Përgjegjësia personale, po ekipi ku shkoi?!
Përgjegjësia është personale, thotë edhe Veliaj, edhe ...

Aferat korruptive në qeveri dhe në Bashkinë e Tiranës kanë shkaktuar jo pak tronditje në shoqëri. Nuk është fjala këtu se njerëzit u zhgënjyen sepse i dinin ata, udhëheqësit, si puritanë.
Përkundrazi, u ka rënë kallaji me kohë e me vakt dhe janë shfaqur lakuriq me lakminë e grykësinë e tyre. Ajo që ka krijuar befasi është lehtësia, rutina me të cilën futet dora thellë te taksat e shqiptarëve, pa teklif sipas një kalendari të përditshëm pune.
Më tej, irritimin deri në revoltë e shtojnë kjo dyshe, Rama dhe Veliaj, duke mos mbajtur përgjegjësi, ndërkohë qe janë arkitektët e sistemit, menaxherët dhe kontrollorët e tij.
Për nga natyra e sjellja, të dy, kanë një autoritet shtypës, pasi e kanë pasion ushtrimin e pushtetit absolut.
Pra nuk kanë lënë asnjë grimë lirie apo të çara që të fryjë ndonjë korent, apo dikush në varësinë e tyre të veprojë në autonomi, në mendjen e tij.
Aq më pak drejtorët më të rëndësishëm në rastin e Veliajt, apo ministrat, zv-kryeministrat, apo drejtorët e përgjithshëm, në rastin e Ramës.
Asnjë kumbull nuk bie vetë e ta mbllaçisë dikush pas krahëve, pasi ajo është një pemë ekskluzive e Ramës dhe e Veliajt, ata janë kopshtarët e rojtarët.
Kumbulla bie vetëm me lejen e bekimin e tyre.
Asnjëri s'do të guxonte të zgjaste tinëz duart për ta kapur frutin e ndaluar në këtë kopsht të mbikëqyrur rreptë.
Kështu që, edhe apologjia e koordinuar e së shtunës në mesditë, se çdokush tjetër ka faj, veç tyre, nuk pi më ujë.
Aktet korruptive në këto përmasa me dhjetëra miliona euro në një shoqëri normale shkaktojnë traumë dhe populli del menjëherë në shesh, pasi është tradhtuar dhe është shkelur besimi që ka dhënë.
E mbi të gjitha, janë disa sensorë socialë që reagojnë të parët. Ata janë publicistët, organizatat e shoqërisë civile, ata faktorë që kanë një zë, kanë një rol e që mbrojnë interesin publik.
Për fat të keq, kjo nuk po ndodh te ne. Kjo është një dramë e dytë, ndoshta po aq e madhe sa vjedhja e fondeve publike.
Ekranet tona dhe rrjetet sociale janë të mbushura me kritikë që reagojnë kur shohin ndonjë padrejtësi, kundërvajtje. Po ama heshtin dhe janë gojëkyçur kur Erjon Veliaj kapet në abuzim, kur Edi Rama zihet në zullume.
Kjo mbyllje goje, i bën ata me faj. Sepse është zgjedhja që bëjnë. Bërtasin e kumbojnë për disa fenomene të shoqërisë, dhe mirë bëjnë, ironizojnë e thumbojnë lart e poshtë, edhe shfaqje televizive, por nuk pipëtijnë kur ndodh më e keqja poshtërsi, siç është korrupsioni në qeveri e në bashki.
Në këtë mënyrë, ata e bekojnë, e mbrojnë këtë hajdutëri.
Përse vallë? Të gjithë kanë një interes, kanë një projekt, kanë dikë të punësuar? Të gjithë janë lidhur diku me një përfitim?
Unë nuk do të doja ta besoja. Po kyçja e tyre gojës është një argument shumë i fortë.
Kjo është ligështuese. Ndaj ky vend ka edhe më shumë nevojë për ndryshim. Një rend i ri, ku edhe shoqëria civile, publicistët, ata që kanë një rol, një zë publik, të çlirohen. T'i bëjnë vendit shërbimin e vyer që ata mund dhe e kanë për pëgjegjësi ta bëjnë./ CNA
Përgjegjësia është personale, thotë edhe Veliaj, edhe ...
Ka një moment shumë interesant në librin "Lëkura" të shkri...
Aferat korruptive në qeveri dhe në Bashkinë e Tiranës kanë...
Shkuarja e qetë orët e fundit e një zyrtareje të re dy...
I nderuar zoti Dumani, në raportimin që Ju bëtë përpar...
Në njëfarë mënyre, me kthimin e Kuvendit në “normalitet”, ...
Në bashkinë e Tiranës, me të njëjtën lehtësi idiote që...
4 Prilli 2024 shënon 75-vjetorin e themelimit të Aleancës ...
Nëse nuk e mbani mend, po e përsëris, SPAK u krijua pë...
Leximi i dosjes që çoi në burg tre nga drejtorët e rën...
Përulësia duhet të jetë një privilegj i veçantë i njerëzve...
Në 122 faqe vendim, GJKKO na tregoi se si SPAK-u kisht...
Nga ana formale kemi një demokraci të qëndrueshme. Nga...
Në Shqipëri sporti më popullor nuk është futbolli, por...
Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revis...
Bujqësia është sektori më i prapambetur i ekonomisë sh...
Ashtu sikurse ndodh pothuajse me çdo arrestim të SPAK,...
Është e rëndësishme të pranohet se dinjiteti i çdo ind...
Që kur rrjetet sociale janë shndërruar në një ndër pus...
Sot mbushen 32 vite nga dita e 22 marsit 1992 kur sheshi "...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...