Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

4 Prilli 2024 shënon 75-vjetorin e themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, ngjarje që i jep vlera shtesë kombit tonë pasi mirëpërkon edhe me 15-vjetorin e anëtarësimit të RSh në NATO (4 Prill 2009).
Kur 75 vjet më parë, strategu i Luftës së II-të Botërore, “babai themelues”, Komandant i parë i NATO-s dhe Presidenti i SHBA-së, Dwight D. Eisenhower, e projektoi NATO-n si një fuqi politiko-ushtarake për garantimin e mbrojtjes kolektive (vendeve anëtare) në rastet e një sulmi nga Bashkimi Sovjetik, ndoshta as ai vetë nuk e kishte menduar se kishte hedhur themelet e Aleancës më të fuqishme, si dhe më të suksesshme të historisë së njerëzimit.
Në 75 vite, NATO, jo vetëm ka përmbushur me sukses “misionin e Gjeneralit Eisenhower”, për paprekshmërinë territoriale të vendeve anëtare, por ka shërbyer edhe si një instrument i fuqisë së pamposhtur ushtarake (deterrance); i besimit te paqja, parimet bazë të demokracisë, si dhe për promovimin e vlerave perëndimore.
Pas shpërbërjes së traktatit të Varshavës ndër projektet me peshë thelbësore mbetet politika e “Dyerve të Hapura”, e cila ende shërben si “derë e madhe dhe garanci e shtuar” edhe për integrimin në BE të vendeve të lindjes ish-komuniste. Ndërsa pas shkërmoqjes së BRSS-së: “NATO ka mbijetuar si dhe dominuar në tregun e sigurisë globale” nëpërmjet një procesi të gjithanshëm transformimi/modernizimi të konceptit, strukturës, armatimit, planifikimit, forcimit të kohezionit, si dhe kulturës së bashkëpunimit mes vendeve anëtare.
Sot në hapësirën e Euroatlantike të 32 vendeve të NATO-s jeton një popullsi rreth 1 miliard banorë; mbart ½ e ekonomisë botërore; ka 8 milionë (4 forca aktive dhe po aq rezervë), ndërsa vetëm 3 vende (SHBA, Franca dhe UK) zotërojnë armë bërthamore për ushtrimin e politikës së shkurajimit të armiqve potencialë [deterrence].
Angazhimet në Kosovë, Afganistan, Irak, Libi, etj., provuan fuqinë e pakonkurrueshme ushtarake dhe peshën kritike të NATO-s në dobi të paqes dhe si një “shkollë e vlerave të demokracisë në të gjithë botën”.
Për fatin e kombit tonë, historia 75-vjeçare e NATO-s kulmon/shndrit me ndërhyrjen ushtarake për të ndalur gjenocidin dhe çliruar Kosovën nga makineria kriminale e Milloshevi?-it (1999), që edhe pse jashtë artikullit 5, e legjitimoi Aleancën si: “Shpresën e paqes dhe të drejtave të njeriut në mbarë globin”. Prandaj nuk do të ishte as fisnike, nëse në çdo 4 Prill të mos e përsërisim mirënjohjen mbarëkombëtare ndaj SHBA-së/NATO-s.
75 vjet kanë konfirmuar “rolin jetik të SHBA-së në Aleancën transatlantike”, pasi ajo barrën kryesore të shpenzimeve ushtarake me rreth 1 trilion USD (vitin 2024) ose më shumë se 70 % të buxhetit të përbashkët të NATO-s. Gjithsesi më duhet ta përmend se për shkak të “presionit legjitim të USA/Trump”, NATO në 2024 shënoi buxhetin me të lartë në histori, 32 vendet arritën shifrën rekord në +1.5 trilionë € (31 anëtarët e tjerë 500 miliardë €) me qëllim modernizimin e aftësive ushtarake si dhe rritjen e kredibilitetit të NATO-s.
Ndërsa ky 75-vjetor mbart edhe “mesazhe të forta shprese” për vendosmërinë e NATO-s si dhe fundin që e pret Rusinë putiniste, e cila: “Mbas mbi 25 muaj luftë barbare nuk e pushtoi dot me valle, tanke, dronë dhe raketa Ukrainën martire”, ndërsa në fakt ka humbur me turp 40 % të territoreve të pushtuara, iniciativën strategjike të luftës, betejën për të sfiduar rendin e sigurisë globale, interesat dhe fuqinë ushtarake të NATO-s.
Për më tepër që, lufta neonaziste solli zgjerimin me dy vendet Nordike (Finlandë & Suedi) si dhe mbështetjen me mbi 130 miliardë € armatime moderne, përfshi tanke leopard, sistemet Patriot, avionë F-16, etj., të cilat janë prova për kohezionin dhe vendosmërinë e përforcuar të NATO-s, për ta mbështetur Ukrainën deri në fitoren ndaj së keqes së përbashkët (Rusisë putiniste).
Po ashtu në kundërpërgjigje të luftës së Rusisë kundër sovranitetit të Ukrainës, rreth 100 mijë trupa aktive, 130 avionë dhe 140 anije luftarake të NATO-s janë dislokuar në kufijtë lindorë të saj (Poloni, Vendet Baltike, Nordike, Europën Qendrore dhe Juglindore), duke demonstruar fuqinë e pakonkurrueshme ushtarake në mbrojtje të tërësisë territoriale, si dhe të interesave gjeopolitike të Aleancës.
Kështu, nuk mbeten më dilema, as për mendjet e ndryshkura jo vetëm në Kremlin, Beograd, etj., që falë qëndresës heroike të ukrainasve, por edhe të mbështetjes pa kompromis të NATO-s, Rusia putiniste gjendet sot më e izoluar/diskretituar se asnjëherë me parë (p.sh vetëm Kim-Jongu dhe Vuçiç, e uruan për vetëmandatim me bajoneta); rrezikon përjashtimin nga 5-shja vendimmarrëse e KS/OKB dhe siç dihet, Gjykata Ndërkombëtare ka lëshuar “urdhër arresti për krime lufte” ndaj Putin-it dhe listën e Gjeneralëve zullumqarë rreth tij.
Para së gjithash, përsëris bindjen strategjike, se Anëtarësimi i RSh në NATO, meriton të mbetet e skalitur në memorien e historisë kombëtare si: “arritja e dytë gjeopolitike pas shpalljes së pavarësisë në 28 Nëntor 1912”.
Si dëshmitar në datën që RSh u ul në tavolinën vendimmarrëse të NATO-s (Samiti i Këln/Strasbourg), sigurisht që e di fort mirë që data zyrtare e pranimit është data 1 prill 2009. Por në 15 vite, vijoj të insistoj fort për t’i “zhvendosur dhe bashkuar celebrimet protokollare nga 1 prilli me datën e themelimit të NATO-s” (pra 4 Prill 1949). Prandaj, 4 Prillin e rekomandoj si: “gjetje të mençur”, pasi kapërcen ngarkesat rreth 1 prillit (ditën e gënjeshtrave), si dhe konfirmon një të vërtetë të madhe, që i bën nder kësaj ngjarjeje historike për kombin.
Gjithsesi, duke përsëritur mirënjohjen ndaj SHBA-së, vijoj të refuzoj “tallavanë populiste” se anëtarësimi i RSh në NATO, ishte vetëm një dhuratë?! Kjo pasi, si ndër dëshmitarët e këtij udhëtimi jam shumë i bindur që kjo arritje (4 prill 2009) ishte meritë e përpjekjeve 15-vjeçare të Tiranës zyrtare (PfP/1994 - MAP/1999 – NATO/2009) për të përmbushur aspiratën shekullore të shqiptarëve drejt perëndimit. Pra, anëtarësimi ishte produkt i reformave në fushën e mbrojtjes, i konsensusit të gjerë politik dhe kohezionit kombëtar. Kështu mjafton të përmendim faktin se nga mëvetësia paranojake me 115 mijë forcë aktive dhe marrëzia e gjithë popullit ushtar që konsumonte 25 % të GDP-së para 1990 (qasje që e diskreditoi kombin dhe i rraskapiti shqiptarët), mbas anëtarësimit në mbrojtjen kolektive/NATO, FA kanë +9 mijë, ndërsa shqiptarët shpenzojnë jo më shumë se 2 % të GDP-së!
Po ashtu në këtë udhëtim 30-vjeçar drejt/pas anëtarësimit në Aleancë (1994-2024), nga konsumatore, RSh është e konfirmuar si kontributore për sigurinë, pasi prej vitit 1996 më shumë se 10.000 ushtarakë kanë kontribuuar operacionet e NATO-s në Bosnjë, Irak, Afganistan, Kosovë, Gjeorgji, Mali, etj.
Gjithsesi, përtej “konfliktualitetit ekstrem, për pasojë gjëmave kombëtare (1997, etj.) nga privatizimi dhe shpërdorimi politiko – elektoral i mbipushtetit”, anëtarësimi i RSh në NATO mbetet ndoshta arritja e vetme, në mos e vetmja fare si produkt i vullnetit dhe konsensusit politik si dhe mbështetjes së gjerë mbarëpopullore.
Konsideruar këto, do të ishte e padrejtë që të mos sjellim në vëmendje përkushtimin shembullor të ish-Presidentit/Kryeministrit Sali Berisha që nga kërkesa zyrtare për t’iu bashkuar aleancës/PfP në 1992, deri në anëtarësimit e plotë në NATO (4 Prill 2009), si dhe të mos përsërisim mirënjohjen e thellë ndaj miqve të mëdhenj të Shqipërisë, si Presidentët Bush, Klinton; Sekretarët Baker, Allbright, Powell, Rice, të Mbrojtjes Perry, Rumsfeld, Gate, etj si dhe për gjeneralët e mirënjohur, Clark, Jones, Stavridis, Petraus, etj, për mbështetjen e jashtëzakonshme në përmbushje të aspiratës së Shqiptarëve.
Po ashtu, përmendim se në 15 vitet e mbas 2009 deri 2024, Tirana zyrtare ka dëshmuar se anëtarësimi nuk ishte kurrësesi stacion i fundit i Shqipërisë, por një epokë e re, me përfitime, sfida dhe përgjegjësi shtesë. Prandaj, kam përshëndetur përfaqësimin dinjitoz në KS/OKB; mbështetjen e pakushtëzuar të vendimmarrjeve të NATO-s; arritjen 2% të GDP-së për 2024, ndërtimin e Bazës Ajrore të Kuçovës, si dhe kontributeve më shumë se modeste që RSh vijon t’i japë jo vetëm Ukrainës.
Por, përtej privatizimit dhe festimeve të tepruara, fatkeqësisht të ndara për këtë arritje gjeopolitike të RSh, mbetet e përhershme përgjegjësia shtetërore për ta ngritur edhe më lart stekën dhe prestigjin e Shqipërisë në NATO si dhe rolin si “vend-Leader” për ta çliruar rajonin nga urrejtja shekullore dhe në udhëtimin euroatlantik të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nga ana tjetër, është e artikuluar, ndoshta deri në kakofoni se në reformat e sigurisë, kërkohet gjithëpërfshirje dhe konsensus politik! Por me gjithë vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese (2015) mbetet ende kritik mirëharmonizimi i 3 pushteteve kushtetuese mbi vendimmarrjet strategjike në fushën e sigurisë dhe interesave kombëtare.
Ndërsa, si ndër kontribuesit udhëtimit 30-vjeçar të Shqipërisë drejt/pas anëtarësimit në NATO (1994 - 2009 - 2024), e çmoj si prioritet transformimin e Sistemit të Sigurisë, pra: “përditësimin e konceptit me atë të NATO-s, modernizimi strukturave, pajisjeve; aftësive operacionale dhe kulturës së bashkëpunimit mes agjencive shtetërore, në interes të sigurisë së jetës, shëndetit, pronës, dhe mirëqenies së qytetarëve; rikthimin e besimit në vlerat euro-atlantike; mbrojtjen e interesave kombëtare si dhe përmbushjen e detyrimeve të RSh në NATO”.
Në shtesë, më duhet ta përsëris se në reformat e sigurisë kombëtare, “asnjë groshë nuk vlejnë” privatizimi, politizimi i festës së anëtarësimit; as dalldisjet bolshevike nga fuqia e mbipushtetit, si dhe as gajasjet cinike me mjerimin e opozitës të pushtuar nga sekserët dhe egocentrikë të sëmurë, por vetëm… dashuria, përulësia për vendin, përgjegjshmëria e lartë shtetërore, si dhe besimi dhe bekimi ndaj partneritetit strategjik me SHBA/NATO.
Për ta përmbyllur: “15 vjet mbas anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në NATO, besoj edhe më fort se Aleanca më e fuqishme në historinë e njerëzimit do të mbetet e tillë edhe për 75 vitet që vijnë…” !
* Autori, Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,
Zv/President i Këshillit Atlantikut; & ish:
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.
Nëse nuk e mbani mend, po e përsëris, SPAK u krijua pë...
Leximi i dosjes që çoi në burg tre nga drejtorët e rën...
Përulësia duhet të jetë një privilegj i veçantë i njerëzve...
Në 122 faqe vendim, GJKKO na tregoi se si SPAK-u kisht...
Nga ana formale kemi një demokraci të qëndrueshme. Nga...
Në Shqipëri sporti më popullor nuk është futbolli, por...
Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revis...
Bujqësia është sektori më i prapambetur i ekonomisë sh...
Ashtu sikurse ndodh pothuajse me çdo arrestim të SPAK,...
Është e rëndësishme të pranohet se dinjiteti i çdo ind...
Që kur rrjetet sociale janë shndërruar në një ndër pus...
Sot mbushen 32 vite nga dita e 22 marsit 1992 kur sheshi "...
Deputetët demokratë të Rithemelimit do t’i dorëzojnë k...
Një ngjarje që do të hyjë në analet e historisë si "Gjyqi ...
Ishte një kohë, kur kripa ishte gjëja më e çmuar mbi d...
Fjala e Kryeministrit, njëkohësisht Kryetarit të PSSH ...
Agron Gjekmarkaj është shembulli tipik i “Kolltukofagut” t...
Ka shumë pak lajme që mund të ndajmë në lidhje me tend...
Besoj të gjithëve u vjen mirë që aktiviteti parlamenta...
Nisi të krijohet në dy mandatet e para të qeverisjes s...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...