
Cili është mendimi i parë që ju vjen, kur dëgjoni fjalën mongol?
Unë e kam hasur rrugëve në jo pak raste. Përdoret si fyerje për prejardhjen ose intelektin e dikujt. Ndoshta për shkak se është një vend shumë larg nesh. Ndoshta se ka një tingëllim nënçmues, pak a shumë si "çeçen" apo "Zimbabwe", fjalë që nxirren nga goja pa kujdes, për të fyer dikë të ndryshëm në pamje, dialekt apo sjellje. I kureshtuar nga kjo "njollë" rruge, nisa të lexoj për Mongolinë.
Përpos historisë së pasur me pushtime e dyndje, mongolët njihen për rezervën më të vjetër biosferike në botë. Quhet Bogd Khan Uul dhe ndodhet në jug të kryeqytetit të vendit.
Në vitin 1778 qeveria mongole mori vendimin për ta mbrojtur këtë zonë, për ta patur të paprekshme nga dora e gjatë e lakmisë. Në atë vit Shqipëria s'ishte bërë ende shtet. Por, sot që është shtet, dhe shtet kandidat për BE, Shqipëria rishikon ligjin për zonat e mbrojtura, pas një kërkese zyrtare të 12 deputetëve të partisë që qeveris.
Nuk do i bëj biografinë 12 deputetëve, se me gjasë, do thonë se nisem nga pozicionimi si kundërshtar politik, mirëpo nuk ma mban goja të mos shpreh së paku habinë se plot 12 deputetë, të cilët të marrë së bashku nuk kanë folur 12 minuta për zonat e tyre zgjedhore, u zgjuan të alarmuar e i kërkuan qeverisë të ndryshojë ligjin për zonat e mbrojtura të Shqipërisë.
Nuk do të ndalem në emra të përveçëm, pasi për mua nuk ka rëndësi nëse ligjvenesi quhet Anduel apo Edona, Bujar apo jo; madje nuk ka rëndësi fare nëse ky apo kjo deputet/e ka në zonën e vet zgjedhore një zonë të mbrojtur me ligj.
Unë gjykoj nxitimin, mënyrat dhe skemën e organizimit që do i heqë Shqipërisë një zonë të mbrojtur për t'ia dhënë "në mbrojtje" një ndërtuesi, një hotelieri apo një biznesi çfarëdo qoftë. Për të përligjur këtë lëvizje të koordinuar, justifikimi vjen i gatshëm nga qendra e Tiranës: "Do të lejojmë zhvillimin e pronës private".
Opinioni publik e ka të vrarë veshin nga ky togfjalësh. E përdor pa kursim kryebashkiaku i Tiranës sa herë i lipset të mbrojë të pambrojtshmen, batërdinë me kulla në qendrën historike të Tiranës, dikur e mbrojtur me ligj si "Ansambël Monumental Historik".
Ligji u zhbë dhe përbri Sahatkullës dhe xhamisë disashekullore të Et'hem Beut u ngritën vrik shumëkatësha betoni. Te njetin fat pati Teatri, dhe shenjat janë që edhe Muzeu është në atë trajektore. Edhe kjo në emër të zhvillimit.
Dyshimi i arsyeshëm më shtyn të mendoj se ky model po importohet nga Bashkia e Tiranës drejt skajeve të vendit, ku zona arkeologjike identitare dhe shëndeti i nënës natyrë sa vjen e rrezikohet nga pangopësia për t'i shtënë në të njëjtat duar që betonizuan Durrësin e lashtë, Vlorën dhe bregdetin e saj të lakmueshëm.
Mongolia është ca larg, prandaj le të krahasohemi me një fqinj të mirë, të cilit qeveria e gjindshme e Ramës po i ofron Gjadrin si strehë. Italia ka 843 zona të mbrojtura tokësore dhe detare për një sipërfaqe të mbrojtur prej mbi 3 milionë hektarësh, e barabartë me 10.5% të sipërfaqes së vendit. Domethënë fqinjët tanë në 10,5% të territorit të tyre nuk mund të shkulin një lule.
Dorën "ta pret" ligji për zonat e mbrojtura. Ndodh që brenda një zone të mbrojtur të ketë një pronë private, ashtu siç ndodh që e gjithë zona e mbrojtur e ka patur ose e ka një pronar, sepse tokë pa zot nuk ka. Pronari nuk gëzon asnjë atribut për ta tjetërsuar apo "zhvilluar" pronën e tij, pasi qeveria ka përparësuar natyrën dhe peizazhin mbi njeriun.
Konferenca e Kombeve të Bashkuara COP15 në vitin 2022 shprehu domosdoshmërinë që brenda vitit 2030, planeti Tokë të jetë në 30% të sipërfaqes zonë e mbrojtur. Objektivi 30x30 e quajtën. Në Shqipërinë tonë për 2030-n partia e të gjitha pushteteve mban kongrese lavdie.
Kryeministri i vendos target partisë së tij për të shtrirë kohëqëndrimin në pushtet deri në 2030-n, duke planifikuar që deri atëherë ta ketë tuteluar vendin në 100% të shtrirjes së vet. Që ish-komunistët e Shqipërisë do ia mbërrinin ditës të shfaqeshin me parrulla të tipit "Të zhvillojmë pronën private", këtë nuk ia priste mendja kujt. Në Perëndim do gajaseshin. Do të ishte një perlë e satirës politike.
Turrja drejt zonave të mbrojtura, pasi mbaruan me të pambrojturat, është sipari i Fundit të Shqipërisë. Prej themelimit të shtetit shqiptar, kalimi i zonave të mbrojtura nën mbikëqyrjen e KKT-së, është ligjërim i vrasjes së natyrës, i okultimit të bukurive të saj, i shqyerjes për interesa individuale.
Shqipëria dhe shqiptarët nuk përfitojnë asgjë nga ky ligj i ndryshuar. Nuk përfiton turizmi e as kureshtarët e huaj, të cilët kanë dëgjuar për Vjosën, Butrintin dhe Karaburunin. Nuk përfiton as bota e egër shtazore, bimësia autoktone dhe shpendët migratorë. Përfitojnë vetëm disa krijesa dykëmbëshe me dy xhepa në vend të mushkërive. Nuk janë barbarë, nuk janë as çeçenë, rusë, serbë, grekë apo mongolë. Janë shqiptarë, prandaj vetëm shqiptarët mund t'iu tregojnë vendin.
Një pjesë shumë e madhe e elektoratit dhe shoqërisë sh...
Nuk është njëra nga pamjet më të këndshme ajo ç’ka shikojm...
Cilido që i ka ndjekur penat më të mprehta analitike g...
Budva. Ezmerka kishte datëlindjen. Bëmë konak ...
“Eureka-Eureka-Eureka!” Kjo ishte britma e parë e majmuni...
Në dhjetëra lajmet e ditës mbi “dhunën” e “shtetit” nd...
Po të analizosh i shkëputur nga tirania e çastit, qoft...
Gazeta konservatore greke “Ta Nea”, shumë pranë partis...
Nato shpenzoi në Kuçovë rreth 55 milionë euro dhe sot Shqi...
Siç është bërë gjerësisht e njohur, sot, “datë 4 mars ...
Arrestimet janë gjithmonë të bujshme, por kur këto ndo...
Më në fund u pranua që ka një plan për të përdorur amnisti...
Në një botë në prag të kaosit, dhe Luftës së Madhe ku ...
Me një lojë në grup, duke nisur nga Rama i pari, Mirela Ku...
Emigracioni në vendet e Ballkanit Perëndimor është në nive...
Lexoj dëshmitë e fëmijëve që janë vënë nën akuzë për vrasj...
Siç është gjerësisht e njohur, dy ditët në vijim (28-2...
Koalicioni anti-Kurti në aksin Tiranë – Prishtinë - Te...
Sivjet, shënojmë 32 vjetorin e Referendumit të 1 dhe 2 mar...
Media të ndryshme thonë se ka zbritur nga malet, dhe ekspe...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...