Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Që kur rrjetet sociale janë shndërruar në një ndër pushtetet më të forta, politikanët thuajse i sheh kudo me kineastët e tyre të kompletuar me teknologjinë e fundit filmike.
Aq sa lëvizjet e tyre janë bërë të parashikueshme, njëjtë si të thuash se sot është e premte apo nesër e shtunë.
Tashmë jemi mësuar dhe neveria i ka lënë vendin mirëkuptimit për shkak se shumë prej tyre aq dinë, aq bëjnë duke infektuar njëri-tjetrin me strategji të dala boje.
Sot ata mund t’i shohësh si protagonistë edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe kjo është një çudi nga ato që nuk shpjegohen lehtë.
Në muajin kur shfaqet thelbi i vërtetë i fesë, shfaqet politika jo si art i së mundshmes, por si art i hipokrizisë!
Pjata speciale e iftarit: Shfaqja publike e agjërimit.
Shumëkush, i habitur, mund të pyesë: Kur udhëheqësit politikë i kuptuan kaq mirë dhe thellë traditat fetare në përgjithësi dhe ato të islamit në veçanti?
Paradoksi nuk mund të jetë më i plotë sado të rrekesh.
Politikanë, që gjithë kohën nuk kujtohen për porositë e librave të shenjtë (për ligj jo e jo) edhe nëse do t’ua shërbeje në një pjatë argjendi, befas bëhen shembuj të virtytit islam, duke cituar pjesë të Kuranit me të njëjtën lehtësi me të cilën bëjnë premtimet elektorale.
Kurani nuk heziton të nxjerrë në pah hipokritët dhe ata që bëjnë "show". Sura Al-Ma'un (107:7) flet për ata “të cilët vetëm shtiren”.
Ajetet (shpalljet) e Kuranit veçanërisht ato që qortojnë të fuqishmit, njerëzit në pushtet, befas marrin një kuptim të ri.
"O ju që keni besuar, pse thoni atë që nuk e bëni?" (Kurani 61:2).
E çfarë mund t'i thuash një politikani që për tavolinën e iftarit shpenzon po aq sa edhe për dreka-darkat e fushatës? (Ai nuk e di se është muaji që ushqehet shpirti dhe nuk shqyhet stomaku)
Ndoshta i duhet kujtuar porosia: “Dhe kur të qeverisni njerëzit të qeverisni me drejtësi (4:59)
apo më troç: “Mos gëlltitni pasuritë e njëri-tjetrit” (2:189).
Dhe më troç akoma meqë jemi në kohën e SPAK-ut: "Mos ndiqni dëshirat e t’i shmangeni drejtësisë” (4:136).
Muaji i shenjtë është koha e vetëpërmbajtjes, është koha (gjithmonë) për të “garuar në mirësi”, por jo për të garuar kush shtron më me luks darkat e iftarit.
U duhet kujtuar zotërinjve se është muaji që duhet ushqyer më shumë shpirti se trupi.
Dhe ushqimi shpirtëror nuk mund të shërbehet në një pjatë "të zbukuruar” me parfum hipokrizie.
A është kjo një kujtesë për ata që postojnë bamirësitë e tyre në "Facebook" dhe "Instagram", sepse si ndryshe do të marrë vesh elektorati për mëshirën dhe bujarinë e atyre që nuk shpenzojnë asnjë lek nga shqiptarët, por vetëm nga buxheti?
Është një thirrje e përsëritur në librin e shenjtë “mos e teproni” 7:32 dhe “garoni në mirësi.
Dhe sa u përket politikanëve tanë të kudogjendur, u duhet thënë Bravo! Aftësia për të kthyer një muaj të përuljes dhe reflektimit shpirtëror në një gala kulinarie është “mrekulli”.
Dhe do të ishte mrekulli pa thonjëza nëse ky muaj i ndriçon ata drejt thelbit të detyrës së tyre që është shërbimi dhe sakrifica.
Derisa të vijë kjo ditë le të hamë sot dhe të kujtohemi që nesër, ne do të votojmë! Dhe meqë jemi te citimet e librit shenjtë, ia vlen të kujtojmë se “sigurisht, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata nuk e ndryshojnë gjendjen e tyre” 13:35.
Sot mbushen 32 vite nga dita e 22 marsit 1992 kur sheshi "...
Deputetët demokratë të Rithemelimit do t’i dorëzojnë k...
Një ngjarje që do të hyjë në analet e historisë si "Gjyqi ...
Ishte një kohë, kur kripa ishte gjëja më e çmuar mbi d...
Fjala e Kryeministrit, njëkohësisht Kryetarit të PSSH ...
Agron Gjekmarkaj është shembulli tipik i “Kolltukofagut” t...
Ka shumë pak lajme që mund të ndajmë në lidhje me tend...
Besoj të gjithëve u vjen mirë që aktiviteti parlamenta...
Nisi të krijohet në dy mandatet e para të qeverisjes s...
Tirana festoi dhe zhurmoi sot në disa arterie, dhe asg...
] Në një njoftim që nuk hidhëroi askënd, kryeministri s...
Lajmi i keq se 21 mijë të rinj dolën nga tregu i punës...
Partia Demokratike ka bërë një pakt ku ka pranuar që n...
Ju kujtohet Gazi? Ai Gazi i tmerrshëm që deklaronte s...
Një hajdut ama i tipit AliBaba me emrin E kishte mbërr...
Lajmi se Zelenski, Presidenti i Ukrainës, është me ori...
Cili është mendimi i parë që ju vjen, kur dëgjoni fjal...
Një pjesë shumë e madhe e elektoratit dhe shoqërisë sh...
Nuk është njëra nga pamjet më të këndshme ajo ç’ka shikojm...
Cilido që i ka ndjekur penat më të mprehta analitike g...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...