"Kishte menduar të më shantazhonte"/ Zbardhet dëshmia e Bill Gates për lidhjet me Jeffrey Epstein
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...

Shqipëria mbetet një vend që ofron shumë kuriozitet për të huajt. Ekzotika e saj është një përzierje plazhesh, malesh, stinësh, luksi spektakolar, narko-trafiku, korrupsioni të lirë, qeverisje banditeske, shoqërie me pak rregulla e me shumë tabu. Udhëtarët low-cost që e vizitojnë ëndërrojnë aventurën e rradhës pa e përfituar në fund, përpos një ushqimi të shijshëm. Vendasit në shumicën e tyre janë të kapluar nga beteja me jetën dhe vetëm një pjesë arrin ta përjetojë vlerën e saj. Ata që vërtet e prekin shijen e saj janë ata të famshmit NDËRKOMBËTARËT, zyrtarët e shumëllojshëm që vijnë në pozicione të ndryshme.
Fillimisht skeptikë e distantë, shumë shpejt ato kapërcejnë çdo pritshmëri të tyren. Me sovranitetin e saj të çalë politik Shqipëria për ta ofron një pushtet të admirushëm. Dhe ndërkombëtarët tanë këta gjoja “cerberë të demokracisë” nuk hezitojnë ta maksimalizojnë, duke u bërë aktorë dhe influencuesë të spikatur.
Ndërkohë qeveritarët e vendit, në kompleksin e gjykimit prej tyre bëjnë gjithçka, duke nisur nga lëpirja e zbulimi i tekave e deri tek harmonizimi i interesave, për të fituar simpatinë e mbështetjen e tyre. Parajsa ndërkombëtare, nuk mjaftohet me kaq. Këndellja politike ka dhe anekset e tjera që vërtet i japin atyre më pas bindjen që të qëndrojnë sa më gjatë. Afilimi me pushtetin është i plotë dhe kënaqësia e qetësia e tyre po kaq.
Madje kjo e fundit bëhet edhe më e rëndësishme se vetë vazhdimësia e pushtetit. Për këtë arsye shumë prej tyre bëjnë gjithçka politike e jopolitike për ta ruajtur atë. Dëshmia më e frekët lidhet me qëndrimet e tyre ndaj opozitës së vendit e cila kërkon të thyejë qetësinë e rreme e kjo për ta është shqetësuese.
Madje gati-gati nisur nga kjo e shohin dhe si bezdi të qetësisë së tyre ekzotike që ata përjetojnë. Mosreagimi i duhur ndaj ngjarjeve në parlament, ndaj veprimet arbitrare të SPAK në burgosjen e kryetarit të opozitës, mosreagimi spektakolar ndaj korrupsinit qeveritar, përkundrejt reagimit absurd ndaj aksioneve të opozitës, janë dëshmi e qartë e përpjekje për të ruajtur në Shqipëri një detante që më shumë se politike ka nuanca e preferenca lobesh dhe agjendash përtej demokracisë.
Nxitimi për të etiketuar të dhunshme reagimet e Partisë Demokratike, ndaj korrupsionit i ka bërë njëherazi dhe qesharakë në sy të opinionit publik si dhe i ka demonstruar si të pafuqishëm për të luajtur rolin e tyre specifik që kanë nën lekurën diplomatike. Por më shumë se të pafuqishëm ato janë bërë palë në shumë situata të ngjashme duke u përdorur ose vetëpërdorur dhe si qen lufte ndaj opozitës dhe si zjarrfikës së zjarrit të protestave të saj që janë një domosdoshmëri demokratike.
Shumë prej tyre heshtin me qetësinë e tyre për statusin juridik të PD-së, mbyllin sytë e veshët para aferave gjigande korruptive e korrupsionit zgjedhor dhe pranojnë po me qetësi për qetësinë e tyre, zhbjerrjen progresive të demokracisë në emër gjoja të stabilokracisë. Sepse për ta ka prevaluar gjithmonë ajo qetësia ekzotike që atyre i duket si zhvillim ekonomik e performancë demokratike, por që është një kalbësirë që po ruhet si monument kulture pikërisht nga ata. Kur qetësia të bjerë ata do shohin fortunën që kanë bërë. Ndoshta më mirë vonë se kurrë për ata dhe misionin e tyre real që s’ka të bëjë me qetësinë por demokracinë.
Në mes të vorbullës me shkrime dhe kronika limonatë pë...
Kriza dhe sfidat e mëdha të kohës që po jetojmë, në nj...
Reagimi i qytetarëve, i grupimit “Aleanca për Mbrojtje...
Fundjavën e kaluar Irani ndërmori një sulm të drejtpër...
A është çmendur, Ilir Meta, Edi Rama, apo shqiptarët vet? ...
Thuajse të gjithë partitë e reja, të cilat premtojnë t...
Ilir Meta në daljen e djeshme konfirmoi terrorin që e ka m...
Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga t...
“Një demokraci pa vlera, "kan shkrue n’ Encilklikën Centes...
Një mikesha ime që jeton në Paris më shkruan: Iren si...
Propaganda e dhunshme e Erion Veliajt na ka sjellë disa he...
Të dashur miq, këto ditëkompania botërore “Shell” pasi inv...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur kërkime...
Përpara disa kohësh kam debatuar me disa analistë në lidhj...
Me se pari, nuk eshte distancuar nga gjema, madje thot...
Si është e mundur që i zemëroheni Oltës, për një dekla...
Nëse s’do të ishim dëshmitarë të gjallë të këtyre kohëve, ...
Charles McGonigal, sipas vendimit të gjyqtares duhej t...
Sot fermerët e Lushnjes mbushën rrugët me qumësht safi...
5 arsye pse vendimi për ndalimin e komunikimit për Sal...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Evropa Perëndimore po përballet me një valë të fortë të të...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...