Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Nëse s’do të ishim dëshmitarë të gjallë të këtyre kohëve, subjekti i këtij shkrimi mbase do dukej si një skenë e trilluar e marrë direkt nga një film komedi.
Nuk ishin të paktë ata që u mrekulluan kur dëgjuan lajmin që do ndryshonte jetë të tëra njerëzore: Shpiragu ishte plot me ar të zi. Naftë! E jo naftë dosido, fantazia shkonte më tutje: Naftë cilësia e parë, ballë kazani!
Kryeministri dhe Ministrja dolën me fanfara për të njoftuar se Shqipëria së shpejti do të ishte aq e mbushur me para sa që do të kishte nevojë për një fond sovran për të menaxhuar të gjitha të ardhurat.
Por si në çdo përrallë të bukur vjen një moment kthese kur realiteti të detyron të zgjohesh.
Pas shpenzimit modest të 600 milionë dollarëve në kërkime, Shell njofton se rezultati është... pothuajse i njëjtë me atë që merr kur kërkon monedhën e rënë në “të çarën” e divanit.
Në një botë ideale, kjo histori do të shërbente si një mësim i çmuar për qeverinë: Jo çdo gjë që shkëlqen është ar (i zi) dhe… heronjtë e përrallave moderne duhet të jenë pak më të kujdesshëm me premtime parazgjedhore që tingëllojnë si “hapu Sezam”.
Është mirë që shpesh të hapin librin e proverbave dhe të lexojnë: “Peshku në det, tigani në zjarr!”, apo “Më mirë një zog në dorë se 100 që fluturojnë!”.
Kryeministri, i cili kishte paralajmëruar një epokë të re prosperiteti falë Shpiragut, tani do të duhet të jetë gati për një tjetër vëllim rrëfenjash.
Nuk thonë kot: Zoti me një dorë të hedh dhe me tjetrën të pret. Një zbulim i ri pritet që këtë radhë jo vetëm të ndryshojë fatet e vendit, por edhe të mbarë rajonit dhe botës: Është hidrogjeni në Bulqizë.
Ky qytet mbetet i njohur më shumë për varfërinë dhe viktimat se sa për pasurinë e tij që vetëm vret, ku në një anë të pasurit numërojnë vagonat e kromit, të varfërit numërojnë arkivolet e viktimave.
Megjithatë, pas dështimit në Shpirag, qeveria me lugën bosh në brez i ka gati planet për të shpallur Bulqizën si "Kuwaitin e Ri" të Ballkanit.
"Shihni, nuk ka rëndësi se nuk gjetëm naftë në Shpirag; ne kemi tani - H2 në Bulqizë!" mund të imagjinohet duke thënë Kryeministri me syzet në kokë, duke i dhënë një kthesë të papritur ngjarjeve që çuditërisht ndodhin para zgjedhjeve.
"Hidrogjeni është e ardhmja, dhe Shqipëria do të jetë lideri i këtij revolucioni të gjelbër. Hidrogjeni nuk është vetëm i lehtë, por është i pastër. Aq i pastër saqë njerëzit në këtë vend nuk do të thithin oksigjen (O2), por hidrogjen (H2)”.
Ndërsa skeptikët (që nuk i kanë munguar asnjëherë këtij vendi), thonë se Bulqiza është episodi i radhës në serialin e pafund të "Teatrit të Gaztorëve", disa janë të bindur se këtë herë qeveria ka të drejtë.
A është Hidrogjeni në Bulqizë shpëtimi që të gjithë kanë pritur, apo thjesht një tjetër iluzion në repertorin e larmishëm të qeverisë?
E sigurt është vetëm një gjë: Në këtë teatër gaztorësh, askush nuk mund të thotë që nuk është argëtuar e do argëtohet, pasi për ta përtypur këtë realitet zgjidhja që ka mbetur është të qeshësh!
Charles McGonigal, sipas vendimit të gjyqtares duhej t...
Sot fermerët e Lushnjes mbushën rrugët me qumësht safi...
5 arsye pse vendimi për ndalimin e komunikimit për Sal...
Aferat korruptive në qeveri dhe në Bashkinë e Tiranës kanë...
Përgjegjësia është personale, thotë edhe Veliaj, edhe ...
Ka një moment shumë interesant në librin "Lëkura" të shkri...
Aferat korruptive në qeveri dhe në Bashkinë e Tiranës kanë...
Shkuarja e qetë orët e fundit e një zyrtareje të re dy...
I nderuar zoti Dumani, në raportimin që Ju bëtë përpar...
Në njëfarë mënyre, me kthimin e Kuvendit në “normalitet”, ...
Në bashkinë e Tiranës, me të njëjtën lehtësi idiote që...
4 Prilli 2024 shënon 75-vjetorin e themelimit të Aleancës ...
Nëse nuk e mbani mend, po e përsëris, SPAK u krijua pë...
Leximi i dosjes që çoi në burg tre nga drejtorët e rën...
Përulësia duhet të jetë një privilegj i veçantë i njerëzve...
Në 122 faqe vendim, GJKKO na tregoi se si SPAK-u kisht...
Nga ana formale kemi një demokraci të qëndrueshme. Nga...
Në Shqipëri sporti më popullor nuk është futbolli, por...
Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revis...
Bujqësia është sektori më i prapambetur i ekonomisë sh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...