Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Propaganda e dhunshme e Erion Veliajt na ka sjellë disa herë trofe të fituar nga Tirana, që nuk dihet se në ç'mënyrë janë marrë, në cilën garë e nga cila juri, ama ai i ka shfrytëzuar ato certifikata duke u mburrur e krekosur se falë tij ishim një vit kryeqyteti evropian i rinisë, një vit i sportit, e një vit tjetër i kulturës.
Nuk e di a kemi qenë mbase edhe kryeqendra e ajrit të pastër, edhe pse Banka Botërore dhe OBSH ngrenë alarmin për reduktimin e hapësirave të gjelbra dhe ndotjen disa herë mbi normën e lejuar të oksigjenit që çojmë në mushkëri.
Këto maja që Veliaj i pompon në media, janë dëmtuar rëndë nga zbulimi i një afere korrupsioni në krye të bashkisë që drejton. Në asnjë qytet tjetër në Evropë, nuk kemi dëgjuar që drejtuesit më të lartë, të krijojnë vetë një kompani e të marrin fondet publike të taksave të qytetarëve, me dhjetëra herë e në shuma të çmendura mbi 20 milionë euro.
Nëse do të bëhej një rankim objektiv pas kësaj, kam frikë se Tirana del sot kryeqyteti evropian i korrupsionit.
Por gjithnjë, pas një lajmi të keq, pas një krize, ekziston një mundësi, një shans për ta kthyer çështjen në favor. Ata që duan të jetojnë e të rrisin fëmijët këtu, nuk e meritojnë këtë kosto, këtë njollosje të imazhit. Ne jemi evropianë nga vokacioni, nga stili i jetës, nga vlerat që përqafojmë. S’mund të trajtohemi nga kryebashkiaku me një menaxhim të standardit nënsaharian.
Sërish, ky moment i vështirë, mund të shndërrohet në një krenari, duke treguar vendosmëri e papajtueshmëri me çfarë ka ndodhur.
Ne mund ta bëjmë Tiranën kryeqytetin evropian që nuk pranon të vidhet, nuk pranon korrupsionin, dhe që qëndron në këmbë para atyre që shkelin besimin e abuzojnë me detyrën.
Ky moment i artë, nuk është utopi as virtual. Por është mes nesh, është shumë afër, të premten që po vjen, me 19 prill. Duhet të bashkohemi në shesh të tregojmë se jemi me të vërtetë njerëz civilë, evropianë, që meritojmë të trajtohemi si të tillë. Që nuk meritojmë të përçmohemi nga një kryebashkiak të cilit ky qytet i ka dhënë shanse shumë më tepër se ai ka përligjur. Qyteti tani është në të drejtën e tij të kërkojë mbrapsht borxhin.
Borxh i krijuar me kaq mendjelehtësi e delir nga një kryebashkiak që edhe kur u kap në këtë megavjedhje, nuk pranoi përgjegjësi, nuk mbajti një qëndrim të vërtetë e të sinqertë, por si zakonisht u fsheh pas sulmeve banale ndaj opozitës.
Protesta e së premtes nuk është për Partinë Demokratike, aspak. Eshtë për dinjitetin e të rinjve e të rejave të këtij qyteti, të pensionistëve që nuk e kanë aspak jetën të lehtë, të mijëra sipërmarrësve që përpiqen shumë e paguajnë jo pak taksa, për gjithë familjarët që shlyejnë çdo muaj detyrimet për bashkinë.
Thirrja e së premtes është për ta çuar në vend nderin e nëpërkëmbur të Tiranës.
Secili banor ka vendin e tij në shesh, ka rolin e tij për të luajtur, ka integritetin e tij për të mbrojtur.
Secili ka për detyrë të nxisë sidomos të rinjtë, ata që janë e ardhmja e qytetit, të mos pranojnë asgjë më pak se transparencë, ndershmëri e llogaridhënie në drejtimin e Tiranës./ CNA
Të dashur miq, këto ditëkompania botërore “Shell” pasi inv...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur kërkime...
Përpara disa kohësh kam debatuar me disa analistë në lidhj...
Me se pari, nuk eshte distancuar nga gjema, madje thot...
Si është e mundur që i zemëroheni Oltës, për një dekla...
Nëse s’do të ishim dëshmitarë të gjallë të këtyre kohëve, ...
Charles McGonigal, sipas vendimit të gjyqtares duhej t...
Sot fermerët e Lushnjes mbushën rrugët me qumësht safi...
5 arsye pse vendimi për ndalimin e komunikimit për Sal...
Aferat korruptive në qeveri dhe në Bashkinë e Tiranës kanë...
Përgjegjësia është personale, thotë edhe Veliaj, edhe ...
Ka një moment shumë interesant në librin "Lëkura" të shkri...
Aferat korruptive në qeveri dhe në Bashkinë e Tiranës kanë...
Shkuarja e qetë orët e fundit e një zyrtareje të re dy...
I nderuar zoti Dumani, në raportimin që Ju bëtë përpar...
Në njëfarë mënyre, me kthimin e Kuvendit në “normalitet”, ...
Në bashkinë e Tiranës, me të njëjtën lehtësi idiote që...
4 Prilli 2024 shënon 75-vjetorin e themelimit të Aleancës ...
Nëse nuk e mbani mend, po e përsëris, SPAK u krijua pë...
Leximi i dosjes që çoi në burg tre nga drejtorët e rën...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...