa muaj përpara nën ndikimin e “TikTok”-ut. Shihte shume “TikTok” duke komunikuar me dhinë e kopshtit zoologjik.
Çakalli ka ardhur për ushqim?! Imagjinoni, çfarë ekspertësh gomerë që mendojnë se çakalli ka kaluar gjithë katundet e Tiranës dhe nuk ka gjetur ushqim, derisa ka mbërritur te një lokal te Blloku, ku pasi ka nxjerrë pesë euro i ka bërtitur kamerierit: “o çuni na boj një kafe, grrrrrrrr, me qumësht dhe një kruasant se vdiqa urie.
Ka edhe versione apokaliptike. Çakejtë e malësive të Tiranës kanë mësuar nga media se është bërë deti kos, se kockat e të vdekurve mund t’i gjesh të hedhura rrugëve, dhe mund t’i kruash për shije çakajsh për shtatë palë qiej.
Mish njeriu për gjithë çakejtë!
Ndërkaq, në një intervistë, çakalli, në një video ka thënë diçka, por videoja mbahet për t’i bërë shantazh, sepse ai ka dalë lakuriq në kafe.
Atje çakalli ka pohuar se një laraskë diku pas Dajtit e ka manipuluar dhe i ka thënë se në Tiranë prej kohësh ka një fjalë që qarkullon, dhe njerëzit të budallallepsur kane kuptuar se: Ujku, ujku, por çakalli bën kërdinë. Çakalli ka thënë se nga kjo shprehje ka kuptuar se në hapësirën publike dhe tregun politik ka tepri ujqish dhe ujkonjash por mungojnë çakejtë. Kështu ai ka ardhur të rregullojë balancat midis ujqërve dhe çakejve në kryeqytetin e vendit.
Eksperti kundërpedal, Bishtnim Zverdhanuku, ka një mendim tjetër, në një studio televizive ai ka deklaruar rezultatin e tij investigativo – humoristik sipas të cilit çakalli i ka thënë se ka ardhur të kërkojë azil politik në Tiranë. Ka ardhur nga malet e Pindit i yshtyr nga reklama që bëhet për turizmin shqiptar, dhe se ka miliona turistë që nuk shkojnë gjëkundi tjetër veç vijnë këtu për të parë muzeun më të bukur në botë, shtëpinë me gjethe ku tregohet si shqiptarët u hiqnin thonjtë shqiptarëve.
Qarkullon edhe thashethemi se çakalli në fakt kishte humbur rrugën sepse kishte qëllim që të shkonte në kopshtin zoologjik meqë atje është bërë si fermë, ka lopë, keca, dele, dhi, por mungojnë kafshët të egra, sidomos kërkohet një çakall autentik.
Gjithsesi investigimet vazhdojnë, dhe ndërkaq çakalli është dënuar me detyrim paraqitjeje në Njësinë 5, çdo të hënë, në orën 3:00 të mëngjesit. Ka të dhëna se po negociohet ta sterilizojnë dhe ta lëshojnë si çakall shëtitës në një qytet tjetër, ku pritet të bëhet një tender strehe për qen – çakall.
Kjo hap një çështje që ka të bëjë me identitetin e çakejve të parë nga dhelprat dhe thuhet se për këtë po përgatitet një peticion që deri tani ka mbledhur dymijë e njëqind firma. E çuditshmja është se po firmosin njerëz, pula, qen zonjash, krokodilë shtëpie, maçokë rrjepacakë, minj kanalesh, gjarpërinj, etj.
Jeta e qytetit është pështjelluar shumë sepse ka një teoricien komplotist që në bashkëpunim me një gazetar, po botojnë një broshurë ku ideja është se pas mijëra vitesh po ndodh një fakt i parashikuar nga Nastradinus, i theksuar nga një grua që parathotë fate sipas të cilës kur njerëz të ndryshëm bëhen çakej, ka çakej që duan të bëhen njerëz. Pretendohet se është një trajtesë e re e darvinizmit social.
Sigurisht e ndoqa me interes dhe përgjegjësi shtesë Konfer...
Nuk e di se si e pse, ndërsa shfletoja nja dy libra kur më...
Dëgjoja një ditë administratorin bullafiq të një gjoja uni...
Mua më tmerron kur shumë prefesorë kanë tmerr nga tekn...
Lexova me shumë vëmendje një peticion të disa akademikëve,...
Në Devollin e punës, aty ku Dritëroi i madh nisi udhën e l...
Përse Amerika e përkrah Edi Ramën? Përse sekretari i s...
Parada e shkurtër e sekretarit të shtetit Antony Blink...
E kam ndjekur me përgjegjësi shtesë intervistën eskluzive,...
Të dashur miq, vizita e sekretarit të Departamentit të Sht...
Më shumë sesa ka vetëvrasje për shkak të ndikimeve nga...
Në PD po ndodh ajo që dukej e pamundur dy vite më parë, ku...
Një nënë e re i dha fund jetës (siç raportohet deri më tan...
Ajo që sot mendohet e pa imagjinueshme, - një ditë pa lajm...
Gjykata së fundmi lëshoi vendimet për dënimet e 2 personav...
Në një vend ku procesi i vendimmarrjes së mazhorancës ...
Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftërat dhe zg...
Të premtojnë revolucionin dhe përmbysjen e regjimit at...
Sigurisht e kam ndjekur me interes të shtuar konfirmimin e...
Intervista e ish-njeriut më të rëndësishëm të qeverisë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...