Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Aferat korruptive në qeveri dhe në Bashkinë e Tiranës kanë shkaktuar jo pak tronditje në shoqëri. Nuk është fjala këtu se njerëzit u zhgënjyen sepse i dinin ata, udhëheqësit, si puritanë. Përkundrazi, u ka rënë kallaji me kohë e me vakt dhe janë shfaqur lakuriq me lakminë e grykësinë e tyre. Ajo që ka krijuar befasi është lehtësia, rutina me të cilën futet dora thellë te taksat e shqiptarëve, pa teklif sipas një kalendari të përditshem pune.
Më tej, irritimin deri në revoltë e shtojnë kjo dyshe, Rama dhe Veliaj, duke mos mbajtur përgjegjësi, ndërkohë qe janë arkitektët e sistemit, menaxherët dhe kontrollorët e tij. Për nga natyra e sjellja, të dy, kanë një autoritet shtypës, pasi e kanë pasion ushtrimin e pushtetit absolut. Pra nuk kanë lënë asnjë grimë lirie apo të çara që të fryjë ndonjë korent, apo dikush në varësinë e tyre të veprojë në autonomi, në mendjen e tij. Aq më pak drejtorët më të rendësishëm në rastin e Veliajt, apo ministrat, zv-kryeministrat, apo drejtorët e përgjithshëm, në rastin e Ramës.
Asnjë kumbull nuk bie nga vetë e ta mbllaçisë dikush pas krahëve, pasi ajo është një pemë ekskluzive e Ramës dhe e Veliajt, ata janë kopshtarët e rojtarët. Kumbulla bie vetëm me lejen e bekimin e tyre.
Asnjëri s'do të guxonte të zgjaste tinëz duart për ta kapur frutin e ndaluar në këtë kopsht të mbikëqyrur rreptë.
Kështu që, edhe apologjia e kordinuar e të shtunës në mesditë, se çdokush tjeter ka faj, veç tyre, nuk pi më ujë.
Aktet korruptive në këto përmasa me dhjetra milionë euro në një shoqëri normale shkaktojnë traumë dhe populli del menjëherë në shesh, pasi është tradhëtuar dhe është shkelur besimi që ka dhënë.
E mbi të gjitha, janë disa sensorë social që reagojnë të parët. Ata janë publicistët, organizatat e shoqërisë civile, ata faktorë që kanë një zë, kanë një rol e që mbrojnë interesin publik. Për fat të keq, kjo nuk po ndodh tek ne. Kjo është një dramë e dytë, ndoshta po aq e madhe sa vjedhja e fondeve publike.
Ekranet tona dhe rrjetet sociale janë të mbushur me kritikë që reagojnë kur shohin ndonjë padrejtësi, kundravajtje. Po ama heshtin dhe janë gojëkyçur kur Erjon Veliaj kapet në abuzim, kur Edi Rama zihet në zullume.
Kjo mbyllje goje, i bën ata me faj. Sepse është zgjedhja që bëjnë. Bërtasin e kumbojnë për disa fenomene të shoqërisë, dhe mirë bëjnë, ironizojnë e thumbojnë lart e poshtë, edhe shfaqje televizive, por nuk pipëtijnë kur ndodh më e keqja poshtërsi, siç është korrupsioni në qeveri e në bashki. Në këtë mënyrë, ata e bekojnë, e mbrojnë këtë hajdutëri.
Përse vallë? Të gjithë kanë një interes, kanë një projekt, kanë dikë të punësuar? Të gjithë janë lidhur diku me një përfitim?
Unë nuk do të doja ta besoja. Po kyçja e tyre gojës është një argument shumë i fortë. Kjo është ligështuese. Ndaj ky vend ka edhe më shumë nevojë për ndryshim. Një rend i ri, ku edhe shoqeria civile, publicistët, ata qe kanë një rol, një zë publik, të çlirohen. T'i bëjnë vendit shërbimin e vyer që ata mund dhe e kanë për pëgjegjësi ta bëjnë./CNA
Shkuarja e qetë orët e fundit e një zyrtareje të re dy...
I nderuar zoti Dumani, në raportimin që Ju bëtë përpar...
Në njëfarë mënyre, me kthimin e Kuvendit në “normalitet”, ...
Në bashkinë e Tiranës, me të njëjtën lehtësi idiote që...
4 Prilli 2024 shënon 75-vjetorin e themelimit të Aleancës ...
Nëse nuk e mbani mend, po e përsëris, SPAK u krijua pë...
Leximi i dosjes që çoi në burg tre nga drejtorët e rën...
Përulësia duhet të jetë një privilegj i veçantë i njerëzve...
Në 122 faqe vendim, GJKKO na tregoi se si SPAK-u kisht...
Nga ana formale kemi një demokraci të qëndrueshme. Nga...
Në Shqipëri sporti më popullor nuk është futbolli, por...
Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revis...
Bujqësia është sektori më i prapambetur i ekonomisë sh...
Ashtu sikurse ndodh pothuajse me çdo arrestim të SPAK,...
Është e rëndësishme të pranohet se dinjiteti i çdo ind...
Që kur rrjetet sociale janë shndërruar në një ndër pus...
Sot mbushen 32 vite nga dita e 22 marsit 1992 kur sheshi "...
Deputetët demokratë të Rithemelimit do t’i dorëzojnë k...
Një ngjarje që do të hyjë në analet e historisë si "Gjyqi ...
Ishte një kohë, kur kripa ishte gjëja më e çmuar mbi d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...