Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Gazeta konservatore greke “Ta Nea”, shumë pranë partisë në pushtet në Athinë, ka publikuar sot një denoncim sipas të cilit gjykatësja e proceseve të bujshme, Irena Gjoka, ka tentuar të kalojë me dokumente false kufirin e shtetit fqinj dhe për më tepër, si pasojë e kësaj, i është ndaluar hyrja në këtë vend. Natyrisht, pa qenë naivë, askush nuk dyshon se lajmi “i rrjedhur në media”, është rastësor.
Prej kohësh, Sali Berisha, gjithashtu edhe ai i gjykuar nga Gjoka, në procesin e privatizimit të klubit Partizani, e kishte paralajmëruar këtë nga ballkoni i arrestit shtëpiak. Si mediat pranë tij, po ashtu edhe avokatët e liderit demokrat, ishin në djeni të faktit, madje prej ditësh qarkullonin zërat se Fredi Beleri do t'i bënte publike dokumentet në seancën e fundit të gjyqit.
Nuk ka dyshim se një gjë e tillë bëhet në prag të shpalljes së dënimit për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.
Nuk ka dyshim, po ashtu, se rinxjerrja në skenë e një ngjarjeje të 22 viteve më parë, kur Irena e sotme mbante një nga tre mbiemrat që ka përdorur në jetë, tenton të diskreditojë figurën e saj si gjyqtare, t'i hapë kapitullin e gënjeshtrës para organeve të vetting-ut dhe të godasë besueshmërinë e trupës ku ajo bën pjesë.
Pra, në pamje të parë, mund të thuhet se në këtë rast, kemi të bëjmë me një aleancë mes qeverisë greke dhe shtypit pro saj, me opozitën vendase dhe mediave që e mbështesin, për të ushtruar presion mbi procesin gjyqësor. Nga pikpamja formale do të ngjante kështu dhe po formalisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor duket sikur bëri detyrën, kur i doli në mbrojtje Irena Gjokës.
Nga i njëjti këndvështrim, të gjithë ata që mezi presin të ulërasin për përzierien e shtetit grek në çështjet e drejtësisë shqiptare, kanë një argument më shumë për të bërtitur. Edhe ata që duan të fshikullojnë opozitën, se për hallin e Saliut është gati të shesë dhe interesat kombëtare, do të nxitojnë ta bëjnë. Edhe njëherë flamuri i nacionalizmit do të tundet lart e poshtë për të strehuar maskarenjtë.
Sepse, në fakt, fabula e asaj që po ndodh është krejt e përmbysur: Nëse “patriotët” vënë kujën se Athina po kërkon të intimidojë drejtësinë shqiptare, ata që janë të kthjellët, duhet të shqetësohen për mjerimin ku kanë përfunduar prokurorët dhe gjykatësit “e rilindur” prej drejtësisë së re.
Nëse Irena Gjoka është ajo që na kanë përshkruar mediat greke, nëse ajo ka gënjyer organet e vetting-ut për të shkuarën e saj të errët, një gjë e tillë na shpjegon fare mirë atë çka po ndodh sot.
Problemi nuk është te frikësimi i drejtësisë prej atyre që po gjykon, por tek e kundërta, te gafurrja e saj, se po ndëshkon në emër të urdhrave që ka marrë nga pushteti. Po qe se Irena Gjoka del me cen, përpara se të tregojmë me gisht ata që ia zbardhën, fiks në këtë moment, të shkuarën, ne duhet ta bëjmë këtë për ata që ia njihnin historinë dhe prandaj vendosën t'ia përdorin.
Këtë tregojnë edhe faktet. Për këdo që ka marrë mundimin ta shfletojë sadopak dosjen e procesit të Fredi Belerit, nuk ka më dilema se ai është një gjyq i pastër politik. Një gjë e tillë shihet jo vetëm nga veprimet e SPAK-ut, që ka pranuar të legjitimojë një dosje të denjë për KGB e kohës së Xherxhinskit, por edhe nga ato të gjykatësve të GJKKO-së (ku bën pjesë Irena Gjoka), që kanë refuzuar të sjellin në sallë dëshmitarët që i duheshin mbrojtjes, që kanë stërgjatur shqyrtimin e padive për dëshmitarët e rremë, që kanë pranuar si të mirëqena “sekretet” policore në dëm të të akuzuarit.
Një proces i tillë, me prova të manipuluara dhe shkelje flagrante, mund të inskenohet vetëm nga njerëz të kapur. Prandaj kur flasim për të, pozat patriotike nuk kanë vlerë. Thelbi i kësaj historie nuk qëndron te ndërhyrja e Greqisë, por te kapja e drejtësisë. Sado brutale dhe e pacipë të duket e para, dëmi që ajo sjell, është krejt i papërfillshëm në raport me efektin që kanë dënimet e vendosura në zyrat e pushtetit. Irena me tre mbiemra është dëshmia se si kjo skemë vihet në jetë. Prandaj dhe rasti i saj s’duhet kaluar në heshtje, qoftë edhe kur denoncimi bëhet nga një flamurtar i “helenizimit” si Beleri.
Nato shpenzoi në Kuçovë rreth 55 milionë euro dhe sot Shqi...
Siç është bërë gjerësisht e njohur, sot, “datë 4 mars ...
Arrestimet janë gjithmonë të bujshme, por kur këto ndo...
Më në fund u pranua që ka një plan për të përdorur amnisti...
Në një botë në prag të kaosit, dhe Luftës së Madhe ku ...
Me një lojë në grup, duke nisur nga Rama i pari, Mirela Ku...
Emigracioni në vendet e Ballkanit Perëndimor është në nive...
Lexoj dëshmitë e fëmijëve që janë vënë nën akuzë për vrasj...
Siç është gjerësisht e njohur, dy ditët në vijim (28-2...
Koalicioni anti-Kurti në aksin Tiranë – Prishtinë - Te...
Sivjet, shënojmë 32 vjetorin e Referendumit të 1 dhe 2 mar...
Media të ndryshme thonë se ka zbritur nga malet, dhe ekspe...
Sigurisht e ndoqa me interes dhe përgjegjësi shtesë Konfer...
Nuk e di se si e pse, ndërsa shfletoja nja dy libra kur më...
Dëgjoja një ditë administratorin bullafiq të një gjoja uni...
Mua më tmerron kur shumë prefesorë kanë tmerr nga tekn...
Lexova me shumë vëmendje një peticion të disa akademikëve,...
Në Devollin e punës, aty ku Dritëroi i madh nisi udhën e l...
Përse Amerika e përkrah Edi Ramën? Përse sekretari i s...
Parada e shkurtër e sekretarit të shtetit Antony Blink...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...