Oborrtarë, skllevër, servilë dhe lakmitarë të pushtetit
Përulësia duhet të jetë një privilegj i veçantë i njerëzve...

Leximi i dosjes që çoi në burg tre nga drejtorët e rëndësishëm të Bashkisë të Tiranës, duke hetuar edhe plot të tjerë, nuk vërtetoi vetëm egzistencën e një bande të strukturuar grabitësish, por theu njëkohësisht edhe mitin e pompuar nga Veliaj, për zotësinë dhe profesionalizmin e stafit të tij.
Maringlen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe kanë vjedhur si amatorë duke i bërë gjërat sheshit dhe duke lënë gjurmë pothuaj në çdo hap. Gabimi i tyre i trashë dhe i shefit që i ka udhëzuar, nuk është vetëm fakti se ata ngritën kompaninë 5D, të cilës i jepnin paratë që tenderonin vetë. Problemi i tyre nuk ishte dëshira për të vjedhur, por se atë e bënë halldupçe, me naivitetin e një fëmije që i fut dhëmbët çokollatës që i del para syve.
Po të shikosh historikun e skemës që kanë ndërtuar llahtarisesh nga banaliteti i veprimeve të bëra.
Qoftë edhe deri këtu budallallëku është me okë, por verbëria e tyre i çon përpara në lënien e gjurmëve, sikur të jetonin në një botë sureale paprekshmërie.
Ngaqë leku rrjedh lumë dhe nuk dinë ku ta çojnë vendosin ta investojnë atje ku lahen paratë e qelbura të Tiranës, në ndërtim. Por hidhen edhe pak më tej. Në bregun e Ardiatikut. Pikërisht atje ku ajo punonjësja e përgjuar i thotë mikut të saj: “ky është hoteli i firmës ku punoj dhe ku është pronar edhe Lali”. Sikur ky ekspozim uluritës të mos mjaftojë, kërkojnë nga Edi Rama dhe e marrin, pa një pa dy, firmën e tij për statusin e ‘investitorit strategjik” në turizëm.
A ngopen? A kanë frikë se mos pikasen? Aspak. Sepse përpos parave i’u duhen edhe vota. Sipas shprehjes që u ka mësuar lideri, “duhet të vjedhin zgjedhjet për të vjedhur vendin dhe duhet të grabisin Shqipërinë që të kenë mundësi të blejnë vota”.
Të njëjtët drejtorë pronarë përbëjnë edhe shtabin elektoral të rizgjedhies së Erion Veliajt. Madje sikurse lexohet në bisedat e gjetura në celularët e kapur i detyrojnë punonjësit e kompanisë private “5D” që të përfshihen ne fushatë. Askush nuk e vret mendjen se sa më shumë hapa hedhin, aq më të dukshme janë gjurmët që lënë. Kështu, për ta përmbledhur, një grup drejtorësh të bashkisë krijojnë një kompani për të përfituar paratë që kanë për detyrë tu’a tenderojnë bizneseve të normale, kur fitimet e saj bëhen të mëdha i investojnë në aktivitete të tjera duke përfituar sërish favore nga shteti dhe më në fund, të gjitha këto së bashku i shfrytëzojnë në favor të zgjedhjeve, për të rimbajtur Erion Veliajn në zyrën e bashkisë. Gjithçka e bëjnë aq hapur, aq trashë, aq budallakisht sa kur e lexon dosjen hetimore duhet të fërkosh sytë për të kuptuar se nuk je në ëndër.
Në fakt kjo lehtësi e padurueshme e të vepruarit është lajmi i vërtetë i fashikujve volumizozë të saj. Sepse deri më tani, shumica e dinin se bashkia e Tiranës ishte projektuar si një makineri e madhe grabitjeje. Mënyra si blente mediat, gazetarët, këngëtarët, humoristët nuk linte asnjë dyshim për këtë. Por të gjithë këta sëbashku, duke shitur shpirtin, kishin krijuar edhe mitin e një Tirane të drejtuar prej “njerëzve të punës”. Njerëz që kishin klas, që ndërtonin bukur e me standart, që ishin më të lëçitur se rivalët e tyre. Shpesh kishte nga ata që thonin: “Vjedhin vjedhin, ama dinë të lënë vepra të mira”.
Pikërisht kjo bestydni naive u përdhos nga ajo çka po marrim vesh këto ditë. Ata nuk paskan qenë vetëm hajdutë, por edhe amatorë. Dhe kur janë treguar aq të vegjël mendërisht, aq të varfër në imagjinatë dhe aq jo krijues në fshehjen e gjurmëve, nuk kanë se si të kenë qenë të ndryshëm për ne. Kur kanë qenë aq përtacë për të përmbushur misionin kryesor që i patën vënë vetes, ka zero shance të kenë lënë ndonjë gjurmë talenti mbi Tiranën.
Përulësia duhet të jetë një privilegj i veçantë i njerëzve...
Në 122 faqe vendim, GJKKO na tregoi se si SPAK-u kisht...
Nga ana formale kemi një demokraci të qëndrueshme. Nga...
Në Shqipëri sporti më popullor nuk është futbolli, por...
Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revis...
Bujqësia është sektori më i prapambetur i ekonomisë sh...
Ashtu sikurse ndodh pothuajse me çdo arrestim të SPAK,...
Është e rëndësishme të pranohet se dinjiteti i çdo ind...
Që kur rrjetet sociale janë shndërruar në një ndër pus...
Sot mbushen 32 vite nga dita e 22 marsit 1992 kur sheshi "...
Deputetët demokratë të Rithemelimit do t’i dorëzojnë k...
Një ngjarje që do të hyjë në analet e historisë si "Gjyqi ...
Ishte një kohë, kur kripa ishte gjëja më e çmuar mbi d...
Fjala e Kryeministrit, njëkohësisht Kryetarit të PSSH ...
Agron Gjekmarkaj është shembulli tipik i “Kolltukofagut” t...
Ka shumë pak lajme që mund të ndajmë në lidhje me tend...
Besoj të gjithëve u vjen mirë që aktiviteti parlamenta...
Nisi të krijohet në dy mandatet e para të qeverisjes s...
Tirana festoi dhe zhurmoi sot në disa arterie, dhe asg...
] Në një njoftim që nuk hidhëroi askënd, kryeministri s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...