Itali, faleminderit!
Në gjithë këtë tranzicion tejet të tejzgjatur, u desh ...

Altin Belbën, djalin tridhjetedyvjeçar nga Përrenajsi isha mësuar ta shihja pothuaj çdo mbrëmje në parkimin e një prej lokaleve në periferinë e kryeqytetit. Përshëndeteshim formalisht. Gjithmonë njësoj. Më shumë me sy se sa me fjalë. E mandej, ai vazhdonte punën e tij ashtu në heshtje, pa e ndarë kurrë telefonin nga dora.
Nuk ia dija emrin dhe as e kisha pyetur ndonjëhere se prej nga vinte. Por, nuk e di se pse ishim mësuar me njëri-tjetrin. Ose të paktën mua më dukej ashtu. Dhe sa herë që më duhej të shkoja në atë parkim, e dija që do ta gjeja aty. Të sjellshëm dhe gjithmonë të vetëm në heshtjen e tij.
Ndaj, kur nuk e pash më, më bëri përshtypje mungesa.
Fillimisht mendova se mund të ketë ndërruar orarin e punës. Ose mbase ka marrë disa ditë pushim e do të ketë shkuar tek prindërit, e justifikova me vete.
Por, ndodhi që Altini mungoi gjatë në vendtakimin tonë. Aq gjatë sa pothuaj mend u mësova me mungesën e tij.
-Mbase ka ikur gjetiu, në ndonjë vend të Europës, për të kërkuar një fat më të mirë, i thashë vetes teksa ditët iknin e Altini nuk dukej.
Rutina e përditshme i lë mënjanë shumë episode të jetës së njeriut. Rrjedha e saj bën te veten, të rrëmben e harrohesh në të.
E harrova edhe unë Altinin.
Por, mu kur nuk e prisja, ai m’u shfaq sërish në të njejtin vend. Njësoj i heshtur në mirësinë e tij të pazhurmë dhe me telefonin gjithmonë në dorë, pa ia ndarë sytë.
U përshëndetëm me mirësjellje. Dhe u gëzova që e pash sërish. Nuk doja ta humbisja rastin për ta njohur. Ndaj gjithë kërshëri e pyeta:
-Më fal, si e ke emrin?
-Altin, u përgjigj ai krejt indiferent.
-Nga je?, vazhdova unë.
-Nga Përrenjasi.
-Prindërit atje jetojnë? e pyeta më tej.
-Po.
Nuk e bezdisin pyetjet e mia. Përgjigjet e shkurtëra janë në natyrën e tij. Mbase, ngaqë mund ta kenë pyetur shumë njerëz e atij nuk i bën më përshtypje ky ritual.
-Ke munguar gjatë, nuk të kam parë në gjithë këto ditë, nga ke qenë? - pyeta me këmbëngulje.
-Isha në takim me vdekjen, më tha!
Shtanga. Nuk po dija se si ta vijoja më tej bisedën, edhe pse doja ta pyesja e të mësoja sa më shumë për të. E ndjeva që nuk po bënte shaka, por nuk po i gjeja fjalët e duhura.
Altini e kupton gjendjen time e si për të ma bërë më të lehtë vijoi:
-Pësova një hemoragji të rëndë. Më ndodh shpesh. Dhe shkoj në spital gjysmë i vdekur. Domethënë takohem me vdekjen dhe rikthehem sërish. Kam gjithë jetën kështu. Atje më japin gjak, përkujdesen. Më trajtojnë mirë. Por nuk më shërojnë dot.
Mbeta pa fjalë. Dhe po e vështroja si i mpirë.
Altini është diagnoztikuar me trombozë në venën portë. Mjekët thonë se ka lindur me këtë sëmundje. Që të shpëtojë ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale. Por, në vendin tonë kjo është e pamundur! Kështu i kanë thënë.
Por, i kanë thënë e madje edhe e kanë rekomanduar të shkojë në Turqi. Ka shkuar disa herë se në Turqi e gjithkund tjetër në Europë është një ndërhyrje që realizohet me sukses. Por atje kushton. Duhen rreth tridhjetëmijë euro. Altini ato nuk i ka. Nuk i kanë aq para as prindërit e tij. Dhe në pamundësi të gjetjes së parave, ai shkon e vjen e prapë shkon, sa në Stamboll e këtu nëpër spitalet tona me shpresë se do të mund të gjejë një zgjidhje që të shpëtojë nga vdekja që i është vënë pas.
Vena portë (vena hepatike portale) është ndër venat kryesore të trupit të njeriut. Thënë thjeshtë e shqip, kjo venë, pra vena portë merr gjakun prej zorrëve dhe e çon në mëlçi.
Unë nuk e di se pse në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është e pamundur të realizohet ndërhyrja në vënën portë. Ashtu siç nuk e kuptoj dot se përse për sistemin tonë shëndetësor është kaq e pavlerë jeta e njeriut. Dhe nuk dua ta besoj se mjekët tanë janë të paaftë ta bëjnë këtë nderhyrje. Por ama e di, dhe këtë e di shumë mirë: shteti e ka për detyrë t’ia shpëtojë jetën Altinit tridhjetedyvjeçar. Dhe jo vetëm Altinit padyshim!
Altini e meriton të jetojë. Fatkeqësisht ai ka lindur me këtë sëmundje, por, për sa kohë shkenca mjekësore ia ka dalë ta mundësojë ndërhyrjen në venën portë, Altini nuk duhet lënë të vdesë. Shteti e ka për detyrë t’ia mbrojë jetën.
Në qerthullin e zhurmërisë politike ku shpërfaqen gjithëfarëlloj oratorësh, të cilët flasin me patos për të na bindur në dashurinë e tyre për popullin, do të vazhdojmë të dëgjojmë sërish për inceneratorët e hajdutët e tyre, për koncensionet e SPAK-un, për komisionet hetimorë, për sterilizimin apo për grupimin “5D” dhe gjithëfarëlloj tenderash. Do të vazhdojmë të dëgjojmë të flasin edhe për integrimin europian, për sigurinë kibernetike apo edhe për një reportazh të transmetuar në Rai 3. Do të flasin edhe për opozitarët që grumbullohen në “Rrugën e Shpresës” e dëgjojnë Doktorin të mbajë fjalime nga ballkoni i shtëpisë ku e kanë ndryrë me vendim gjykate apo edhe për deklaratën e Presidentit të Republikës në panairin ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2024” se ndjehet krenar që produktet “Made in Albania” gjenden në tryezat anembanë botës. (O zot çfarë ironie!)
Po për Altin Belbën, tridhjetedyvjeçarin nga Përrenjasi që takohet me vdekjen dhe lufton për jetën, nuk do të dëgjojmë të flasë ndokush!
Në gjithë këtë tranzicion tejet të tejzgjatur, u desh ...
Të krishterët si qytetarë të përgjegjshëm në vendin ku pun...
Qëndrimi aspak proporcional i disa ambasadorëve, mes b...
Shqipëria mbetet një vend që ofron shumë kuriozitet pë...
Në mes të vorbullës me shkrime dhe kronika limonatë pë...
Kriza dhe sfidat e mëdha të kohës që po jetojmë, në nj...
Reagimi i qytetarëve, i grupimit “Aleanca për Mbrojtje...
Fundjavën e kaluar Irani ndërmori një sulm të drejtpër...
A është çmendur, Ilir Meta, Edi Rama, apo shqiptarët vet? ...
Thuajse të gjithë partitë e reja, të cilat premtojnë t...
Ilir Meta në daljen e djeshme konfirmoi terrorin që e ka m...
Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga t...
“Një demokraci pa vlera, "kan shkrue n’ Encilklikën Centes...
Një mikesha ime që jeton në Paris më shkruan: Iren si...
Propaganda e dhunshme e Erion Veliajt na ka sjellë disa he...
Të dashur miq, këto ditëkompania botërore “Shell” pasi inv...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur kërkime...
Përpara disa kohësh kam debatuar me disa analistë në lidhj...
Me se pari, nuk eshte distancuar nga gjema, madje thot...
Si është e mundur që i zemëroheni Oltës, për një dekla...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...