Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Të krishterët si qytetarë të përgjegjshëm në vendin ku punojnë edhe jetojnë janë të urdhëruar t’i binden ligjeve në fuqi, ashtu si edhe apostulli i kombeve Pavli në letrën e tij drejtuar Romakëve urdhëron të krishterët në atë kohë edhe në çdo kohë t’iu binden autoriteteve shtetërore me këto fjalë që janë ligj edhe aksiom për etikën, kodin moral dhe shoqërorë të të krishterëve: “Çdo njeri le t'i nënshtrohet pushteteve të sipërm, sepse nuk ka pushtet veçse prej Perëndisë; dhe pushtetet që janë, janë caktuar nga Perëndia.
Prandaj ai që i kundërvihet pushtetit, i kundërvihet urdhrit të Perëndisë; dhe ata që i kundërvihen do të marrin mbi vete dënimin. Sepse eprorët s'ke pse t'i kesh frikë për vepra të mira, por për të këqijat; a do, pra, të mos i kesh frikë pushtetit? Bëj të mirën, dhe do të kesh lavdërim nga ai, sepse eprori është shërbëtor i Perëndisë për ty për të mirë; por, po të bësh të këqija, druaj, sepse nuk e mban kot shpatën; sepse ai është shërbëtor i Perëndisë, hakmarrës plot zemërim kundër atij që bën të keqen. Prandaj është e nevojshme t'i nënshtroheni, jo vetëm nga druajtje e zemërimit, por edhe për arsye të ndërgjegjes” ( Romakëve 13 1-5).
Në një shoqëri të rregullt duhet të ketë patjetër autoritet shtetëror, ligj dhe po ashtu nënshtrim ndaj ligjit, ndryshe shoqëria njerëzore do të ishte një xhungël, një anarki. Prandaj është më mirë me qeveri se pa qeveri dhe shtet.
Pavarësisht se në tokë nuk ka qeveri të përsosura: “se të gjithë bota gjendet në të ligun” (1 Joani 5-19 ), por përsëri është më mirë me qeveri sesa pa qeveri, prandaj dhe apostull Pavli i shkroi këto fjalë të krishterëve kur mbi ata dhe Kishën Apostolike kishte filluar përndjekja famëkeqe e perandorit skizofren, diabolik Neronit (37-68 psK), i cili i vuri vetë zjarrin Romës që të ndërtonte pallatin e tij dhe u justifikua duke akuzuar si fajtorë dhe zjarrvënës të krishterët. Prej aty kemi fillimin e përndjekjes shekullore të të krishterëve nga perandoria romake pagane , ku për tre shekuj u martirizuan 11 milion të krishterë, përsëri të krishterët duhet t’i bindeshin pushtetit dhe ligjeve shtetërore, në mbarëvajtjen e shoqërisë, si kundra korrupsionit, brutalitetit, keqdashjes, ndaj çdo qenie njerëzore dhe vetë natyrës.
Kjo është arsyeja pse të krishterët janë qenie shoqërore të bindura e bashkëpunuese ndaj pushtetit, por sigurisht ka një përjashtim kur ata nuk binden dhe bëjnë “anarki”, kur qeveria e çdo pushteti kërkon me forcën e ligjit apo arbitraritetit që të krishterët të binden ndaj ligjeve dhe urdhëresave, që bien ndesh me besimin e tyre në një Zot, me doktrinën dhe moralin e krishterë, domethënë me ato ligje që janë kundra, Zotit, njeriut dhe natyrës. së krijuar nga: “ Krijusesi që është i bekuar në jetë përjetë. Amin”.( Veprat 1-25)
Në këtë rast kontridaktor me ligjin një shtetas i krishterë nuk është i detyruar t’i bindet ligjit të shtetit por duhet t’i bindet zërit të ndërgjegjes si i krishterë, zërit të Zotit, t’u bindet ligjeve hyjnore, doktrinës edhe kanoneve kishtare.
I krishteri kundërshton me qytetari, kurajo, argument mbi të vërtetën hyjnore që nuk ka rivalitet, nuk përulet nga presioni shtetëror deri sa pranon të marri mbi veten edhe zemërimin e njerëzve deri në martirizim por asnjëherë nuk bën kompromisë me të keqen, anti-Zot, anti-humane, anti-krijesë, në çfarëdo lloj forme që ajo të shfaqet, sepse në këtë rast funksionon aksioma: “Gjykoni ju, nëse është e drejtë para Perëndisë, t’ju dëgjojmë më shumë ju se sa Perëndinë” (Veprat 4-19).
Le të flasim konkretisht .
Nga qeveria e vëndit është propozuar një: PROJEKTLIGJ PËR SHËNDETIN SEKSUAL DHE RIPRODHUES; që kërkon të regullojë me ligj shëndetin seksual dhe problematikat që vijnë prej tij.

Patjetër që është detyra e qeverisë të përsosi ligjet sa është e mundur për problematikat edhe të shëndetit të seksualitetit të shoqërisë , edhe kjo duhet të përshëndetet , sespe seksualiteti për të krishterët është një dhuratë e Krijuesit për njerëzimin dhe kjo ndikon edhe në mbarëvajtjen jo vetëm të individëve por edhe të popullit që si ai e përdor instiktin dhe energjitë seksuale.
Mendoj se ajo që të krishterët nuk bien dakord në këtë projektligj mund të jenë disa pika por le të mbetemi me tre nene e nënpikat e të këtij projektligje që bien ndesh me doktrinën moralin dhe vizionin e krishterë për jetën njerëzore dhe mbarëvajtjen e seksualitetit.
Psh tek Neni 10 (Planifikimi familjar) na thuhet:
5. Çdo individ ka të drejtën, t’i nënshtrohet sterilizimit vetëm me pëlqimin me shkrim të tij, në institucionet shëndetësore të shërbimit spitalor.
a. Çdo grua mbi moshën 18 vjeç ka të drejtën e sterilizimit pa lejen e Komisionit për vlerësim mjekësor, në institucionin shëndetësor përkatës.
c. Çdo mashkull mbi 23 vjeç ka të drejtën e sterilizimit pa lejen e Komisionit për vlerësim mjekësor, në institucionin shëndetësor përkatës.
Për kryerjen e sterilizimit individual me dëshirë dhe jo si një aksident apo ndërhyje mjekësore për shkak të një sëmundje, Kisha Katholike Apostolike dhe e krishterë është plotësisht kundra. Madje, kjo përbën një praktikë të ndaluar që në krishterimin e hershëm dhe të sanksionuar me kanone kishtare.
Steriliteti i pavullnetshëm edhe pse në bibël në Dhiatën e Vjetër shikohej si një qortim për mëkatet e brezave si p.sh. profeti Osea thotë me mallkim : “Jepu atyre, o Zot... Çfarë do t'u japësh atyre? Jepu atyre një bark që dështon dhe gji të shterura (Osea 9-14), në Dhiatën e Re në Krishtin steriliteti nuk përbën ndonjë invaliditet biologjik të dënueshëm, që duhet me çfarë do mënyrë të luftohet ose të shërohet, sepse Krishti tha: “Sepse ka eunukë që kanë lindur të tillë nga barku i nënës; ka eunukë që janë bërë eunukë nga njerëzit, dhe ka eunukë që janë bërë vet eunukë për mbretërinë e qiejve. Ai që mund ta kuptojë, le ta kuptojë''. (Mateu 19 12).

Këtë fjalë të Krishtit, u keqinterpretuan nga të krishterët e parë duke e marrë atë literalisht, duke bërë edhe sterilizim vullnetar , por fjalët e Krishtit interpretohen nga Kisha në frymë që do të thotë të bëhesh eunuk për mbretërinë e qiejve dmth mbetesh i virgjër me vullnet për t’i shërbyer 100% Mbretërisë së Zotit në tokë.
Prandaj edhe pse pati të krisherë të zellshëm që e sterilizuan veten për të larguar tundimin seksual, si Origjeni, (shekulli i III) etj,përsëri kisha e dënoi këtë praktikë të keqinterpretuar dhe e ndaloi me kanon kishtar që nga koha apostolike dhe sinodiale.
Kanunet, na thotë se:
• “Një person që është vetë kastruar (sterilizuar) nuk mund të bëhet klerik” (Kanoni 22).
• “Një Klerik që dëmton trupin e tij (vetëkastrohet) duhet të çhierotoniset” (Kanoni 23).
• Një laik që dëmton trupin e vetë (vetëkastrohet) nxirret jashtë kungimit për tre vjet” (Kanoni 24).
“Kushdo që është bërë eunuk për shkak të ndonjë sëmundje, ose persekutimi mund të qëndrojë klerik. Por në qoftë se e ka bërë vetë me dëshirën e tij, duhet të çierotoniset. Madje “persona të tillë nuk mund të ngrihen në shkallë të shenjta kishtare” (Kanuni i 1-rë) ( Sinodi i parë Ekumenik).
Kastrimi ka qenë një metodë e hershme e ç’burrërimit, që nga kinezët e lashtë 5000 vjet p.K. për interesa të zotërinjve që i mbanin si skllevër eunukët dhe një skllav eunuk ishte shumë më i shtrenjtë se një skllav tjetër. Eunuku jo vetëm nuk kishte mundësi riprodhimi por edhe impotencë, madje dhe ndryshime hormonale nga mungesa e testosteronit që gjenden tek testikujt, prandaj ata që u bënë të tillë e humbën jo vetëm maskilitetin e tyre por edhe mundësinë e krijimit të një familje normale. Të pozicionuar në të tilla kushte,ata jetojnë në gjendje psikologjike anormale e të luhatshme, mes urrejtjes ndaj atyre që ua shkaktuan, apo vetes që ua bënë vetes këtë sakatim, melankolisë dhe dëshpërimit dhe akoma më tepër vuajnë nga agresiviteti si pasojë e mungesës së testosteronit, i cili ndikon dukshëm në gjendjen psikologjike dhe marrdhëniet shoqërore.
I themi këto për të kuptuar se sterilizimi vullnetar që kërkohet të mbrohet me ligj në këtë projekt ligj, nuk është vetëm një mëkat, një rebelim kundër Krijuesit që ka krijuar, mashkull dhe femër me qëllim bashkimin heteroseksual për riprodhim, një e keqe etike , morale e ndaluar nga kanonet kishtare, një e keqe fizike kundër natyrës që e ka seksualitein të nevojshëm tek të gjitha speciet që shtohen me bashkim seksual, por është edhe dhe një e keqe kundër vetes, pa riparim. Prandaj, të mos kujtojnë që ata që nxiten apo mbrohen nga ky ligj se me sterilizimin do gjejnë parajsën e humbur.
Sterilizimi i ligjëruar nxit edhe një shterpësi dhe bëhet një problem demografik si shpopullimi, si të vendit tonë të vogël në numër, jo vetëm nga pozicioni gjeografik, por edhe nga hemoragjia prej vitesh e emigracionit masiv dhe në interes tonë është të nxisim lindëshënërinë edhe jo sterilizimin.
Një tjetër është:

Neni 12
Ndërprerja vullnetare e shtatzënisë
4. Ndërprerja vullnetare e shtatzënisë mund të kryhet brenda katërmbëdhjetë javëve të para të shtatzënisë, me kërkesë të gruas shtatzënë dhe duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:
c) Të miturat e pamartuara mbi 16 vjeç mund të japin vetë pëlqimin për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë, por të paktën njeri nga prindërit ose kujdestari ligjor duhet të informohen për vendimin e saj. Ky informim nuk do të realizohet nëse e mitura ka arsye bindëse se njoftimi do të çojë në rrezik të qartë të dhunës në familje, kërcënime, detyrim, keqtrajtim ose braktisje.
Ky nen me pikat e tij pranon dhe ligjëron abordin .
Për të krishterin abordi mbas konceptimit në çfarëdo stadi embrional është i konsideruar si mëkati i vrasjes .
Aborti si veprim fatkeqësisht është kryer që në lashtësi nga njerëzit,por njerëzit e lashtë që kanë ditur më pak se ne se çfarë ndodh brenda barkut të nënës, përsëri e kanë konsideruar abortin një vrasje. Nga ligjet në Perandorinë Romake dënohej me vdekje ai që e bënte këtë veprim. Ky dënim u përforcua edhe nga krishterimi që dënonte abortin si një vrasje si nga Kisha ashtu edhe nga shtete që u themelua mbi ligje të krishtera, por në shekullin e 20 filluan të shfaqen lëvizjet feministe, në fillim në Rusinë bolshevike ateiste që e aplikuan abortin e ligjëruar.
Me kalimin e kohës kjo lëvizje mori përmasa organizatash duke ndikuar me të gjitha mjetet dhe mënyrat mediatike ligjore në opinionin publik. Aborti që dukej i keq dhe i dënueshëm më parë, filloj të ishte i pranueshëm dhe i lejuar për t’u kryer pa asnjë lloj pengese morale si në vendet evropiane dhe më vonë nëpër botë, duke u mbrojtur me ligj edhe në shqipërinë post ateiste.
Ky ligjërim i abortit u bë nga shoqëritë liberale duke keqinterpretuar: “Kartën e të Drejtave të Njeriut” të OKB-së; “se çdo njeri ka të drejtën e lirisë dhe sigurisë personale.”
Këtu lind pyetja: "Kush jetë duhet të mbrohet më shumë, jeta e embrionit që është një person më vete dhe nuk flet dot, të cilit nuk mund t’i dëgjohet klithma e tij e heshtur, apo e drejta e gruas që kërkon të veprojë si të dojë për çfarë është mbjellë dhe zhvilluar në trupin e saj?"
Shumë ligjëvënës, aq më keq edhe mjek gjinokolog që janë pro dhe i kryejnë abordet nëpër klinika shtetërore dhe private nuk e konsiderojnë fetusin qënie njerëzore dhe bordin një krim, por ka mjek të ndershëm që thonë të vërtetën mbi këtë fenomen antihuman.
Profesori francez Jeronim Lezen për çështjen e abortit shkruan se:
"Sepse zhdukja e një embrioni të çfarëdo moshe qoftë ai, është i barasvlershëm me vrasjen e një qenie njerëzore dhe vazhdon dhe thotë: “Fillimi i një qenie njerëzore i takon momentit të ngjizjes dhe kjo qenie njerëzore është një gjë e përkryer dhe e veçantë sepse nuk mund të zëvendësohet me diçka tjetër".
Doktori Hernest Hunt gjatë një kërkimi shkencor arriti në një konkluzion se veza e pllenuar nuk është thjesht një masë qelizore por është plotësisht dhe tërësisht jeta e një qenie njerëzore e cila ka aq gjallëri në vetvete sa një foshnjë, një fëmijë, sa një i ri dhe i moshuar, si rrjedhojë aborti vret jetë njerëzore qoftë dhe kjo në hapat fillestarë të jetës."

Kisha Orthodhokse ka qënë dhe është në kundërshtim të prerë me abortin. Kisha bazohet në ligjin që Zoti i dha Moisiut: “Mos vrit” (Ekdodi 20-13), po ashtu edhe në mësimin e Krishtit që tha: “Të moçmëve u është thënë “mos vrit” po unë po ju them: “Kushdo që zëmërohet pa shkak me vëllaun e vet do të dënohet për vrasje” (Mateu: 5-21).
Kanonet apostolike dënojnë me ç’kishërim ata të krishterë që bën një veprim të tillë.
Shën Vasili i madh në kanonin e tij të dytë thotë: “Se gruas që aborton me dashjen e saj duhet t’i ndalohet e drejta e çdo misteri për gjithë jetën, por për shkak të ekonomisë të paktën 10 vjet”. Nga ky kanon nuk përjashtohen burrat që i detyrojnë gratë për të bërë abortin, madje këta dënohen më shumë se janë shkak skandali për vajzat edhe gratë ashtu siç tha Zoti: “Në këtë botë do të vinë skandale por mjerë ai që i sjell”.
Edhe sot Kisha Orthodhokse pavarësisht se e ka ulur kohën e dënimit (kenosës) për korrigjimin e mëkatit përsëri mban të njëjtin qëndrim moral ndaj abortit, duke e konsideruar atë një vrasje dhe më të rëndë se vrasja, sepse vriten fëmijë të pafajshëm që nuk mund të mbrohen dot dhe prindërit biologjik vrasin fëmijët e tyre .
Etërit e kishës flasin për këtë mëkat të vdekshëm:
Shën Klementi i Aleksandrisë: "Gratë që përdorin disa lloj medikamentesh vdekjeprurëse për abort, vrasin jo vetëm embrionin, por bashkë me të edhe gjithë mirësinë njerëzore".
Nuk është e ligjshme të shkatërrosh fëmijën e palindur, as nuk është e ligjshme të vrasësh një fëmijë që tashmë është rritur. Njeriu bie në paudhësinë më të madhe duke kryer njërën nga këto." Shën Ignati i Antiokisë
"Ai që pengon lindjen është me të vërtetë një vrasës; sepse ai nuk vret trupin, por shkatërron shpirtin." (Shën Joan Gojarti, Homilia)
Kisha qorton ata që janë të pagëzuar dhe kanë bërë abort nuk duhet në asnjë mënyrë të kungohen me Trupin dhe Gjakun e Zotit pa rrëfyer mëkatin e abortit dhe ata mund të kungohen vetëm me lejen e atit rrëfyes.
Aborti vetëm në një rast mund të tolerohet nga Kisha kur shtatzania dhe lindja rrezikon jetën e nënës, por në këtë rast nëna është e lirë të vendosi të jetojë ajo apo fëmija e saj. Ky vendim merret me lutje, me këshillë dhe me një frymë pendese. Nënat që pranojnë të vdesin për të sjellë në jetë fëmijën e tyre konsiderohen si martire dhe renditen me shenjtorët në Kishën Orthodhokse.
Duhet të dimë të gjithë se ky krim makabër që kryet çdo ditë në thertoret (klinikat mjekësore) nga mjekët si kasap, të përligjur nga ligjëvënës të papërgjegjshëm dhe i kryer nga prindër gjaksor dhe të pashpirt, është shkaku kryesor i ndëshkimit kolektiv, global, në këtë brez të pabesë, imoral dhe vrastar, që edhe kur i vizitojnë fatkeqësitë natyrore dhe lufta nga frika për jetën e tyre i drejtohen Zotit t’i ndihmojë, por Ai nuk i dëgjon, ashtu si na thuhet tek profeti Isaia: “Kur i shtrini duart tuaja, unë i fsheh sytë e mi nga ju; edhe kur i shumoni lutjes tuaja, unë nuk dëgjoj, duart tuaja janë tërë gjak. Lahuni, pastrohuni, largoni nga prania ime ligësinë e veprimeve tuaja, mos bëni më keq” (Isaia 1,15-16).
Të lejosh abordin në javën e 14 ashtu si na thotë projektligji është akoma më antihumane edhe deskriminuese për këta fëmijë të vegjël në përmasa por jo nga rëndësia e tyre si çdo qënie njerëzore. Në këto javë fetusi është formuar i plotë edhe mund të identifikojmë gjininë dhe kështu do të shtojë numrin e abordeve selektive.
Edhe diçka tjetër të lejosh me ligj që një 16 vjeçare, një adoleshente instinktivisht dhe emocinalisht e paformuar të bëjë abort pa pyetur prindërit, pra të vendosi vetë, kur dimë se për të votuar ose që të pajiset me leje drejtimi duhet mosha 18 vjeç, do të thotë ta lejosh këtë adoleshente të bëjë ç’të dojë me veten edhe me fënijën në barkun e saj , të lirë të vendosi për krime pasioni, duke vozitur si e dehur në humnerat e mëkatit të kurvërisë në mëkatin e vrasjes pa pasur asnjë tabelë parandaluese, nga prindërit dhe shoqëria. Ta quash ligjin përkujdesje ndaj kësaj moshe të paformuar, kësaj i thonë, kurvëroni, prisni e vrisni se ju mbron ligji i “lirisë”.
Le të shikojmë edhe Neni 22

1. Shtatzënia surrogative bëhet në bazë të një marrëveshje me shkrim midis gruas që dëshiron të ketë një fëmijë, por që ndodhet në kushtet e pamundësisë mjekësore, dhe gruas që do të bartë fetusin në mitrën e saj dhe do të lindë fëmijën për llogari të së parës.
2. Fëmijët e lindur sipas teknikës së riprodhimit mjekësor të asistuar nëpërmjet shtatzënisë surrogate, i nënshtrohen dispozitave të Kodit të Familjes për birësimin surrogativ.”
Etika e krishterë është kundra surrogacionit, këtij fenomeni të kohëve modrene të ndihmuar nga zhvillimi i teknologjisë mjkësore.Është kundra surrogacionit si atij natyral kur për insenimin artificial përdoret veza e nënës surugato, zëvëndësuese, edhe në gestacional kur elementët gjenetik janë të danatorëve edhe vetëm sa stacionohet veza e pllenuar, ashtu si e lejon edhe projektligji .
3. Gruaja zëvendesuese (surrogate) nuk duhet të përdorë vezët e saj për arritjen e shtatzënisë.
E para Kisha Apostolike dhe krishterimi orthodhoks janë kundra sepse këtu pavarësisht zhvillimit shkencor kemi një përjashtim të natyralitetit të ngjizjes së një fëmije, ashtu si e ka projektuar Krijuesi: “Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën. Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: “Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni”( Zanafilla 1,7-8). “Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm”(Zanafilla 2-24).
Sipas doktrinës së krishterë bashkimi heteroseksual i prindërve transmeton jo vetëm elementin gjenetik për formimin e trupit por edhe shpirtin, se tek personi i Adamit, Perëndia krijojë rracën njerëzore, dhe se tek Adami është dhënë potenciali për shpirtin edhe trupin e çdo njeriu ky është mendimi i shumë Etërve të shenjtë , prandaj akti seksual për riprodhim është dhe duhet të jetë një akt dashurie, i përgjeshëm, jo i dhunshëm dhe mekanik.
Shmangia e natyralitetit në lindje e një gruaje sorrugato ku i insiminohet mekanikisht një zigot (vezë e pllenuar) krijon probleme me embrionin, fetusin dhe fëmijën si qenie psiko-somatike, sepse nuk transmetohet dashuria prindërore dhe ky është një antikap nesër për fëmijën dhe prindërit .
Aq më tepër kur përdoret sorrugacioni, fëmija shikohet si një send që prodhohet kundrejtë një marëveshje dhe donacioni me para. Trupi i gruas si një arë prodhuse e marë me qira dhe mrekullia e amësisë shikohet thjeshtë një makinë pa emocion dhe ndjesi amësie.
Gruja sorrugato, edhe pse mjekët jo të sinqertë i thonë që është vetëm një kuti, një dhomë hoteli që vetëm i shërben fetusit me gjakun nëpërmjet placentës ku vendoset embrioni, ajo bëhet automatikisht prej natyrës nënë. Studimet shkencore serioze tregojnë të kundërtën e asaj që mjekët sharlatan dhe të etur për para thonë edhe publikisht në media se nuk ka asnjë lidhje nëna sorrugato me fetusin , por kjo bie ndesh nga vetë emrin nënë,që do të thotë se në trupin e saj nuk formohet një cope mishi por një qënje njerëzore me shpirt edhe trup që jep e merr me trupin dhe shpirtin e nënës sorrugato duke lën gjurmë të pashlyeshme tek njëri-tjetri .
Ja dëshmia nga mjekët që e kanë stiuduar fenomenin biologjik të sorrugacionit : “Sot dihet se shumica e qelizave embrionale që kanë hyrë në trupin e nënës nëpërmjet placentës hiqen nga sistemi imunitar menjëherë pas lindjes. Pjesa tjetër ka karakteristikat e qelizave staminale - ato janë të ngulitura në organe dhe inde, duke asimiluar "zakonet e fqinjëve". Pra, një grup biologësh kinezë kryen eksperimente në minj: qelizat embrionale u ekspozuan ndaj hormoneve të laktacionit - dhe formuan një ind të ngjashëm me atë të gjëndrave të qumështit.1. Këto të dhëna e shtynë gjenetisten amerikane Amy Boddy (Amy Boddy) dhe kolegët e saj në idenë për të parë mikrokimerizmin nga pikëpamja e domosdoshmërisë evolucionare.
2. Ata sugjerojnë se shumë nga funksionet e nënës të trupit të femrës janë formuar pikërisht nën ndikimin e qelizave embrionale të fetusit, të cilat në nivelin fiziologjik "akordojnë" gruan për të siguruar të gjitha nevojat e fëmijës. Shkencëtarët parashikojnë se numri maksimal i qelizave embrionale mund të gjendet në ato organe të nënave që kanë një rëndësi të madhe për lindjen dhe jetën e të porsalindurit. Këto janë pankreasi, i cili është përgjegjës për metabolizmin dhe ruajtjen e ekuilibrit të temperaturës së fetusit gjatë shtatzënisë, gjëndrat e qumështit, të cilat sigurojnë ushqimin e fëmijës së lindur dhe trurin. Lidhjet nervore në të formojnë lidhjen e nënës me fëmijën. Dhe është e mundur që është prania në trurin e nënës së qelizave embrionale të një fëmije tashmë të lindur që e lejon atë të perceptojë nevojat e foshnjës si të sajat.”
AM Boddy et al. "Mikrokimerizmi i fetusit dhe shëndeti i nënës: Një përmbledhje dhe analizë evolucionare e bashkëpunimit dhe konfliktit përtej mitrës". Publikimi online në faqen e revistës BioEssays nga 28 gusht 2015

Kështu me këto fakte shkencore automatikisht nëna sorrugato bëhet nënë biologjike dhe në qoftë se ajo e lind atë fëmijë dhe pastaj e braktisë kundrejt një pagesë në sytë e Zotit, shoqërisë natyrës ajo bënë një braktisje, sakrilegj dhe një mëkat.
Kanonet kishtare , braktisjen e fëmijës e trajtojnë si vrasje ; “ Gratë që braktisin fëmijët e tyre në hyrje të kishave konsiderohen vrasëse, megjithëse dikush mund ta marë foshnjen dhe të kujdesët për atë” (Kanoni 26 Joan Kreshmuesit )
Etërit e shenjtë as nuk i kanë parashikuar mëkatet e sotme dhe deri ku do shkonte keqpërdorimi i teknologjisë nga egoizmi dhe lakmia derisa ta trajtonte amësinë si punë mekanike dhe fëmijën si mall për shitje, dhe kjo të duket si normalja e shoqërisë edhe e mbrojtur me ligj shteti, kësaj i thonë: “o tempos o mores” ( o kohë marëzish)
Prandaj sorrugacioni nuk është zgjidhje e problemit të infertilitetit por hap shumë probleme serioze, bilogjike, morale, etike, sociale në këtë brez të pabesë edhe imoral .
Në sorrugacion kemi edhe tradhëti bashkëshortore, sepse mes çiftit që është një mish futet një palë e tretë edhe pse me kontratë. Prandaj është parë që kjo metodë dobëson marrëdhëniet martesore të çifteve, sepse p.sh n.q.s. një nënë surrogate patjetër mund të zhvillojë disa ndjenja intime ndaj dhuruesit të spermës, sepse e thamë që kemi bashkimin qelizor dhe gjenetik mes nënës sorrugato edhe burrit që ofron spermën, dhe këtu ata bëhen një mish mes tyre edhe pse bashkimi gjenetik është bërë në laborator dhe ata nuk kanë pasur kontakt seksual.
Jo vetëm kaq, por burri mund ta përceptojë pjellorinë e nënës surrogate si një mrekulli dhe mund t’i atribuojë asaj më shumë vlerë krahasuar me gruan e tij sterile që nuk mund të riprodhohet dot. Një situatë e tillë mund të rrezikojnë marrëdhëniet martesore të çifteve deri në divorc, si edhe ka ndodhur mes çifteve.
Kemi probleme psikologjike tek fëmijët kur rriten dhe njohin realitetin se si kanë ardhur në botë jo në mënyrë natyrale, ose kemi rezikun të adaptimit të fëmijëve nga çifte jo natural si nga martesat mes personave LGBT, ose prindër beqarë ,apo çdo shfrytëzimi antihuman.
Mbi të gjitha ligjërimi të një industrie prodhimi të fëmijëve si mall me shumë fitime, apo refuzimi i tyre jo vetëm nga nëna sorrugato , por edhe nga prindërit donator, kur ata pendohen , prishin kontratën apo vdesin, ku përfundojnë këta fëmijë , apo mallë stok që nuk dihen se ku do përfundojnë me shitje me shumicë, ashtu si po ndodh rëndomtë në botë edhe pse me ligje më të kopsitura se ne. Prandaj Franca, Italia, Greqia nuk e kanë aprovuar këtë ligj edhe pse janë shumë më të zhvilluar se ne.
Një psikologe në media u shpreh: Mos u merakosni se edhe pak do jetë problemi i grave sorrugato sepse Kina, Japonia prodhuan fëmijën në epruvetë, pra mos e merni seriozisht dhe mos u shqetësoni gjithçka do të zgjidhet me fëmijë në laburator kuptohet në bashkëpunim me inteligjencën artificiale. “Eureka”
Patriarku Ekumenik Bartolomeu ka thënë për fenomenin e sorrugacionit : “Përdorimi i amësisë surrogate është i papranueshëm, pasi përfaqëson instrumentalizim të trupit të femrës dhe të mëmësisë. Ofendon dinjitetin e gruas dhe shenjtërinë e bashkimit bashkëshortor, si dhe të drejtat e njeriut, të fëmijës. Nënësia zëvendësuese përfaqëson një komodifikim (veprimi ose procesi i trajtimit të diçkaje si një mall i thjeshtë) të papranueshëm të jetës njerëzore, pasi ajo i trajton fëmijët si objekte për të kënaqur dëshirat e të rriturve" (Mesazhi për Samitin Botëror të Udhëheqësve Fetarë, tetor 2007).
Prandaj Kisha apostolike dhe të krishterët, por besoj edhe ata që besojnë në një Zot Krijues janë kundër këtij projekt -ligji , sepse edhe pse duket shumë avangard e që na bënë si gjithë “Evropa”, është kundër Zotit Krijuesit, është kundër jetës natyrale, njerëzore, prandaj reagimi publik i besimtarëve duhet të jetë kundër këtij projektligji dhe nuk duhet t’i bindet shtetit , sepse: “Gjykoni ju, nëse është e drejtë para Perëndisë, t'ju dëgjojmë më shumë ju sesa Perëndinë” (Veprat 4-19).
*Miron Çako, katekist në KOASH
Qëndrimi aspak proporcional i disa ambasadorëve, mes b...
Shqipëria mbetet një vend që ofron shumë kuriozitet pë...
Në mes të vorbullës me shkrime dhe kronika limonatë pë...
Kriza dhe sfidat e mëdha të kohës që po jetojmë, në nj...
Reagimi i qytetarëve, i grupimit “Aleanca për Mbrojtje...
Fundjavën e kaluar Irani ndërmori një sulm të drejtpër...
A është çmendur, Ilir Meta, Edi Rama, apo shqiptarët vet? ...
Thuajse të gjithë partitë e reja, të cilat premtojnë t...
Ilir Meta në daljen e djeshme konfirmoi terrorin që e ka m...
Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga t...
“Një demokraci pa vlera, "kan shkrue n’ Encilklikën Centes...
Një mikesha ime që jeton në Paris më shkruan: Iren si...
Propaganda e dhunshme e Erion Veliajt na ka sjellë disa he...
Të dashur miq, këto ditëkompania botërore “Shell” pasi inv...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur kërkime...
Përpara disa kohësh kam debatuar me disa analistë në lidhj...
Me se pari, nuk eshte distancuar nga gjema, madje thot...
Si është e mundur që i zemëroheni Oltës, për një dekla...
Nëse s’do të ishim dëshmitarë të gjallë të këtyre kohëve, ...
Charles McGonigal, sipas vendimit të gjyqtares duhej t...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...